Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Tare: Rikthimi? Shqipëria është ende larg nga ku mund të jetë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Tare: Rikthimi? Shqipëria është ende larg nga ku mund të jetë

Igli Tare është padyshim shqiptari më i suksesshëm në Itali, pas një eksperience të gjatë si futbollist ai u bë Drejtor Sportiv i Lazios. Në këtë post ka arritur të bëjë shumë gjëra të mëdha dhe momentalisht është më i miri në Itali, ku konkurrentë ka emra të mëdhenj të Drejtorëve Sportivë.

Tare në një rrëfim ka treguar të gjithë karrierën e tij, që nga afrimi tek klubi i Lazios, jeta e tij në qytetin e përjetshëm apo dhe afrimi i shqiptarëve në skuadrën bardhekaltër, me zgjedhjet e tij që pavarësisht kombësisë, apo thirrjes së zemrës kanë qenë gjithmonë të bazuara mbi argumente të ftohtë sportiv.

“Shumë herë jam paragjykuar edhe për faktin se kam sjellë shqiptarë në ekip. I pari që kam sjellë, ka qenë Strakosha në ekipet e moshave, pastaj Cana, Berisha dhe disa djem që janë me ekipet e moshave. U kam dhënë mundësinë thjesht sepse nuk ke kam bërë kurrë diferencën ndërmjet shqiptarit apo një braziliani për shembull. Kam pasur gjithmonë dëshirë për t’i dhënë mundësi një futbollisti me origjinë shqiptare, sepse e kam ditur gjithmonë se sa e vështirë është për t’u afirmuar në futbollin e niveleve të larta dhe në klube të mëdha, kështu që ato pak zgjedhje që unë kam bërë, besoj që më kanë dhënë konfirmimin, pasi jo vetëm që kanë nderuar fanellën e Lazios, por kanë transmetuar imazhin më të bukur të karakterit të shqiptarëve”, deklaroi Tare.

Si një prej figurave kryesore në sportin shqiptar, dhe biri i një familje sportistësh, Tare nuk e fsheh të dëshirën që në të ardhmen të kontribuojë dhe për vendin e tij.

“Një nga ëndrrat e mia është që një ditë të kthehem në Shqipëri dhe të kontribuoj për futbollin e vendit tim. Por e thëna me të bërën janë dy gjëra shumë larg njëra-tjetrës. Për t’u kthyer duhet të jenë edhe shumë kushte të përshtatshme, pasi Shqipëria është ende larg nga ku mund të jetë. Nëse do të kthehesha një ditë, do të vë në rrezik gjithçka që kam realizuar këtu, por do të më pëlqente shumë ta realizoja si sfidë”, u shpreh ai. Një rrëfim i thjeshtë dhe i sinqertë i Igli Tares, që vjen i plotë këtë të enjte në orën 20:30, në ‘Pa Filtër’, në kanalin T në Digitalb.

Tags: endeështëjetelargmundrikthimishqiperiaTare

TË LIDHURA

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital
Sport

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

20:09 | 14/03/2026
Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë
Sport

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

15:11 | 14/03/2026
Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta
Sport

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

13:07 | 14/03/2026
Next Post
Arrestimi i kuksianëve/Avokati i Popullit i nxjerr të palarat Policisë dhe Prokurorisë

Arrestimi i kuksianëve/Avokati i Popullit i nxjerr të palarat Policisë dhe Prokurorisë

FOTO/ Ish-ministri Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, kërkesë për të marrë fjalën

Saimir Tahiri bëhet sërish 'i gjallë', nxjerr foton me Berishën dhe...

I shpëtoi jetën pasagjerëve, njihuni me piloten heroinë

I shpëtoi jetën pasagjerëve, njihuni me piloten heroinë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com