Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Taulant Balla paralajmëron ndryshimin e madh në Partinë Socialiste

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Taulant Balla paralajmëron ndryshimin e madh në Partinë Socialiste

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka zbuluar se Asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan ka ndezur motorët e zgjedhjeve të brendshme.

Ai shkruan në Facebook se zgjedhjet që startojmë sot nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak.

Balla ka një koment edhe në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR-it, duke cituar se pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Po kështu, sipas tij, zgjedhjet e 30 Qershorit ishin demokratike dhe legjitime.

Statusi

Asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan ndezi motorët e Zgjedhjeve të Brendshme në Partinë Socialiste. Më poshtë një pjesë fjalës time hapëse në këtë Asamble:

“Partia Socialiste po starton sot këtu në Elbasan zgjedhjet e veta të brendshme. Ky proces zgjedhjesh fillon sot në çdo organizatë dhe përfundon deri në fund-janarin e ardhshëm në Kongres. Objektivi ynë për këto zgjedhje të brendshme duhet të jetë realizimi i procesit më të thellë të komunikimit të organizimit dhe të hapjes së PS që kemi realizuar ndonjëherë në periudhat e mëparshme ne zgjedhjet tona të brendshme.
Kjo kërkon që të gjithë ne deputetët, por do të jenë edhe ministrat e Qeverisë, kryetarët e bashkive, si dhe të gjithë të zgjedhurit në këshillat bashkiakë do të shkojnë në çdo organizatë socialiste në të gjithë territorin e Elbasanit. Organizatat duhet të kenë mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ne, dhe në cdo njësi administrative të krijohet një procesi komunikimit e drejtpërdrejtë me njerëzit.

Duhet të ketë një debat konstruktiv në çdo organizatë me anëtarët e partisë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki. Forumet e Debatit Qytetar do të jenë një risi e këtij Procesi të ri komunikimi e ballafaqimi mes të zgjedhurve tanë dhe komuniteteve.

Zgjedhjet tona të brendshme që startojmë sot nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

Raporti i fundit i ODIHR-it për Zgjedhjet pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin demokratike dhe legjitime. Kuadri ligjor ekzistues për zgjedhjet u mundësoi të gjitha partive politike të marrin pjesë në zgjedhje. Zhvillimi i Zgjedhjeve ishte shprehje e funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Detyra e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo-parlamentare tashmë është të vijojmë punën në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore për të garantuar që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një Kod të ri Elektoral”.

Tags: ballaraportiZgjedhjet

TË LIDHURA

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Politikë

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi
Politikë

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
Next Post
Në botën e Trump, diplomacia botërore po diktohet sërish nga Franca

Në botën e Trump, diplomacia botërore po diktohet sërish nga Franca

Revolucioni i drejtësisë

Revolucioni i drejtësisë

“Shumë të trembur dukeshin nga fotot”, Meta bën deklaratën e papritur për ndërkombëtarët

Fillon numërimi mbrapsht për shkarkimin e Metës/ Delegacioni i Venecias, së shpejti në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026




TË FUNDIT

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi
Showbizz

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

by mirseda
21:02 | 17/01/2026
0

Një situatë e tensionuar është zhvilluar sot mes Dolces dhe Londrimit, e cila ka rikthyer në vëmendje...

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com