E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Shoqëria civile si komunitet politik

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga: Klementin Mile

Teoricieni gjerman Hirshman thotë se përballë veprimeve të qeverisë, populli ka në dispozicion tri mënyra reagimi: braktisjen e vendit ose të situatës problematike, pranimin në heshtje të dëmit që i është shkaktuar, ose ngritjen e zërit. Secila prej këtyre mënyrave mund të ndiqet individualisht, por efektin më të madh për llojin e shoqërisë ku jetojmë ato e japin kur ndiqen në grup.

Ky është momenti kur hyn në skenë shoqëria civile, si formë organizimi e shoqërisë për të maksimizuar forcat sociale. Në vendet post-komuniste shoqëria civile nuk është zhvilluar sa duhet për ta realizuar këtë mision. Shqipëria, ndër to, është ndoshta vendi me shoqërinë civile më të dobët, ku organizimet civile më së shumti i shërbejnë ndonjë force politike se sa kauzave qytetare. Në kontrast me këtë, situata e shoqërisë civile është shumë më e ndryshme në vendet perëndimore që nuk e përjetuan regjimin komunist. Në ato vende shoqëria civile arrin të organizohet suksesshëm dhe të ushtrojë ndikim në fatet e shoqërisë. Për të kuptuar këtë diferencë të shoqërive civile perëndimore dhe lindore vlen të shqyrtojmë idetë e zhvilluara nga filozofi i shquar hungarez Gashpar Miklosh Tomash.

Koncepti perëndimor i shoqërisë civile

Konceptin e shoqërisë civile, thotë Tomash, e kemi trashëguar nga Loku, nga iluminizmi skocez, nga Bërku, nga Hegeli dhe nga Tokëvili. Këta tre të fundit kanë qenë më të rëndësishmit në kontinentin europian. Ka qenë ideja e tyre mbi shoqërinë civile ajo që ndezi imagjinatën e intelektualëve europianolindorë. Sipas kësaj ideje, në një shoqëri liberale, ku pushteti shtetëror është pakrahasimisht më i dobët sesa në periudhën e absolutizmit, vetëm organizime vullnetare mund të sigurojnë përshtatshmërinë, besnikërinë, bindjen dhe iniciativën e domosdoshme për vetëqeverisje. Në një shoqëri liberale rendi nuk mund të ruhet pa pjesëmarrjen e qytetarëve. Përpara se të bëhet e domosdoshme ndërhyrja e shtetit, konkurrenca ndërmjet individëve për pasuri, emër, status, imponim të bindjeve morale zhvillohet në mënyrë të rregullt ndërmjet grupeve ku bashkohen njerëz me prirje dhe interesa afërsisht të njëjta, ose që kanë të përbashkëta të tjera aspekte të jetë së tyre. Shoqëria civile, në një farë mënyre, ka qenë një haraç që duhej paguar për hir të lirisë. Presioni jozyrtar i opinionit publik barazitar rrezikonte të shndërrohej në një tirani të re dhe si e vetmja mburojë ndaj tij shikohej pluraliteti e diversiteti i shoqatave civile – sepse kjo do të thotë që opinioni publik të mbahet heterogjen.

Për Bërkun, Hegelin dhe Tokëvilin problemi qëndronte në arritjen e kohezionit, rendit dhe virtytit qytetar në një shoqëri njëherësh të lirë dhe demokratike – domethënë barazitare dhe pa heroizëm kalorsiak, pa vetësiguri aristokratike dhe pa autoritet hyjnor. Çështja themelore ishte ajo e ruajtjes së përbashkësisë shoqërore në kushtet e mungesës së një hierarkie të paracaktuar.

Shoqëria civile në Europën Lindore

Por, thotë Tomash, intelektualëve europianolindorë që kishin qëndrim kritik ndaj regjimit komunist u dhimbte koka për gjëra krejt të tjera. Shoqëria e tyre ishte, të paktën sipas pikëpamjes mbizotëruese, shoqëri kazerme, konformizmi, planifikimi të përpiktë dhe kishte kohezion, rregull e disiplinë më tepër nga sa ishte e dëshirueshme. Te ne, thotë ai, kishte një moralitet shtrëngues që kërkonte sakrifica dhe altruizëm për hir të interesit të përgjithshëm, i cili përcaktohej njëzëshëm nga sundimtarët. Le të kujtojmë që edhe në Shqipërinë komuniste ‘vetëmohimi’ ishte lajtmotiv i regjimit.

Bërku, Hegeli dhe Tokëvili duhet të reflektonin se si individi i mëvetësishëm i një shoqërie të lirë mund të bëhej qytetar, në një kuptim që nuk mjaftohej me respektimin pasiv të ligjit dhe se çfarë, në të vërtetë, e ruante komunitetin politik si të tillë. Në Europën Lindore gjatë komunizmit njerëzve u duhej t’i kundërviheshin mbipeshës dërmuese dhe pranisë së gjithkundshme të shtetit policor, planifikimit të qendërzuar dhe autokracisë tekanjoze.

