Sikundër ishte paralajmëruar më herët, opozita e bashkuar dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë nisur protestën.
Mësohet se dyert e Kryeministrisë janë rrethuar me gardh metalik, ndërsa forcat e FNSH, “Shqiponjat” dhe RENEA-t janë në gatishmëri.
Në tarracat e të gjitha institucioneve janë instaluar forca policie, që po bëjnë monitorim të protestës, një pamje kjo e parë në të gjitha protestat.