Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Të gjithë kundër Edi Ramës

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
A do ketë një rikthim të karantinës? Përgjigjet Rama

Nga: Lorenc Vangjeli

Presidenti Ilir Meta shton tonet ndaj qeverisë dhe Ramës, duke kërcënuar që nëse nuk zbatohet marrëveshja politike “pozitë-opozitë” e 5 qershorit atëherë do të reagojë me çdo çmim… Përse po shtohet protagonizmi i dyshes Meta – Rama dhe a po anashkalohet qëllimisht PD-ja dhe lideri i saj?

Në një analizë të zgjeruar për gazetën “Fjala” flet analisti Lorenc Vangjeli.

-Së fundmi, por jo të fundit janë futbollistët. Ata kanë hequr prej ditësh uniformat sportive dhe kanë veshur fanelën e protestuesit kundër Edi Ramës. Më tej janë mjekët që me të drejtën e Zotit dhe epërsinë e kastës së tyre, kërkojnë një fetë më të madhe nga torta e shpenzimeve publike. Të tjera kategori të shoqërisë dhe shtresa sociale, sa më shumë që do të afrojë dita e zgjedhjeve, aq më shumë do të shtojnë kërkesa, do të kenë pretendime, do të firmosin ultimatume dhe do të shpallin beteja të njëpasnjëshme për luftën finale kundër Ramës. Me idenë se nga rezultati i kësaj lufte, varet gjithë fati i Shqipërisë. Që ose nis e mbrothtësohet evropianisht nën shenjën e tyre, ose rrënohet përfundimisht nën Rilindjen tris të socialistëve. Lista e armiqve të Ramës është bërë një litar më i gjatë se zullumi i politikës së të gjitha ngjyrave. Ajo nis nga Presidenti i Republikës dhe mban portretin e ashpër të Ilir Metës. Vazhdon me të gjithë ish-presidentët, kryetarët të partive, deputetët e listës dhe ish-ët jashtë parlamentit. Basha, Kryemadhi, Duka, Ndoka, Shehi e Mediu janë të gjithë bashkë kundër tij. Vetë Rama ka mundur të bëjë bashkë kundër vetes edhe Idrizin e Dulen. Lista vazhdon me gjykatës e prokurorë të shkarkuar nga Vetting-u, të cilët te kryeministri shohin njeriun që u shkatërroi karrierën, stilin e jetesës dhe u dha rrokullisjen drejt një grope që nuk i shihet as ana dhe as fundi.

Shumica dërrmuese e gazetarëve janë gjithashtu kundër kryeministrit. Kur e presin në studio, në secilën prej tyre, të gjithë të ftuarit janë me gurë në xhepa për t’ia hedhur kokës Ramës. Vetë drejtuesit hedhin gurët më të rëndë ndaj tij. Duke i tundur gishtin me kërcënim, duke i kujtuar burgun si destinacion apo duke i treguar të mbathurat si provë. Madje, edhe tek ata që e mbështesin, vështirë se gjen ndonjë fjalë pro tij, por pothuaj të gjithë kanë ngulm e ngut që të distancohen nga njeriu që sillet me gazetarët si kryeredaktor nervoz i të gjithëve. Gishtin me akuzë e tundin edhe shumë nga ata që tërmeti ua konvertoi qerpiçin e shembur me shtëpi tullash. Edhe ata sapo kanë mundësi zgjedhin ta shajnë Ramën për arkitekturën e shtëpisë së re. Kush pret rotacionin politik në 25 prill, formalisht fërkon duart dhe mendon se ka vend bindja se pushtetit të Ramës mjafton t’i jepet dora e fundit e të shtyrës për të rënë përfundimisht. Por në këtë botë bërtet e dëgjohet vetëm pakënaqësia, pohimi dhe pëlqimi zakonisht janë të heshtur dhe nuk ndihen. Ky është kurthi drejt të cilit po shkojnë me një shpejtësi të habitshme të gjithë ata që duan të ndryshojë ngjyra, por jo zakoni, të ndryshojnë fytyrat në qeverisja, por jo veset e qeverisjes.

Në të gjithë këtë rrëmet pakënaqësie, pakkush nga kjo listë armiqsh e ka kuptuar Ramën dhe akoma më pak janë ata që kanë idenë se çfarë ka kuptuar vetë Rama. Në udhëtimin e tij politik, nga fillimet kur i dridhej shpirti edhe nga rreshtat kundër të një reporteri, te shpirti që nuk i gjen paqe nëse nuk shet me çmimin e një batute edhe mikun më të ngushtë dhe interesin më të thellë, Rama ka zbuluar një të vërtetë të thjeshtë: Në Shqipëri është më e lehtë të gjendet një hebre që ndërron fe’ sesa një shqiptar që mendon pozitivisht! “Një armik i mirë është më mirë se një mik i gabuar!”, thonë gjithë veprimet e vitit të fundit të Ramës.

Instinkti i tij prej ballkanasi të veshur evropianisht, i thotë se është më mirë të jetë i mallkuar nga votuesit se t’i lërë ata indiferentë ndaj vetes. Se është më mirë të jetë zgjedhje e vetme sesa të luftojë të jetë zgjidhja më e mirë. Se nëse nuk i mbyll dot gojët që flasin ligsht për të, është më mirë t’i shtojë ato në ekstrem. Se nëse dikush i del nga rreshti i armiqve, duhet të shtojë urgjent një armik të ri përballë. Kjo është diferenca e tij me Lulzim Bashën, që rend drejt formulës së Rama-Metës të përdorur në 2013: të gjithë bashkë kundër Saliut! Kjo është diferenca e të menduarit politik që nesër do të bëjë diferencën në zgjedhjen e shqiptarëve. Me vetëm shtatë muaj në kalendar, është më shumë fakt se perceptim ndjesia se Lulzim Basha e ka ende të vështirë të gjejë një grusht shqiptarësh që ditën e votimit do të zgjohen me të në mendje. Shqiptarët do të shkojnë sërish përpara kutisë për shkak të Edi Ramës.

Për hir të dashurisë apo për hir të urrejtjes ndaj tij, kjo nuk ka pikën e rëndësisë. Dikush duhet t’ua thotë armiqve të kryeministrit se shumë urrejtje dhe shumë mohim pa pohim, rrezikojnë të kthehen në të kundërtën e tyre. Alkimia e pabesueshme njerëzore i shndërron ato në aleatin më të mirë të Edi Ramës për t’i mundur përsëri. Për t’i mundur të gjithë dhe për të pohuar aksiomën e sapozbuluar në politikë: armiqtë që jetojnë vetëm nën shenjën e urrejtjes janë gjithmonë fatkeqë! Sepse humbasin gjithmonë. Edhe kur kundërshtari nuk meriton të fitojë!

 

Tags: lorenc vangjeliMetarama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës

130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës

“Për mua është më shumë miss se sa gazetare”, Duka përplaset me Hygerta Sakon

“Për mua është më shumë miss se sa gazetare”, Duka përplaset me Hygerta Sakon

Shoqëria civile si komunitet politik

Shoqëria civile si komunitet politik







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com