Politikë

Kapja e kontejnerëve me kokainë, ish-ministri: Importi s’bëhet pa garanci shtetërore

               Publikuar në : 10:57 - 16/04/19 Enno

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas kapjes së 91.25 kg kokainë në portin e Maltës me tre kontejnerë, ku dyshohej se dy prej tyre kishin destinacion Durrësin.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani shkruan se trafiku i drogës vazhdon ende, ndërsa thekson se importi i sasive të mëdha të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.

Postimi i Manjanit:
Droga vazhdon…
Nga 3 kontejnerë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan pasur destinacion Durrësin.
Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen me gjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…
Ndërkohë qeveria thotë: “s’ka drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.
“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.
Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam…”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT