E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

Ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti, Rama-Bashës: Ta harroni

Rama foli nga foltorja e Kuvendit, për kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen “Becchetti”. Kryeministri gjatë fjalës në Parlament ka deklaruar se PD-ja me nismën për Komisioionin Hetimor ndaj Becchettit, është në kundërshtim me ligjin dhe përbën nxjerrje të sekretit hetimor.

Ai u shpreh se kjo nismë mund të çojë në një ndjekje penale, pasi nuk ka asnjë vendim publik për këtë çështje, dhe se është një sekret. Rama sqaroi pse mazhoranca nuk pranon ngritjen e këtij Komisioni, duke thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për ta dëmshpërblyer biznesmenin italian nga qeveria shqiptare, është konfidencial.

Diskutimi

Rama: Mund të ma tregoni vendimin për Becchettin? Vendimin me të cilin ju jeni njohur.
Ndërhyn Bardhi.
Rama: Të mbaroj. Prit të mbaroj. Nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga Gjykata përkatëse, madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale. Vendimi i cituar i referohet një vendimi konfidencial, jo sipas meje apo nesh, por sipas vetë gjykatës.

Tani, se si në prill 2021 u njoh opinioni, me një vendim që mbulohet nga konfidencialiteti jo i qeverisë shqiptare, por konfidencialiteti i akorduar nga Gjykata Ndërkombëtare, këtë e dini ju. Nuk e them për të trembur, por e them pse nuk bëhet ky Komision. Prandaj, ju në radhë të parë, në kërkesën tuaj nuk shpjegoni burimin zyrtar publik. Ku është? Burimi zyrtar publik është Gjykata. Kërkesa juaj thotë se është e qartë që Shqipëria tani do paguajë.

Ndërhyjnë deputetët e PD-së
Rama: Tani, të dilni ju këtu, e të pretendoni të korrektoni fjalët që them unë, ndërkohë që zotëria është autokontroll dhe askush nga ne nuk pretendon t’i bëjë thirrje të kontrollohet, tani më lini të mbaroj.

Lexo edhe :   “Çova Jorgon nga gjumi”, Rama tregon historinë me mbetjet në Dhërmi

Sa keni folur ju, unë habitem pse e keni këtë problem. Unë jam i gatshëm të votoj bashkë me ju, që ju të flisni sa të doni, gjithë javën. Unë jam votë me ju, të flisni sa të doni, jo 10 minuta, po gjithë javën. Të krijoni këtu dhe një shtëpi të dytë, para se të vijë foltorja te shtëpia e parë.

Lexo edhe :   “Çova Jorgon nga gjumi”, Rama tregon historinë me mbetjet në Dhërmi

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...