Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tabela/ Hyjnë në fuqi vendimet, rritje pagash për këto kategori

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tabela/ Hyjnë në fuqi vendimet, rritje pagash për këto kategori

Kanë hyrë në fuqi Vendimet e Këshillit të Ministrave për rritje page për kategori të caktuara të punonjësve shtetërorë. Në këto kategori bëjnë pjesë ushtarakët, mësuesit dhe edukatorët e shkollave dhe kopshteve të sistemit parauniversitar, diplomatët, etj. Në tabelat që riprodhohen në vijim pasqyrohen pagat e reja të grupeve, që shoqërohen me shtesat e posaçme sipas pozicioneve dhe profesioneve, pagat e grupit, pagat për vjetërsi në punë, etj.

Këto Vendime kanë hyrë dje në fuqi, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të radhës, por pagat e punonjësve të prekur nga to do të rriten duke filluar nga 1 prilli 2019.

Sa i përket sistemit arsimor, një drejtori të arsimit të mesëm paga sipas pozicionit i shkon në 61.000 lekë, ndërsa deri tani ishte 57.750 lekë në muaj. Kjo pagë ka si shtesa pagesën për vjetërsi në punë, si dhe pagesa të tjera në përputhje me nivelin arsimor të drejtorit. Rritja llogaritet në masën 6 për qind. Ndërkohë që për një edukatore kopshti me shkollë të mesme paga bazë shkon nga 31.350 lekë, në 34.000 lekë, me një rritje gati 9 për qind.

Sa u përket ushtarakëve, paga e gjeneralëve dhe paga e gradave të tjera më të larta nuk lëviz, por rritja është e ndjeshme në bazë të piramidës së pagave. Kështu, paga më e ulët, që i përket “ushtarit të parë” tani do të jetë 39.300 lekë, nga 33.600 lekë në muaj, me një rritje prej 17 përqindësh.

Sikurse është deklaruar zyrtarisht kohët e fundit, mbi 65 mijë punonjës përfitojnë nga rritja e pagës, sipas vendimeve të qeverisë, me një kosto vjetore për buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekësh ose 24 milionë eurosh.

Në kategoritë që përfitojnë përfshihen 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës mesatarisht prej 7%; 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë dhe staf shëndetësor me një rritje 7%; 6.800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7%; 3.560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7% dhe 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%.

Në vitin  2000 paga mesatare bruto në Shqipëri në raport me fuqinë blerëse ishte sa 13 për qind e nivelit të  pagave në Gjermani, ndërsa në vitin 2018 ato, ndonëse mbeten ende larg, në rreth 30 për qind të nivelit te pagave të Gjermanisë, sidoqoftë kanë shënuar një rritje reale. Sipas institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në raportin e parashikimit 2019, Shqipëria bashkë me Moldavinë dhe Ukrainën u renditën në vendet me nivelin me të ulët të pagave ndër vendet në tranzicion në raport me Gjermaninë.

 

Tags: kmrritje pagevendimi

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
“Pjesë e historisë. Kërkesë për libër, film…” Flet mbesa: Kush ishte Admir Murataj

“Pjesë e historisë. Kërkesë për libër, film...” Flet mbesa: Kush ishte Admir Murataj

“Djali biond i suedezit”, Ermal Fejzullahu i përgjigjet Olti Currit

“Djali biond i suedezit”, Ermal Fejzullahu i përgjigjet Olti Currit

I kërkoi prova Biberajt, Manjani-Ramës: Ja ku i ke, qeveri autokratike

Kapja e kontejnerëve me kokainë, ish-ministri: Importi s’bëhet pa garanci shtetërore







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com