Mediat ndërkombëtare kanë kritikuar spotin “Taken by Albania” që lidhet me promovimin e turizmit në Shqipëri. Në emisionin “Opinion” gazetari Andi Bejtja tha se “spoti është katunar”
“Mirë ishte që debati të bëhej para se të bëhej spoti. Mua nuk më shqetëson shumë një film që ka për personazh një tropojan. Është pak spot katunar. Nuk ka pse më bën mua impresion një film e ta kthej këtë në një spot për turizmin. Mund të kishte ndodhur atë vit që doli filmi, se po ta kërkosh në Google del filmi “Taken” e pastaj del spoti”, tha gazetari.
Ministri Blendi Klosi nga ana tjetër mbrojti spotin duke thënë se ai ia arriti qëllimit pasi është parë mbi 1 milion herë.
“Super sukses, realisht arriti që ngjallet një kureshtje”, tha ministri, por sipas tij ky nuk është spoti shqiptar.