Gjenden dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë, policia zbardh detajet

Dy vajzat e humbura në datën 1 janar janë gjetur paraditen e sotme në qytetin e Përmetit nga policia lokale. Të marra në pyetje nga policia, vajzat kanë deklaruar se janë larguar me vetëdije nga shtëpia, pasi familjet e tyre nuk silleshin mirë me to.

Dy 16 -vjeçaret u larguan nga shtëpitë e tyre mëngjesin e 1 janarit, dhe humbën çdo kontakt me të afërmit e tyre.

Burime ende jo zyrtare thanë se të dy vajzat kishin marrë dhe kartat e identitetit, kur lanë shtëpitë e tyre. Para pak ditësh kujtojmë gjithashtu se nëna e vajzës me iniciale K.A., kontaktoi emisionin “Pa Gjurmë” dhe bëri apel ti gjenin vajzën, pasi ishin shumë të shqetësuar mos e kanë gënjyer dhe e kanë rrëmbyer.

Vajzat janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, dhe autoritetet policore po i kthejnë nga qyteti i Përmetit për në Tiranë.