Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të burgosen apo t’iu merret pasuria dhe të lihen rrugëve?!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të burgosen apo t’iu merret pasuria dhe të lihen rrugëve?!

Nga: Frrok Çupi

A ju duket sikur shoqëria po rënkon nën një barrë që, në fakt, nuk e meriton, por i vjen nga një pjesë e politikës?

Ja ku janë: Grupimi i etur për pushtet por që nuk ka gjasa se do t’i afrohet pushtetit; grupimi që mes njëri-tjetrit nuk kanë të njëjtën ‘gjuhë’, por i kërkojnë hesap popullit që nuk i kupton; grupimi që kreu betejën epike buzë Lanës për të marrë selinë e Partisë me hunj, me kosore, me sfurqe dhe me kokë- dashi.

Grupi tentoi të bënte politikë, por në fakt kreu dhunë. Mes atyre që donte t’i kishte në krye, e vuri zemrën te njeriu më i dhunshëm në tre dekada. Më i dhunshmi i tyre është edhe më i korruptuari në gjithë globin.

Dje deklaroi se në datë 12 nëntor do të shpojë një vrimë në dhè, dhe këtë vrimë nuk do ta gjejë as Edi Rama, as deputetët, as ministrat, as maxhoranca…

Sali Berisha, njeriu që ka kryer terror dhe korrupsion mbi njeriun, tani ka fshehur vrimën dhe ka hapur konkursin ‘kush e gjen vrimën të futet’.

Në këso kulmesh ‘frikësuese’, shumë njerëz të zakonshëm i drejtohen sa ligjit në vend aq edhe Shteteve të Bashkuara: “Pse i lini këta njerëz të na nxijnë jetën…, plasini në burg more aman!’.

E drejta njerëzore për të lidhur ‘të rrezikshmin’:

Kjo është e dëshmuar dhe e përhapur në çdo bisedë, që nga dasma e fshatit deri në baret e qytetit. Gjatë gjithë periudhës së diktaturës, burgu ishte lokacioni i parë ku e perceptonin ‘njeriun trazovaç’, ‘hajdutin’, ‘perversin’, por edhe llafazanin politik. Nuk kishte mjaft alternativa.

Ndërsa tani ‘të rrezikshmit’ nuk rrezikojnë asgjë. As Sali Berisha dhe as Ilir Meta nuk kanë asgjë në dorë. As Saliu nuk mund të bëjë vrimën deri në zemër të Tokës, as Ilir Meta nuk mund të këpusë njerëzit më dysh si korthitë e zjarrit në një fshat të Skraparit.

Të dy janë zhveshur nga çdo autoritet dhe nga çdo moral për të bërë ‘gjëmën’ në qytet: I pari është i rrethuar nga mbarë Perëndimi si një ‘i padëshiruar’ dhe ‘armik i demokracisë’. Ndërsa i dyti tregohet me gisht si ‘Spiun…’.

Atëherë, ç’keni me ta, le të rrinë ku të duan; pse u dashka vetëm burgu!

Kujtesa jonë e traditës dhe e kodeve njeh mijëra raste kur ‘i rrezikshmi’ më mirë të lihet në rrugë. Edhe atëherë, natyrisht, trembnin njerëz natën e ditën; këdo që kalonte rrugës.

Mirëpo askush nuk u ankua te askush, siç mund të ankoheshe për qenie shtëpiake që merrnin rrugën pa kontroll e bënin dëme. Madje këta njerëz mund të hynin edhe në dasmën e tjetrit apo në festën e Shënkollit (Santa Klaus); hynin, bënin si donin dhe iknin.

Këta nuk fajësoheshin edhe sikur të thyenin vorbat e mishit. Kodet zakonore të kombit tonë e toleronin  ‘njeriun e rrugës’. Ata mund të thonë edhe çfarë të duan, por askush nuk preket.

Demokracia jonë para- politike kishte instrumente të mahnitshëm për ta dalluar si atë që i jepte shoqërisë drejtësi, ashtu edhe atë që kërcënonte me ‘vrimën e miut’.

