E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Të çmendur dhe mizorë, kush ishin 7 sundimtarët e famshëm të botës antike

Në kohët mesjetare, njerëzit që vuanin një periudhë “melankolie”, ose ata që konsideroheshin “të çmendur”, shiheshin si një siklet i madh për familjet e tyre, dhe mbylleshin në vende të caktuara për të qenë larg syrit të publikut. Por çfarë ndodh kur ai person është personi më i pushtetshëm në vend?

NabukodonosoriII – Shekulli VII Para Krishtit, Babiloni

I lindur në vitin 634 Para Krishtit në atë që tani quhet Neo-Babilonia, Nabukodonosori II, u bë një nga mbretërit më të mëdhenj të Babilonisë. Ai luftoi kundër egjiptianëve dhe asirianëve, duke i mundur që të dy, teksa vuri nën kontroll të gjitha rrugët tregtare në rajon. Me gjithë arritjet ushtarake dhe politike, ai dukej se vuajti nga një periudhë çmendurie, e cila përshkruhet në Bibël.

Sipas Danielit 4:25, Nabukodonosori pa një ëndërr të frikshme, të cilën interpretuesit i tij i ëndrrave ia shpjegoi kështu: “Ju do të dëboheni nga njerëzit, dhe do jetoni me kafshët e egra; do të hani bar si kau, do të lageni nga vesa, dhe do të kalojnë 7 vite derisa të pranoni se Zoti është sovrani mbi të gjitha mbretëritë në tokë”.

Dhe në fakt, 12 muaj Nabukodonosori u detyrua të largohej nga njerëzit. Ai filloi të hante bar si një lopë. Flokët i rriteshin si pendët e shqiponjës dhe thonjtë si kthetrat e një zogu. Çmenduria e mbretit babilonas zgjati 7 vjet. Sot ekziston një term që e përshkruan gjendjen e tij: boantropia, një çrregullim psikologjik në të cilin i sëmuri beson se është një lopë ose një dem.

Kaligula, shekulli I Pas Krishtit, Romë

Kaligula ishte vetëm 25 vjeç kur u bë perandor i Romës. Në fillim, ishte një perandor i dashur. Ai shpërbleu mirë ushtarët, eliminoi taksat e padrejta dhe liroi ata që ishin burgosur padrejtësisht. Por disa muaj më vonë u sëmur rëndë. Dhe megjithëse u shërua, ajo ishte një pikë kthese në gjendjen mendore të Kaligulës.

Ai nisi t`a shpallte veten një zot i gjallë. Ai urdhëroi ndërtimin e një ure midis pallatit të tij dhe tempullit të Jupiterit në mënyrë që ai të mund të takohej me hyjninë. Filloi të shfaqej në publik i veshur si perëndi dhe gjysmëperëndi të ndryshme si Herkuli, Mërkuri, Afërdita dhe Apolloni. Ai madje planifikoi të bënte kalin e Incitatus konsull, një nga pozicionet më të larta politike të Republikës Romake. Më 24 janar të vitit 41 pas Krishtit një grup rojesh e sulmuan Kaligulën pas një ngjarjeje sportive. Ai u godit me thikë më shumë se 30 herë dhe u vra.

Mbreti Sharli VI, shekulli XIV, Francë

Ai ishte mbreti i Francës për 42 vjet – nga viti 1380 deri në vdekjen e tij në 1422 Pas Krishtit. Mbretërimi i tij filloi mirë. Pasi u ngjit në fron në moshën 21-vjeçare, situata ekonomike dhe politike në vend u përmirësua, dhe mbreti i bë i njohur si “Sharli i Dashur”. Por nga mesi i të 20-ave, ai nisi të përjetonte periudha psikoze.

Një nga episodet e tij më të famshme ndodhi në moshën 32 vjeçare, kur ai sulmoi dhe vrau 4 kalorës të tij, para se të sulmonte të vëllain Luinë e Orleanit. Nga ai moment gjendja e tij u rëndua më tej. Sharli VI pretendonte se ishte Shën Gjergji, ndërsa nuk njihte më gruan dhe fëmijët e tij. Gjendja e tij pati një efekt shkatërrues në mbretërinë franceze, e cila u gjymtua nga lufta civile, lufta për pushtet dhe konfliktet e pafundme me Anglinë.

Mbreti Henri VI – Shekulli XV, Angli

I lindur në vitin 1421, ai u kurorëzua Mbret i Anglisë para ditëlindjes së tij të parë dhe e mbajti fronin deri më 1461. Ai mbretëroi gjatë kohës së trazuar të Luftës 100-vjeçare me Francën, në të cilën xhaxhai i tij Sharli VII kundërshtoi pretendimin e tij për fronin francez.

Kur mori vesh humbjen e Anglisë gjatë betejës së Bordosë në vitin 1453, dhe lënin e e Kalesë si territorin e fundit të mbetur të Anglisë në Francë, Henri VII pësoi një krizë të fortë mendore. Për 1 vit nuk arriti të komunikonte dot me asnjeri. U shërua kur dëgjoi se gruaja e tij kishte lindur një djalë. Gjendja e tij u përkeqësua sërish në vitin 1456. U rrëzua përfundimisht nga forcat jorkiste në vitin 1461 dhe u internua. U burgos në Kullën e Londrës në vitin 1471, dhe u gjet i vrarë pak ditë më vonë.

