Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Të japë detyrimin ushqimor”, nëna apel ish-dhëndrit për fëmijët (video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Historia e një gruaje të divorcuar u rrëfye sot në studion e emisionit “Me Zemër të hapur”. Ishte viti 2006 kur e martuan me mblesëri me një djalë në qytetin e Fierit.

Bashkëshorti punonte dhe jetonte si emigrant në Greqi, ndërsa në jetën e tyre ndërhynte shpesh kunata, motra e tij. Ishin komshinj bashkë dhe sa herë që ai kthehej në shtëpi, ajo ndikonte negativisht duke shkaktuar debate të forta.

Ishte ky shkaku që e shtyu Klementinën të merrte dy fëmijët e saj dhe të kthehej tek familja e prindërve. Në vitin 2013, me një kërkesë padi ju drejtua gjykatës për të kërkuar divorcin. Procesi zgjati rreth 1 vit, por ai nuk u paraqit në asnjë seancë. Fëmijët ju lanë nënës në kujdestari, ndërsa për babain u vendos një pension ushqimor. Nga ajo kohë e deri më sot edhe pse kanë kaluar 6 vite, ai jo vetëm që nuk është bërë i gjallë, por nuk e ka paguar asnjëherë detyrimin për femijët e tij. Gjyshja e fëmijëve, apelon ish-dhendrin që të paktën të paguajë detyrimin ushqimor për fëmijët e tij.

“I premtoi do të marr në Greqi, po nuk e mori. Në 2005 u fejua, një vit më pas u martua. Ai një herë në vit vinte, në gusht. Flisnin me telefon. I premtoi se do e merrte në Greqi, po nuk e mori. Jetoi me kunatat në shtëpinë e burrit, tregon nëna e Klementinës, ndërsa thotë se me ikjen e kunatës së madhe në Greqi, kunata tjetër e cila jetonte me të, ndërhynte shumë në jetën e saj.

“Dy vjet kaluan mirë, edhe me kunatën që kishte në shtëpi. Kur iku kunata që kishte në shtëpi, nisën debatet, me kunatën tjetër. I bënin fjalë vajzës. Komandonte kunata në shtëpi. Lindi vajza, ne s’na thanë fare. Vajti për t’u mjekuar, e çuan vajzën në këmbë. Mu sëmur vajza, vajta ditën e fundit, s’na thanë. Ai takohej me vajzën vetëm në gusht. Ditën që ka ikur nga shtëpia, ka patur vajzën tre muajshe. Mori të atin në telefon, i tha; ‘hajde më merr se nuk rri dot këtu’. Ajo s’na linte të takonim as fëmijët, ç’do i bënim ne, e kemi mbesë. Vajza ime s’ kishte asnjë të drejtë, kunata menaxhonte edhe të ardhurat. Ai vinte nga Greqia rrinte te motra, s’e takonte vajzën, rrëfen e moshuara.

Sipas saj, babai i dy fëmijëve ndodhet në Tiranë, dhe ka krijuar familje të re, ndërsa ndaj tij ka vetëm një apel, të paguajë detyrimin ushqimor ndaj tyre, pasi Klementina, pas divorcit është në gjendje të rënduar psikologjike. I rrit ata vetëm me përkrahje sociale. (BalkanWeb)

 

Tags: dhendrifemijetnena

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Xhaçka pret kreun e Komitetit Ushtarak të NATO-s

“Ndiq paranë”/ Balla: Basha hetohet nga FBI-ja për lobim me rusët

“Haradinaj”/ Haga, si mjet presioni për marrëveshjen Kosovë-Serbi me shkëmbime territoresh







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com