Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Të dielën dita pa makina/ Rrugët ku do bllokohet qarkullimi i automjeteve

4 vjet ago
in Të Gjitha
Të dielën dita pa makina/ Rrugët ku do bllokohet qarkullimi i automjeteve

Të dielën, kryeqyteti do të presë për të pestin vit radhazi ‘Maratonën e Tiranës’, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Maratona e kësaj të diele do të jetë edhe një ditë pa makina.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, që të dielën të mos përdorin automjetet, duke lënë rrugët e lira. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Sipas këtij plani masash, është parashikuar që duke filluar nga e shtuna deri të dielën, do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë itinerari i maratonës.

Kufizimi i qarkullimit do bëhet si më poshtë:

1-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:

  • Ndalohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skënderbej” në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
  • Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:
  1. Në rrugët “Lek Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.
  2. Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”.
  3. Në kryqëzimin e blv “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
  4. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
  5. Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”.

2.1-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë blevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

  1. Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias”  dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Ëillson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova”  – blv “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.
  2. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.
  3. Linja Nr. 3 “Kashar–Yzberisht – Qendër”devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe tek Kafe “Flora”– rruga Mine Peza – rruga “e Durresit”.

d.Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia”- “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”.

  1. Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”.
  2. Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryëzimin “E Elbasanit”- “Ismail Qemali” – blv “Bajram Curri”-“E Elbasanit”.
  3. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – blv “Bajram Curri”-rruga “e Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itenerarit blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.
  4. Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë).
  5. 10/B “Qendër – Mihal Grameno –Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
  6. Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.
  7. 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”– Unazë – rruga “5 Maj”.
  8. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Ëillson.
  9. Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.
  10. Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

3.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona 2021” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:

  • Ndalohet qarkullimi në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga  “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, blv “i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”,  rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës Tiranë” deri te ura “Taiëan”, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri te “ura Taiëan”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
  • Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:
  1. Në “Unazën e Mesme” përveç segmentit ura e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri tek Rruga e “Elbasani”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga“ e Dibrës”, rruga “e Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga “ e Kavajës” nga “ura teknologjike” deri te “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshi “Ëillson” deri te rruga “Vaso Pasha”.
  2. Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe blv “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
  3. Në kryqëzimin e rrugës “e Barrikadave” me rrugën “e Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në blv “Zogu I”.
  4. Në kryqëzimin e bulevardi “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
  5. Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “e Durrësit”.
  6. Në kryqëzimin e “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
  7. Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
  8. Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e blv “Bajram Curri”.
  9. Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
  10. Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
  11. Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

3.1.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

a.Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias”  dhe 1/B “Kodra

e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në blv “Bajram Curri” (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën “Sami Frashëri”. Pjesa tjetër e linjës devijon nga blv “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te rruga “Dervish Hatixhe” dhe rruga “e Barrikadave” në kthim.

  1. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.
  2. Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Djetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.
  3. Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek Sheshi Karl Topia.
  4. Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te Ura e rrugës së “Elbasanit”.
  5. Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.
  6. Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barikadave” në kthim.
  7. Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.
  8. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.
  9. Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
  10. Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon  nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “ e Barikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”.

l.12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar  te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”.

  1. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Ëillson” dhe  pjesa tjetër nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.
  2. Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.
  3. Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjolleshën” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (prapa TOB).
  4. Ndalohet qarkullimi i mjeteve ATP, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjete të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 17 tetor 2021 nga ora 07.00 -17.00.
Tags: makinarrugetTirana

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Adriatik Llalla shpallet në kërkim ndërkombëtar

Ish-kryeprokurori në arrati, refuzohet kërkesa për pezullimin e dënimit me burg

Rama-Bashës: Mos imito atë të “Foltores”, je në pikë të hallit

Rama-Bashës: Mos imito atë të "Foltores", je në pikë të hallit

Ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti, Rama-Bashës: Ta harroni

Ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti, Rama-Bashës: Ta harroni







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com