Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tani jemi të qartë përse “u çmend” Ilir Meta

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Meta në krahë të Alfred Lelës

Nga: Mero Baze

E vetmja gjë që na bëri të dyshojmë se Ilir Meta ishte i përfshirë në një aferë të rëndë antiligjore me dhënien e shtetësive, ishte reagimi i tij dispropocional, pasi gazeta TemA denoncoi e para marrjen e shtetësisë në shkelje të plotë të ligjit të një futbollisti të Tiranës.

Reagimi ishte i egër dhe kërcënues, deri në premtim për të na tmerruar kur të vinte LSI në pushtet, se Ilir Meta është në pushtet.

Reagimi dukej se fshihte të vërtetën që ne nuk e dinim të plotë, por ai që e kishte bërë krimin e dinte. Gazeta TemA sot provoi se futbollisti i Tiranës, Ëinful Cobbinah, është prej vitit 2019 në një proces penal në Gjykatën e Tiranës, për falsifikim dokumentesh.

Falsifikimi i dokumenteve për dikë që kërkon shtetësinë e një vendi tjetër, është pengesë substanciale, është pika kyçe që ndan refuzimin me dhënien e shtetësisë, edhe sikur procesi të ndiqte procedurën e rregullt, e jo më kur procesi në vetvete është i paligjshëm.

Nëse presidenti i hap rrugë dhënies së shtetësive të një qytetari të huaj që është në proces penal për falsifikim dokumentesh po në vendin tonë, do të thootë se ke nxituar të mbrosh një falsifikator, duke i dhënë një identitet të ri në një shtet tjetër.

Dhe ky është më shumë se krim shtetëror. Ky është shërbim ndaj mafias ndërkombëtare, që nuk është çudi të jetë kthyer në praktikë në disa shtetësi të tjera të dyshimta që shfaqen në listën e presidentit.

Tani nuk përjashtojmë dot as ndihmën që presidenti Ilir Meta mund t’u ketë dhënë segmenteve terroriste në botë.

Por duke u kthyer tek rasti në fjalë, kemi dy probleme të rënda. E para, kemi përfshirjen e presidentit në një proces manipulativ për të mashtruar UEFA-n, duke ulur fiktivisht numrin e lojtarëve të huaj për një skuadër. Dhe këtë e ka bërë me koshiencë të plotë. Pra kemi një president që është bërë palë me një mashtrim të provueshëm.

Së dyti, që është dhe më e rënda, kemi një president që për të mashtruar UEFA-n me vetëdije, ka bërë po me vetëdije një krim të dytë, pasi i ka dhënë shtetësi dikujt që ndiqet penalisht nga gjykatat e vendit të tij, për falsifikim dokumentesh. Do të mjaftonte të fuste emrin e  tij në kërkim tek Gjykata e Tiranës, apo Prokuroria e Tiranës, për ta zbuluar këtë.

Me siguri e ka zbuluar, por ka menduar që nuk do ta zbulojnë të tjerët. Kjo është dhe arsyeja pse presidenti shpërtheu me aq zemërim dhe urrejtje për të na tmerruar, kur ne botuam këtë fakt. Dhe e paralajmëruam që nxitime të tilla mund të bëjnë që të marrin shtetësinë dhe terroristë, që ne nuk i njohim, nëse nuk i verifikojmë.

Tani kjo është e qartë. Presidenti i ka dhënë shtetësi dikujt që po gjykohet për falsifikim. Dhe e ka bërë me vetëdije të plotë që po shkelte ligjin dhe po mashtronte UEFA-n.

Dy mashtrime të rënda, duke shkelur ligjet e shtetit shqiptar. Nuk them që i duhet prerë ajo dora që jep shtetësi, pasi është kapur duke vjedhur. Por që i duhen hequr nga duart vulat dhe dekretet e shtetit shqiptar, duke e çuar aty ku e ka vendin.

Tags: dhenia e shtetesiveilir metamero baze

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Bullizoi konkurrentët, Shqipja e ‘Përputhen’ përjashtohet nga emisioni

Bullizoi konkurrentët, Shqipja e ‘Përputhen’ përjashtohet nga emisioni

Rekord rastesh me Covid-19 në një ditë në Gjermani

Rekord rastesh me Covid-19 në një ditë në Gjermani

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

by mirseda
19:12 | 07/07/2025
0

Në vitet e fundit, Ankaraja është angazhuar në një program dinamik të zhvillimit dhe eksportit ushtarak, duke...

Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes

Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes

18:38 | 07/07/2025
“Ata u përpoqën, por dështuan”/ Presidenti i Iranit: Izraeli tentoi të më eliminonte

“Ata u përpoqën, por dështuan”/ Presidenti i Iranit: Izraeli tentoi të më eliminonte

18:29 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

18:17 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com