Korçë/ Punonjësit e një fasonerie në protestë, kërkojnë pagën e luftës

Dhjetëra punonjës të një fasonerie në Korçë kanë dalë ditën e sotme në një protestë.

Ata kanë dalë duke protestuar para subjektit ku janë të punësuar, pasi nuk përfitojnë pagën e luftës, edhe pse aktualisht janë të papunë.

Protestuesit kërkojnë pagën e luftës, pasi shprehen se nuk kanë asnjë të ardhur tjetër për të mbajtur familjet e tyre.

Sipas tyre, problemi qëndron në faktin se subjekti e ka deklaruar në datë 14 prill mbylljen e biznesit, prandaj ata nuk kanë përfituar. Por ata shprehen se fasoneria është mbyllur deri më 4 prill.