Joana e Kastiljes – Shekulli XV, Spanjë

Vajza e Mbretëreshës Izabela I e Kastiljes dhe Mbretit Ferdinand II të Aragonës, u martua në moshën 16 vjeçare me Filipine Bukur, Kryedukë i Shtëpisë së Habsburgasve. Edhe pse lindi e katërta në radhë, një seri vdekjesh në familjen e saj e bënë atë trashëgimtare të supozuar të fronit.

Dhe kur e ëma vdiq në vitin 1504, Joana u bë Mbretëresha e Kastiljes. Por ajo pati pak ndikim në politikën kombëtare gjatë mbretërimit të saj, pasi u  shpall e çmendur dhe u burgos me urdhër të babait të saj, i cili sundoi si regjent deri në vdekjen e tij në 1516. Thuhet se paqëndrueshmëria mendore e Joanës filloi pas vdekjes së papritur të burrit të saj të dashur në vitin 1506.

Ajo udhëtoi nëpër Granada për 8 muaj me arkivolin e burrit të saj, dhe pati dëshmi se puthte dhe përkëdhelte kufomën. Por pretendimet e sëmundjes mendore të Joanës, mbeten të diskutueshme. Nëse ajo ishte me vërtet e çmendur apo thjesht një viktimë e luftës për pushtet, në të cilën babai i saj dëshironte të ruante kontrollin mbi mbretërinë, nuk mund të dihet kurrë.

Mjerisht, mundimet e saj nuk mbaruan me vdekjen e të atit. Joana dhe djali i saj adoleshent Karli u bënë bashkë-monarkë të Aragonës. Por pasi siguroi dominimin e tij mbi fron,ai e mbylli nënën e tij për pjesën tjetër të jetës së saj në Pallatin Mbretëror Tordesilas.

Perandori Jiajing – Shekulli XVI, Kinë

Në vitin 1521 pas Krishtit, Zhu Houcong pasoi kushëririn e tij, Perandorin Zhegde, si Perandori i 12-të i Dinastisë Ming. Ai mori emrin mbretëror Jiajing, që do të thoshte “qetësi e admirueshme”. Por ai ishte larg qetësisë. Jiajing u zhyt në besimin Taoist dhe u fiksua me zbulimit e eliksirit legjendar që siguron pavdekësinë.

Perandori i çmendur besonte se mbledhja e gjakut menstrual të virgjëreshave femra dhe përdorimi i tij për të bërë një substancë të quajtur “plumbi i kuq”, do t’i jepte atij fuqi për të jetuar përgjithmonë. Vajza të shumta të moshës 13-14 vjeçare u përdorën për prodhimin e asaj shpikje të neveritshme.

Ato u ushqyen vetëm me gjethe mani dhe ujë shiu, pasi perandori besonte se kjo do ta mbante të pastër substancën e tij. Vajzat e mitura u rrahën dhe vdiqën nga uria, dhe nëse sëmureshin hidheshin nga fortesa. Edhe konkubinat e tij gjithashtu rriheshin vazhdimisht.

Por 16 konkubina të keqtrajtuara u bashkuan në vitin 1542  për të komplotuar vrasjen e këtij sundimtari sadist. Një mbrëmje, ato tentuan të mbysnin perandorin me një fjongo. Por dështuan, dhe të nesërmen u ekzekutuan me vdekje. Perandori vdiq më 1567 në moshën 59-vjeçare. Thuhet se shkaku ishte zhiva që përmbanin “eliksirët e pavdekësisë” që ai kishte pirë gjatë gjithë jetës së tij.

Ibrahimi – Shekulli XVII, Perandoria Osmane (Turqia e sotme)

Ibrahimi ishte Sulltani i Perandorisë Osmane në vitet 1640-1648. Ai e kaloi vitet e para të jetës në Kafes, një pjesë e Pallatit Osman, ku pasardhësit e fronit mbaheshin nën një formë arresti shtëpiak nga rojet e pallatit. Në fillim të të 20-ve, Ibrahimi nisi të vuante nga dhimbje koke të përsëritura dhe periudha të dobësisë fizike dhe mendore. Perandoria u mbajt relativisht e qëndrueshme nga nëna e tij regjente, Kosem Sultan, qëe  inkurajoi djalin e saj të shpërqendrohej tek vajzat e haremit, në mënyrë që ajo të merrte pushtetin. Plani i saj funksionoi. Ibrahimi bënte një jetë ekstravagante me konkubinat e pallatit.

Por gjendja mendore e Ibrahimit nuk kaloi pa u vënë re, dhe shumë shpejt ai u bë i njohur si “Ibrahimi i Çmendur”. Në një nga rrëfimet më tronditëse të çmendurisë së Ibrahimit, thuhet se ai urdhëroi mbytjen e të gjitha grave të haremit të tij, bazuar në thashethemet mbi mos besnikërinë e tyre. Ai u rrëzua nga pushteti në vitin 1648, dhe u vra 10 ditë më vonë.

Burimi i lajmit: https://www.ancient-origins.net/history-famous-people/mad-monarchs-0014751

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...