Këto dy situata të ndryshme në Lindje dhe Perëndim do të kërkonin strategji ideologjike mjaft të ndryshme. Europianolindorët nuk merakoseshin se, në mungesë të bashkimeve vullnetare, të mirësisë që i kalon caqet e vetes, të bashkëpunimit të paimponuar, individët do të “atomizoheshin”, do të bëheshin të pamoralshëm apo do të shpërfillnin çdo lloj detyrimi. Këto përbëjnë shqetësimet e çdo sistemi politik të lirë. Përkundrazi, thotë Tomash, neve na brente shqetësimi se pa shoqata të shumëllojshme, pluraliste dhe vullnetare qytetarët e bindur të shtetit totalitar do të shndërroheshin në automatë, në zbatues të pashpirt të urdhrave nga lart. Problemi nuk qëndronte te rreziku që ngërthen mëvetësia e tepruar por tek ai i mëvetësisë së mangët.

Pra nocioni europianolindor i shoqërisë civile ishte një armë e ngrehur kundër shtetit, ndërsa ideja përkatëse e traditës liberale shfaqej si kompensim ndaj shtetit të dobësuar dhe kërkonte arsye të reja në të mirë të bindjes dhe konformitetit pasi autoriteti me hir të Zotit qe venitur. Sipas idesë liberale tradicionale, komunitetet vullnetare, vetëqeverisëse, ndihmojnë në krijimin e një rendi ku pothuajse mungon shtrëngimi, ndërsa ideja e disidentëve europianolindorë ishte se këto mund të ndihmonin për të shkatërruar një rend ku shtrëngimi ishte me tepri. Me një fjalë, ideja e traditës së Bërkut, Hegelit dhe Tokëvilit ishte ide politike, ndërkohë që ideja e disidentëve europianolindorë ishte ide antipolitike.

Antipolitika e shoqërisë civile

Ideja europianolindore, siç e shohim në veprat e Havelit dhe Konradit, kërkonte çlirimin nga politika si e tillë nëpërmjet një moraliteti të rëndomtë që e vë theksin te bukuria e rutinës së përditshme, te ndershmëria në gjëra të thjeshta, te ndjenja e humorit, te mosmiratimi modest i vetes dhe, mbi të gjitha, te autenticiteti. Gjithçka madhështore ishte e dyshimtë. Gjallëria kundërmuese e tregut të zi preferohej kundrejt madhështisë së rrethimit të Leningradit; sensualiteti i trazuar e gjallërues paraqitej si shumë herë më i mirë se fanatizmi doktrinar.

Prirja antiinstitucionale e idesë disidente për shoqërinë civile i jepte asaj karakter “antipolitik”, ndonëse ajo nuk ishte antipolitike. Disidentët mendonin se llokma më e madhe e jetës njerëzore ishte gjithsesi joinstitucionale. Pikërisht këtu duhet ta fitonim e ta realizonim pavarësinë tonë. Kjo ishte ideja e vjetër e stoikëve. Disidentët, në një farë mënyre, mendonin se shteti totalitar do të zukaste në ndonjë aneks të mënjanuar ashtu si lavatriçja, ndërsa gjërat e vërteta do të ndodhnin në sallon apo në dhomën e gjumit.

Por kjo utopi binte në kundërshtim me analizën disidente të shtetit totalitar. Nëse ky shtet është gjithëpërfshirës, atëherë, si mund të jetë ai thjesht një lavatriçe? Si çdo politikë autenticiteti, edhe kjo, padyshim, ishte shprehje dobësie. Mirëpo pasojat e kësaj dobësie ishin shkatërruese. Sipas pikëpamjes disidente, moraliteti është bërë çështje ekskluzivisht private, aq sa kurrfarë gjykimesh të përgjithshme normative apo paracaktuese nuk hyjnë në punë për ta rrokur atë. Gjuha institucionale, kodet e sjelljes, katalogët e virtyteve e të mëkateve, idetë mbi drejtësinë, ndjenja e detyrës, kodet e pastërtisë dhe po kështu gjuha abstrakte, universaliste e që të sillte ndërmend shkencën marksiste-leniniste, të gjitha këto, pra, hidheshin poshtë. Vetëm të folurit fragmentar, me shkëputje, ishte i pranueshëm. E shumta, moraliteti mund të shprehej me anë të paradoksit, të një shakaje të tjerrur hollë, të një aluzioni të tërthortë. Ideja disidente e shoqërisë civile ishte ajo e komunitetit politik duke i hequr politikën. Në këtë mënyrë, duke përvetësuar një koncept perëndimor dhe liberal, europianolindorët e përdorën atë për të hedhur poshtë krejt traditën politike të Perëndimit. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...