Tirana humb gjyqin me afrikanin Cise, i detyrohet 200 mijë euro

Klubit të Tiranës i është bllokuar merkato nga FIFA. Kampionët e Shqipërisë nuk mund të regjistrojnë dot lojtarë.

Vendimi ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj ish-futbollistit afrikan të Tiranës, Moktar Cise.

Klubi ka humbur gjyqin prej 200 mijë eurosh me futbollistin. Cise u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, ku qëndroi për një sezon, teksa luajti në 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Merkato e bardhebluve është bllokuar, dhe drejtuesit duhet të paguajnë borxhin ndaj lojtarit dhe më pas të presin vendimin për zhbllokimin e merkatos.