Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Tahiri nën hetim të trefishtë, Bylykbashi: Marku të hapë dosje për shitblerjen e votës në Tiranë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pse ka ngecur propaganda e Rilindjes?

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ka sugjeruar kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimin për Saimir Tahirin për veprën e shitblerjes së votës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013.

Me anë të një statusi në Facebook, Bylykbashi shkruan se merr sugjerim nga përgjimi i Habilajve në dhjetor të 2013-ës sipas të cilëve Tahiri ka shpenzuar 5 milionë euro në fushatë dhe përgjimi i janarit 2014 sipas të cilit, Habilajt thonë se janë blerë të gjitha votat. Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm, Tahiri është aktualisht nën hetim për lidhje me trafikun e drogës. Nëse merret parasysh kjo kërkesë, do ishte i treti për Tahirin, pas ati që do të bëjë Komisioni Hetimor i grupit të deputetëve të Kuvendit për lidhje me kanabizimin e vendit në vitin 2016-të

Deputeti demokrat thotë se kërcimi i PS-së në Tiranë nga 140 mijë vota në 2011, në 199 mijë vota në 2013, dhe pastaj rënia sërish në rreth 130 mijë vota në 2015, është tregues i qartë, sipas tij, për diçka jo normale që duhet të çojë në hetim.

Bylykbashi shkruan se Marku duhet ta ndërmarrë këtë hetim nëse nuk është “prokurore guackë që aktivizohet vetëm me telefonatë të kryeministrit”.

Statusi i plotë i Oerd Bylybkashit

“Krimi on-shore dhe prokurorja guackë‎

Arta Marku, Prokurorja Provizore duhet te nisë hetimin e Sajmir Tahirit, ish-kreu i PS për Tiranën, për veprën korruptive të shitblerjes së votës.

Habilajt deklarojnë në dhjetor 2013 që ‎Saimir Tahiri ka shpenzuar së paku 5 milionë euro në fushatë zgjedhore. Fushata zgjedhore para dhjetorit 2013 ishte ajo e zgjedhjeve të qershorit të atij viti. ‎Në janar 2014, Habilajt deklarojnë ‎se është bërë masakër, janë blerë të gjitha votat. E nese blen kaq shumë, edhe fiton. Këto deklarime janë të regjistruara në Prokurorinë e Catanias, në Itali.

‎Ne fushaten e 2013 që permendin Habilajt, PS e qarkut Tiranë me në krye Tahirin, kërceu nga 140.000 vota në 2011 në 199.000 vota në 2013 për të rënë në 130.000 në 2015 (të gjithë e dinë që Saimiri nuk e honeps Erionin dhe as gur per të çarë kokën nuk i jep, jo më para). Një kërcim i paprecedent me plot 59.000 vota që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Tiranë dhe askund tjetër që vetem shitblerja e votës dhe përfshirja e bandave e justifikojnë.

Të shohim a do ta hetojë prokurorja këtë korrupsion politik ‎me paratë e krimit on-shore, vendali, apo është prokurore guackë që aktivizohet vetëm me telefonatë të Kryeministrit.”

Tags: bylykbashidosjee votëshetimmarkuNënshitblerjenTahiritë haptiranetrefishtë

TË LIDHURA

Testi i parë për të, drejtori i Policisë Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë
Aktualitet

Testi i parë për të, drejtori i Policisë Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë

18:38 | 17/04/2026
PD ka njoftuar 3 orë protestë, policia zbret në terren 1500 efektivë
Aktualitet

PD ka njoftuar 3 orë protestë, policia zbret në terren 1500 efektivë

18:37 | 17/04/2026
Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv
Aktualitet

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

17:56 | 17/04/2026
Next Post
Rama nis taksimin e pronës në ditën e gënjeshtrës, ja qytetet me faturën më të lartë

Rama nis taksimin e pronës në ditën e gënjeshtrës, ja qytetet me faturën më të lartë

Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri më i dobët se në vendet e Afrikës dhe Azisë

Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri më i dobët se në vendet e Afrikës dhe Azisë

Oligarku rus: Putin nën tutelën e një grupi kriminal

Oligarku rus: Putin nën tutelën e një grupi kriminal







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Testi i parë për të, drejtori i Policisë Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë
Aktualitet

Testi i parë për të, drejtori i Policisë Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë

by mirseda
18:38 | 17/04/2026
0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zbritur në terren për protestën e shtatë të opozitës,...

PD ka njoftuar 3 orë protestë, policia zbret në terren 1500 efektivë

PD ka njoftuar 3 orë protestë, policia zbret në terren 1500 efektivë

18:37 | 17/04/2026
E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik

18:13 | 17/04/2026
Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

17:56 | 17/04/2026
A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

17:54 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com