Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Tahiri do të mbetet i lirë”, Paloka: Po hetojmë Ramën

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Tahiri do të mbetet i lirë”, Paloka: Po hetojmë Ramën

Deputeti i PD-së Edi Paloka, në një dalje për media është shprehur se i ashtuquajturi Komisioni Hetimor i “Tahirit”, nuk është ngritur vetëm për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, por është ngritur për të hetuar edhe kryeministrin Rama. 

Deklarata e plotë:

Rama mendon se me këtë veprim do të arrijë të mashtrojë jo vetëm ata që i kanë kërkuar kokën e Tahirit si një prej parakushteve për hapjen e negociatave por mendon se do të mashtrojë të gjithë shqiptarët. Vazhdon ti marrë shqiptarët për naivë dhe për budallenj. Nuk ka njeri që ta besojë se akti i Tahirit ishte, siç thotë Rama, një akt i pavarur dhe i kryer në padijeni të Ramës. Çdo gjë bëhet me shpresën që Rama do të mashtrojë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Në fakt me këtë akt që kanë ndërmarrë të dy, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do u vërtetojnë si shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, edhe një akuzë tjetër që ne kemi ngritur prej kohësh që ky zotëri ka kapur tërësisht dhe ka marë në duart e tij edhe drejtësinë. Çfarë ka ndodhur nga 6 muaj kur për herë të parë prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit?! Çfarë ka ndodhur që sot Tahiri vazhdon të dredhë i lirë dhe i pashqetësuar?!

Para 6 muajsh, prokuroria e Krimeve të rënda me fakte që kishte ajodhe me fakte që kishin ardhur nga prokuroria e Katanias, kërkoi në Parlament arrestimin e Tahirit. Arrestim që nuk u lejua nga Edi Rama i cili urdhëroi grupin e tij parlamentar të votojë kundër këtij arrestimi duke bllokuar drejtësinë. Sot, 6 muaj pas kësaj kërkese të prokurorisë të vetme ngjarje që lidhen me këtë çështje kanë qënë kapja e Orest Sotës me gati 900 mijë euro cash në makinë e tij dhe bashke me këto euro edhe 2 patentat e skafeve të Tahirit. Nëse e mbani mend, Tahiri i akuzuar nga Zagani dhe PD se ka në zotërim të tij edhe një skaf i cili gjithashtu është përdorur nga Habilajt si makina për trafik droge, e ka mohuar. Ashtu siç beri me makinën dhe siç vazhdon të bëjë edhe sot duke mashtruar këdo, kapja e patentave në makinën e Orest Sotës vërtetoi se këto akuza të PD ishin të drejta.

Por të kthehemi te ngjarja. Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe që Tahiri nga kërkesa e prokurorisë për të qënë në arrest sot vazhdon të bredhë i lirë. Vetëm kjo ka ndodhur që lidhet me çështjen. Një akt dhe një ngjarje tjetër që e rëndon disa fish situatën e Tahirit. Ju kujtoj se menjëherë pas kësja ngjarje, pas kapjes së Orest Sotës, Tahiri mbylli gojën dhe nuk foli më. Nuk bëri me cubin nëpër ekrane siç kishte bërë deri në atë ditë. Dhe kjo sepse fakti i fundit, kapja e Sotës me 900 mijë euro dhe patentat e Tahirit i vuri vulën gjithëçkaje për të gjithë ata që duan të shohin dhe të kuptojnë.

Ndërkohë në vend që me dorëzimin e mandatit Tahiri të përfundonte në burg, sot vazhdon të jetë i lirë dhe siç kemi deklaruar ne në marrëveshje me Edi Ramën do të mbetet i lirë. Pse?! Sepse ajo që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe ka qënë shumë më e rëndë se kaq. Edi Rama ka kapur prokurorinë dhe drejtësinë dhe siç kemi deklaruar ne që në fillim, PD, që në momentin e kapjes së prokurorit të përgjithshëm, i vetmi qëllim i Ramës ishte mbrotja e Tahirit, dmth mbrotja e vetes. Sepse nuk ka shqiptar dhe ndërkombëtar që të mos e besojë se Tahiri nuk bëri asgjë në kokën e vetë. Kanabizimi i Shqipërisë, futja e parave të drogës për të marrë pushtetin nuk ishte thjeshtë projekti i Tahirit.

Projekti ishte i Ramës dhe u zbatua nga Tahiri dhe bandat e rilindjes. Për këtë arsye sot Tahiri vazhdon të jetë i lirë çuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte prapa hekurave sepse ka garancinë e plotë të prokurorit të përgjithshëm Edvin Rama.

Ndërkohë si kryetar i Komisionit Hetimor që rëndom quhet komisioni Tahiri por që në fakt po të shihni objektin është ngritur për të hetuar Ramën bashkë me Tahirin, ju garantoj se çfarëdo që të bëjë Prokuroria e kapur nga Rama, të hapë apo të mbyllë çështje, ky komision do të vazhdojë të bëjë rolin e tij deri në fund, derisa të vërtetojë atë që përmenda më lart se projekti, strategjia e kanabizimit, trafikimit të drogës, dhe blerjes se zgjedhjeve dhe pushtetit me paratë e drogës nuk ishte thjehstë lojë e Tahirit por ishte një projekt që u ideua nga Edi Rama dhe u zbatua nga Rama dhe Tahiri. Ne do të vazhdojmë deri në fund megjithë pengesat që po i krijohen komisionit derisa ky fakt që sot dihet botërisht të vërtetohet edhe me dokumente. ​

Tags: hetojmëlirmbetetPalokaRamënTahiri

TË LIDHURA

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali
Aktualitet

Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali

19:45 | 05/12/2025
Next Post
Shoqëri ujqërish/Pse politikanët pasurohen dhe populli rri me barkun bosh?!

Shoqëri ujqërish/Pse politikanët pasurohen dhe populli rri me barkun bosh?!

Trump dekoron “Zambakun e Prizrenit”, Nexhmije Pagarushën

Trump dekoron “Zambakun e Prizrenit”, Nexhmije Pagarushën

Tronditet imami shqiptar, i lënë mbi makinë një foshnjë

Tronditet imami shqiptar, i lënë mbi makinë një foshnjë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve
Bota

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

by mirseda
08:31 | 06/12/2025
0

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme...

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com