Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tatuazh

5 vjet ago
in Editorial - Opinione

Opinion nga Edmond Tupja /panorama.al/

U bënë vite, të paktën qysh prej shembjes së sistemit komunist në vendin tonë, që tatuazhet janë bërë një realitet edhe artistik sidomos për të rejat e të rinjtë tanë. Të hënën që shkoi, pata kënaqësinë të ndiqja, te rrjeti televiziv “abc news”, bisedën interesante që zhvilluan në mëngjes Enkel Demi dhe kolegia e tij me të ftuarin e  tyre të radhës, një tatuazhist, djalë i ri artist me talent premtues, i cili kishte realizuar, në shpinën e dikujt (mashkull apo femër, këtë nuk arrita ta merrja vesh), një tatuazh që pasqyronte me realizëm një figurë sipërore të aktualitetin politik shqiptar, sepse riprodhonte me saktësi portretin bust të Edi Ramës.

Ky fakt u bë shkas që imagjinata ime, herë pas here e shthurur, gati-gati surrealiste, të merrte tiparet e një detektiveje të intriguar për të zbuluar se kush mund të ishte ai apo ajo që kishte vendosur të mbante kësisoj në kurriz një tatuazh të tillë për tërë jetën apo për një periudhë të saj: Të ishte vallë një militant apo militante e Partisë Socialiste? Një fans apo fanse e Edi Ramës? Një gjallesë çfarëdo në krizë identiteti?

Duke qenë kështu një piedestal apo hamall i përhershëm ose i përkohshëm i portretit bust të Edi Ramës, çfarë mund të përjetonte individi në fjalë: Një ndjenjë nderi? Një sfidë adoleshenti antikonformist? Një krenari të çuditshme prej tifozi paksa foshnjarak? Befas m’u kujtua se në frëngjishte shprehja “avoir quelqu’un dans la peau”, pra fjalë për fjalë “ta kesh dikë nën lëkurë”, ka kuptimin “të jesh i lidhur me atë për motive seksuale”! Oh, ja që, dashur pa dashur, në këtë pikë gjërat vijnë e ngatërrohen!

Po, po, në këtë pikë gjërat vijnë e ngatërrohen, madje ndërlikohen rëndë, të respektuara lexuese dhe lexues të respektuar të këtyre radhëve serioze e fort të moralshme. Për të më kuptuar siç duhet, do t’ju lutem tani të bëni një përpjekje të sinqertë për të aktivizuar në maksimum imagjinatën tuaj të ndershme duke e përfytyruar veten si vijon:

Në qofshi zonjë apo zonjushë, shiheni veten në një situatë të veçantë, pra sikur jeni me bashkëshortin apo me të fejuarin, madje edhe me të dashurin, duke kaluar buzë detit disa ditë e net të këndshme; ja tek vjen mbrëmja dhe ju shkoni të hani darkë në një lokal të qetë e të freskët; pastaj dilni dhe bëni një shëtitje romantike para se të ktheheni në hotelin periferik që keni zgjedhur larg zhurmave të qendrës dhe, me t’u futur në dhomë, i vërsuleni ëmbëlsisht shtratit, zhvisheni rrëmbimthi dhe, nën dritën kureshtare të abazhurit, nisni të bëni dashuri, por, krejt papritur, teksa partneri juaj ju kthen një çast kurrizin për të marrë te komodina aty afër një prezervativ mavi me shije luleshtrydheje, vëreni se dikush ka rrëshqitur fare pranë pa u ndier dhe gjendet paturpësisht i pranishëm midis jush:

Atëherë, duke frenuar klithmën që ju ngjitet nga shpirti i lënduar e i tradhtuar, ju shihni dikë që nuk jua ndan vështrimin: E pabesueshme, kryeministri i vendit, që nga shpina e mashkullit tuaj, sapo ka dhunuar privatësinë, më saktë intimitetin tuaj dashuror! Sigurisht, ai nuk është lakuriq si ju, por, e skandalizuar, ju i hakërreheni partnerit, i cili përpiqet t’ju qetësojë duke ju kujtuar se ai në plan të parë vë dashurinë, kurse politikën e vë në plan të dytë, madje duke e hedhur pas kurrizit, çka në kohën e diktaturës komuniste do t’i kishte kushtuar shumë rëndë, ndoshta edhe disa vite burg, ngaqë politika duhej vënë kudo e kurdoherë në plan të parë!

Ju qetësoheni në njëfarë mënyre, por nuk pranoni që ai t’ju depërtojë, duke e pyetur: “Po sikur ta kisha unë në shpinë tatuazhin kryeministror, a do të të shijonte vallë dashuria apo seksi me mua kur të ma përkëdhelje, të ma puthje, të ma lëpije, të ma pickoje dhe të ma gërvishtje ëmbël kurrizin, madje të ma lagie dhe të ma fërkoje butë-butë me lëngun tënd të çmuar? A nuk do të ndiheshe ti kësisoj sadopak homoseksual?…” Ai hesht, por ti vazhdon: “Nga ana tjetër, a nuk të vjen zor kur shkon të lehtësohesh në nevojtore tek e merr kryeministrin me vete?… A nuk të vjen turp kur lëshon gazra, me apo pa zhurmë, me  apo pa erë, në praninë e tij hijerëndë?…

A nuk të vjen marre kur merr letrën higjienike dhe pastrohesh pa t’u dridhur dora dhe as qerpiku ndërkohë që ai sheh nga prapa shpinës sate veprimet e hollësishme të ritualit tënd të përditshëm?… Po kur Edi Rama të mos jetë më kryeministër, në shtëpi – dhe sidomos në shtrat – mos vallë do të më sjellësh dikë tjetër, ndoshta edhe nga opozita e drobitur apo nga diaspora e përmallur?”.

Tags: Edmond Tupjaopiniontatuazh

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Next Post
Tragjedia te familja Haliti, familja ngre dyshime për mjekët: Reaguan vonë

Tragjedia te familja Haliti, familja ngre dyshime për mjekët: Reaguan vonë

Sunday Mail: I akuzuari për abuzim me fëmijët, lirohet pas 13 vitesh në Tiranë

Sunday Mail: I akuzuari për abuzim me fëmijët, lirohet pas 13 vitesh në Tiranë

Dita e Europës/ Soreca me video-mesazh: Të kapërcejmë krizat së bashku!

Dita e Europës/ Soreca me video-mesazh: Të kapërcejmë krizat së bashku!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com