Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të gjithë presin axhendën politike të post pandemisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Do ta gjeni paqen, kur të pranoni se jemi në luftë

Nga Alfred Peza

Dita e parë e hapjes së re graduale që po aplikon Shqipëria, përkoi me 24 orëshin e rekordeve më pozitive të pandemisë jo vetëm për ne, por edhe për Evropën e vendet më të prekura të planetit. Bashkë me mijëra qytetarë që nxituan për të shfrytëzuar në maksimum, gradët e reja të lirisë përmes masave të distancimit social, u ndje menjëherë edhe hapja e temave të para politike, që pritet të dominojnë axhendën e post pandemisë.

Megjithëse me vetëm 10 raste të reja në ditën e parë të kësaj jave dhe numrin e të shëruarve 11% më të lartë se totali i të prekurve, ekspertët kanë bërë sërish thirrje për kujdes. Më e keqja mund të ketë kaluar, por është ende herët për të shpallur fitoren mbi covid-19, këshillojnë ata. Gjithsesi është e qartë nga lajmet dhe temat e debatit në ekranet e mbrëmjes, se ka filluar zhvendosja e fokusit, drejt çështjeve politike.

Qeveria i ka ekspozuar herët prioritet e saj, që nuk e largojnë vëmendjen tek përballimi i efekteve social- ekonomike të pandemisë dhe rinisja me ritme gjithnjë e më të larta, të projektit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Rikthimi gradual, sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i bizneseve dhe rihapja e vendeve të punës duke pasur si pritoritet ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, janë disa nga sfidat e javëve e muajve në vijim.

Në qershor pritet të dalë raporti vjetor për Shqipërinë, sëbashku me kuadrin negociues, pas vendimit të 25 marsit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Axhenda e integrimit dhe vijimi me një dinamikë të re i reformës në Drejtësi, për të konkluduar përgjatë këtij viti me ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të saj, janë gjithashtu pjesë shumë e rëndësishme e axhendës së ecjes përpara të vendit dhe e punës së mazhorancës qeverisëse.

Sondazhet e realizuara përgjatë ditëve të fundit, tregojnë qartësisht se qeveria dhe shtetit shqiptar, mbështetur në punën e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe mjekëve e infermierëve që janë angazhuar në vijën e zjarrit të luftës ndaj koronavisurit, e kanë përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sfidë historike. Shifrat krahasimore të përballimit të pandemisë, në raport me numrin e popullsisë, e pozicionojnë Shqipërinë në top listën e kontinentit.

Opozita shqiptare për fatin e keq të saj, e humbi shansin për të qenë në anën e duhur të kësaj historie, sepse duke dashur që të përfitojë politikisht nga situata, e vendosi veten kundër përpjekjeve të të gjithë shoqërisë, për ta përballuar sëbashku luftën kundër virusit vrasës. Partia Demokratike dhe një pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dëshmuan se përpara interesave të tyre të ngushta, vendosën partinë mbi Shqipërinë.

Megjithatë “Opozita e Bashkuar” ka ende shanse dhe mundësi në javët në vijim, për të qenë pjesë e frontit të së mirës, nëse me rifillimin e axhendës politike të vendit, i rikthehen pjesëmarrjes konstruktive në tryezën e reformës së re elektorale. Përmbyllja e saj u ndërpre për shkak të axhendës së detyrueshme të pandemisë globale, duke i dhënë mundësi drejtuesve të opozitës, që të reflektojnë në përmbushje të angazhimeve të mara e të afishuara më parë.

Ilir Meta ka tërhequr ditët e fundit prozhektorët e debateve brenda opozitës, për shkak të dekretimit të disa ndryshimeve në Kodin Penal të miratuara nga Parlamenti, për situatat pandemike. Për shkak edhe të qëndrimeve të tij nën anën e qytetarëve, shtetit, mjekëve dhe qeverisë në luftën ndaj covid-19, më shumë sesa për dekretin, ato kanë reflektuar frikën e opozitarëve, për një ndryshim të mundshëm të pozicioneve të tij të mëparshme partizane.

Në këtë atmosferë e gjeti hapja e re ndaj karantinimit, situatën politike në Shqipëri, e cila nuk është se pritet të jetë shumë e ndryshme nga ajo e përpara mbylljes. Opozita duket sikur nuk ka mësuar asgjë nga historia e vet e një viti më parë, kur bashkë me daljen nga sistemi parlamentar e demokratik i vendit, erdhi duke u dobësuar.

Për pak ditë futemi në muajin maj, duke na kujtuar se na ndan edhe fiks një vit, nga fushata për zgjedhjet e reja parlamentare të 2021. Puna e mazhorancës qeverisëse, është edhe fushata më e mirë për PS. Menaxhimi i situatave të tërmetit dhe pandemisë, ishin dy provat e saj më të forta, të kaluara me sukses!

Tags: Alfred Pezaaxhendakoronaviruspolitikepost pandemise

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Zelanda e Re nis daljen nga izolimi

Zelanda e Re nis daljen nga izolimi

Syrja bej Vlora: Princ Vidi qëndron në fron vetëm nëse Evropa ndërhyn

Syrja bej Vlora: Princ Vidi qëndron në fron vetëm nëse Evropa ndërhyn

Korçë/ Punonjësit e një fasonerie në protestë, kërkojnë pagën e luftës

Korçë/ Punonjësit e një fasonerie në protestë, kërkojnë pagën e luftës







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit duke rrezikuar djegien e pyjeve, arrestohet 62-vjeçari
Aktualitet

Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit duke rrezikuar djegien e pyjeve, arrestohet 62-vjeçari

by mirseda
16:19 | 11/04/2026
0

Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të...

Mungonin kushtet higjeno-sanitare, bllokohen mbi 110 ton fruta-perime në Shkodër

Mungonin kushtet higjeno-sanitare, bllokohen mbi 110 ton fruta-perime në Shkodër

16:16 | 11/04/2026
Italia jep sinjal për Shqipërinë: çfarë ndodh nëse largohet Sylvinho pa pasues

Italia jep sinjal për Shqipërinë: çfarë ndodh nëse largohet Sylvinho pa pasues

16:00 | 11/04/2026
Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

15:57 | 11/04/2026
Aksident dramatik/ Shoferi shmang 8-vjeçarin, përplasen dy mjete

Aksident dramatik/ Shoferi shmang 8-vjeçarin, përplasen dy mjete

15:51 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com