Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të gjithë kundër korrupsionit, po kush dreqin e bën korrupsionin?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të gjithë kundër korrupsionit, po kush dreqin e bën korrupsionin?

Nga: Mentor Kikia

Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ndodhen në Pallatin e Kongreseve, në një Konferencë Kombëtare Kundër Korrupsionit. Ministra, deputetë, zv/ ministra, drejtorë, kryetarë bashkie, nëpunës të lartë….jane bërë bashkë për të demonstruar vullnetin e tyre kundër korrupsionit.

Po biem dakord se të gjithë ata njerëz janë vërtet të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin. Por mbetet pa përgjigje pyetja: Kur të gjithë këta që kanë pushtetin janë kundër korrupsionit, kush e bën korrupsionin?

“Ka qenë deri para pak vitesh, koha kur të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt të drejtpërdrejtë dhe kur shërbimet e përmuajshme, si pagesa e dritave, qytetarët duhet të qëndronin në radhë të gjata, në shi apo diell, që t’ju jepej mundësia të paguanin” – tha Rama.

Kryeministri këtu ka të drejtë. Qytetarët plaseshin nëpër sportele për të marrë një certifikatë, një dëshmi penaliteti, nja dhjetë lloje vërtetimesh nëpër zyra taksash, aplikime për pasaporta e karta identiteti… për çdo copë letër do të duheshe të shpenzojë kohë, nerva, energji, dhe padyshim duhej të paguaje edhe ndonjë gjë nën dorë. Tashmë kjo vërtet është kapërcyer. Futja e shërbimeve elektronike, e kanë bërë më të lehtë jetën shqiptarëve.

Padyshim që kjo burrokraci gjeneronte një formë korrupsioni, ajo për të cilin qytetarët flisnin dhe ankoheshin çdo ditë. Pikërisht për këtë betejë foli kryeministri në këtë konferencë, të cilën ai tha se e bën çdo ditë.

Dhe ky është “korrupsioni i vogël”, me të clin përballen njerëzit në përditshmërinë e tyre. Ai që i bënte, apo i bën, të fusin dorën në xhep e të paguajnë një rryshfet për të marrë një shërbim që u takon.

Por a është ky korrupsioni që ka gërryer shtetin, ka gërryer ekonominë, ka shkatërruar konkurencën, që zhduk në vrimën e zezë taksat e qytetarëve?

Padyshim që jo.

“Korrupsionin e madh” njerëzit e thjeshtë nuk e shikojnë, nuk e ndjejnë drejtëpërdrejtë, pasi nuk fusin dorën në xhep për t’ia paguar koston.

Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet skandaloze të shëndetësisë, që nga check up-i, deri tek sterilizimi i gërshërëve të operacionit me çmime skandaloze.

Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet e inceneratorëve që dogjën miliona euro, por asnjë kg mbetje.

Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet miliardere të rrugëve. As portet e aeroportet. Ata nuk paguajnë asgjë kur qeveria u dhuron “investitorëve strategjikë”, dhjetra hektarë tokë në bregdet, për të ndërtuara hotele e vila pa taksa, për shtresën e të pasurve.

Ky është “korrupsioni i madh”. Ky nuk luftohet me dixhitalizimin e shërbimeve. Këtë nuk e luftojnë ata që janë në atë sallë, sepse ata janë ata që e bëjnë këtë.

Qytetarët këtë lloj korrupsioni nuk e prekin, por thjeshtë e vuajnë!

E vijnë kur sëmuren dhe u drejtohen klinikave e laboratorëve privatë.

E vuajnë në çmimet skandaloze të karburantit që paguajnë, për shkak të taksave të larta që e shoqërojnë atë.

E vuajnë fermerët që marrin subvensiconin më të ulët në krahasim me fermerët e vendeve të rajonit.

E vuajnë banorët në fshatra që s’kanë rrugë, ujësjellësa, rrjet kanalizimesh, sistem të grumbullimit të mbetjeve…

E vuan mjedisi, që ndotet e degradohet, sepse nuk ka menaxhim mbetjesh urbane.

E vuajnë pyetjet që digjen çdo vit sepse shteti nuk blen dot një helikopter apo avion që të hedhë ujë, sepse nuk ka para.

Përfundimi?

Tenderat – tha kryeministri – do ti bëjë një agjenci e huaj. Nuk do ti bëjnë më ministritë apo agjensitë qeveritare, sepse ato janë të korruptuara.

Sa mirë!

Po sikur ta dorëzojmë të gjithë qeverisjen, e japim me koncension?

Tags: korrupsionimentor kikiaQeverisjarama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Sekuestrohen rreth 4 mijë karta SIM në Rinas/”S’janë të miat”, zbardhet dëshmia e porositësit

Sekuestrohen rreth 4 mijë karta SIM në Rinas/"S’janë të miat", zbardhet dëshmia e porositësit

“Po bëjnë presion për rritje rroge”, Artan Lame: Dëshmi e uljes së korrupsionit

"Po bëjnë presion për rritje rroge", Artan Lame: Dëshmi e uljes së korrupsionit

Poshtë korrupsioni!

Poshtë korrupsioni!







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve
Aktualitet

Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve

by mirseda
11:38 | 09/04/2026
0

Policia e Shtetit/Vijon si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Wanted”....

Balla-Tabakut: Akuza për largim nga salla dhe për shkelje nga Kushtetuesja

Balla-Tabakut: Akuza për largim nga salla dhe për shkelje nga Kushtetuesja

10:43 | 09/04/2026
Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës

Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës

10:25 | 09/04/2026
Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

10:01 | 09/04/2026
Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

09:29 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com