Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Të ardhurat nga turistët e huaj arritën rekordin në 6 muajt e parë të 2022

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të ardhurat nga turistët e huaj arritën rekordin në 6 muajt e parë të 2022

Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të huajve, duke kaluar edhe 2019-n, që deri tani ishte më pozitivi, për tu ndërprerë më pas nga pandemia.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi nuk e kishte marrë ende veten nga pandemia. Edhe në raport me 2019-n, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32%.

6 muajt e parë të 2022-t shënuan dhe nivelin më të lartë historik, që kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat (shiko grafikun: Bilanci i udhëtimeve, 6 M I). Tendenca pritet të vijojë, pasi të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e të huajve kanë kulmuar në muajt e verës. Nga jugu në veri, të turistët e huaj kanë qenë të shumë në numër këtë sezon.

Që në tremujorin e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri e tejkaluan me 17% nivelin e 2019-s, ndërsa në të dytin zgjerimi ishte dhe më i fortë me bazë vjetore, me 43%, i ndihmuar dhe nga finalja e Ligës së Konferencave, që u mbajt në maj. (Shiko grafikun: Shpenzimet e të huajve në Shqipëri).

Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit në vend hynë rreth 2.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 16.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. (Shiko grafikun: Hyrjet e shtetasve të huaj, totali, Janar-Qershor).

“Arratisen” dhe shqiptarët

Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia ka bërë që jo vetëm të huajt të vizitojnë vendin tonë, por edhe shqiptarët të ikin jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit gati 800 milionë euro, pothuajse dyfish më shumë se një vit më parë, kur ishe pothuajse e pamundur të udhëtoje në vendet e BE-së për shkak të rregullave të rrepta si kufizime në hyrje, apo kërkesa për vaksina e teste. Edhe në raport me 2019-n, shpenzimet janë rritur me 14%.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit 2022 dolën 2.5 milionë shtetas shqiptare, 51% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por 5% më pak se në 6 muajt e parë të 2019-s. Megjithatë, shpenzimet janë më të lartë në 2019-n, duke treguar se kosto për person për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë më e lartë sesa tre vjet më parë.

Bilanci, në Shqipëri mbeten 338 milionë euro

Që nga viti 2013, bilanci i udhëtimeve është pozitiv, që dmth që të huajt që udhëtojnë në Shqipëri shpenzojnë më shumë sesa shqiptarët që lëvizin jashtë. Në 6 muajt e parë të vitit 2022, bilanci pozitiv i turizmit ishte 338 milionë euro, duke shënuar rekordin pozitiv më të lartë të regjistruar ndonjëherë në vend. /Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë
Burimi: INSTAT
Tags: instatpandemiashqiperiaturizmi

TË LIDHURA

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi
Politikë

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Next Post
“49 ushtarë të vr*rë”, plas një tjetër l*ftë mes dy shteteve të fuqishme

"49 ushtarë të vr*rë", plas një tjetër l*ftë mes dy shteteve të fuqishme

Ndahet nga jeta regjisori legjendar francez i filmit

Ndahet nga jeta regjisori legjendar francez i filmit

Lëvizte me “G-Class” të blinduar, zbulohet kush ishte shënjestra që i shpëtoi atentatit në Durrës

Lëvizte me “G-Class” të blinduar, zbulohet kush ishte shënjestra që i shpëtoi atentatit në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, bisedimet mes Kievit dhe SHBA-së për planin e paqes do të zhvillohen në Zvicër
Bota

Lufta në Ukrainë, bisedimet mes Kievit dhe SHBA-së për planin e paqes do të zhvillohen në Zvicër

by mirseda
16:10 | 22/11/2025
0

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës njoftoi të shtunën se Ukraina do të...

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

15:38 | 22/11/2025
Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com