Edhe atëherë ‘njeriu i rrezikshëm’ kishte një familje; por edhe sot ka një familje që quhet ‘familje politike’.

Berisha dhe Meta kanë dy familje që në fakt bëjnë një trung. Nëse në të shkuarën, njëri nga ‘njerëzit e rrugës’ bënte sherre dhe dikush e ndëshkonte, atëherë familja ‘zgjohej’ për nderin e saj.

Vetëm në momentin kur dikush i sulej ‘njeriut të rrezikshëm’, ky i dyti merrte vlerë. Familja kishte për detyrë që ta mbronte, edhe pse nuk e ‘zotëronte’. Edhe në shoqëritë moderne e njëjta skemë është aplikuar.

Tani, këtu para nesh, kemi të njëjtën gjë: Dy ish- presidentë dhe dy ish- kryeministra, të akuzuar si ‘të korruptuar kontinentalë’ vijnë rrotull rrugëve e shesheve të Tiranës. Kërcënojnë, por jo vetëm shtetin tonë; ata kërcënojnë vetë Amerikën… Britaninë e Madhe, Europën…

Jo vetëm i kërcënojnë, por edhe i përqeshin, i tallin, i përgojojnë, iu sulen që t’u shkulin  veshët… Asgjë nuk ndodh me ata në botë. As me shtetin tonë nuk ndodh gjë, padyshim, sado që këta vijnë vërdallë.

Tani, puna është se a më mirë sikur të burgosen?

Më shumë u duhet marrë pasuria e vjedhur se sa burgosur. Edhe ‘familja’ e tyre do ta pranonte këtë ‘marrëveshje’ juridike, më mirë se zgjidhjen ‘per forca’. Ndryshe, familja e tyre politike  do të dilte në rrugë e do të lëshonte piskama për ‘heronjtë’ e vet.

Do të shfaqeshin natë e ditë para derës së burgut, do të kërkonin kompensim monetar për paketat e cigareve, do të këndonin këngë rapsodie, do të vinin kujën epike për heronjtë…

Atëherë do të shtoheshin së tepërmi në rrugë njerëz që sot u themi ‘të rrezikshëm’ por i lëmë të bëjnë ç’të duan. Më mirë u themi ‘ja ku i keni heronjtë tuaj’, dhe këta kthehen përnatë në shtëpi.

Nuk do të kishte mënyrë më të merituar për t’i dekompozuar ‘në rrugë’ këta dy njerëz që i kanë bërë të këqijat më të mëdha vendit. Gjeni një mënyrë tjetër ku këta harrohen.

Tags: BerishaFrrok Çupirama

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
PD-PS konsensus për ndryshimin e Kodit Rrugor, drejt heqjes së postblloqeve dhe përgjysmimit të gjobave

PD-PS konsensus për ndryshimin e Kodit Rrugor, drejt heqjes së postblloqeve dhe përgjysmimit të gjobave

Opozita, lesh arapi në Tiranë!

Opozita, lesh arapi në Tiranë!

Propozimi/Paga mesatare për punonjësit e AKSHI-t të jetë 3500 euro në muaj

Propozimi/Paga mesatare për punonjësit e AKSHI-t të jetë 3500 euro në muaj







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj  gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë
Aktualitet

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

by mirseda
14:25 | 16/02/2026
0

Është shtyrë përsëri seanca e zhvilluar këtë të hënë, ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për dosjen...

PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

“Lëshojne fletë-arreste si të jenë ftesa dasmash”, Rama: Mbushin CV-në për te SPAK

14:23 | 16/02/2026
Balla nuk përmbahet ndaj deputetes së PD: E di unë për kë punon ti! Distancohuni nga dhuna

Nisma e PS, Balla: Nuk cënohet paprekshmëria dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë

14:22 | 16/02/2026
Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

“Nisma nuk ka lidhje me imunitetin”,Rama: Rasti konkret është në proces në Kuvend

14:21 | 16/02/2026
PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

“Në Shqipëri nuk ka imunitet për hetim”,Rama:Në Gjermani merret leje

14:20 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com