Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Me sytë nga Franca për të kuptuar se çfarë po ndodh me Evropën

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Me sytë nga Franca për të kuptuar se çfarë po ndodh me Evropën

Paul Krugman, kolumnisti i “New York Times” shkruan se të gjithë do të tmerrohen nëse Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale në Francë, por sipas tij edhe nëse e keqja do të shmanget këtë të diel, e gjithë elita e Evropës do të ketë një shans afatshkurtër për të ndrequr rrugët e saj të veprimit.

Paul Krugman/“New York Times”

Të dielën, Franca do të mbajë balotazhin e saj presidencial. Shumë vëzhgues presin që Emmanuel Macron, një centrist i pastër, të mposhtë Marine Le Pen, nacionalisten e bardhë – ju lutem, le të mos i japim më një vello dinjitoze duke e quajtur atë “populizëm”. Një fitore e Le Pen-it do të ishte një katastrofë për Evropën dhe botën.

Por unë gjithashtu mendoj se është e drejtë të shtroj disa pyetje, lidhur me atë që po ndodh. Së pari, si mbërritën gjërat në këtë pikë? Së dyti, a do të jetë një humbje e Le Pen, asgjë më shumë se sa një pushim i përkohshëm nga kriza e vazhdueshme evropiane?

Si gjithë të tjerët në këtë anë të Atlantikut, unë nuk mund të ndihmoj dhe aq, duke e parë Francën pjesërisht përmes syzeve me ngjyrë të Trump. Por, është e rëndësishme të kuptohet, se paralelet mes politikës franceze dhe asaj amerikane ekzistojnë, pavarësisht dallimeve të mëdha në lidhje me prirjet themelore ekonomike dhe sociale.

Sa për fillim, ndërsa Franca merr një sasi mahnitëse të shtypit të keq – shumica e së cilës vjen nga ideologët që insistojnë se shtetet bujare të mirëqenies sociale duhet të kenë efekte katastrofike – është në fakt një ekonomi mjaft e suksesshme. Besojeni apo jo, të rriturit francezë në vitet e tyre kryesore të punës (25- 54 vjeç) kanë dukshëm më shumë gjasa se sa homologët e tyre amerikanë për t’u punësuar.

Ata janë gjithashtu po aq produktive. Është e vërtetë, se francezët në tërësi prodhojnë rreth një të katërtën më pak për person sesa bëjmë ne në SHBA – por kjo ndodh kryesisht për shkak se ata marrin më shumë pushime dhe dalin më shpejt në pension, çka sigurisht nuk janë gjëra të tmerrshme.

Dhe ndërsa Franca, si pothuajse të gjithë, ka përjetuar një rënie graduale të punëve prodhuese, ajo s’ka përjetuar kurrë diçka të ngjashme si “shoku Kinez”, që çoi në pikiatë vendet e punës prodhuese në fillim të viteve 2000 në SHBA. Ndërkohë, në sfondin e kësaj ekonomie jo të madhe por as të tmerrshme, Franca ofron një rrjetë të sigurisë sociale, që shkon përtej ëndrrave më të çartura të progresistëve në Shtetet e Bashkuara: garanton kujdes shëndetësor me cilësi të lartë për të gjithë, pagesa bujare të pushimeve për prindërit e rinj, dhe shumë të tjera.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Franca – ndoshta për shkak të këtyre dallimeve politike, mbase për arsye të tjera – nuk është duke përjetuar asgjë të krahasueshme me kolapsin social që duket të jetë duke rrënuar shumë nga amerikanët e bardhë. Po, Franca ka probleme të mëdha sociale; po kush nuk ka?

Por, ajo tregon pak shenja të ngjitjes në pikën “e vdekjes dëshpëruese” – vdekshmërisë nga droga, alkooli dhe vetëvrasjet – që Anne Case dhe Angus Deaton kanë dëshmuar se janë duke u zhvilluar në mesin e klasës së bardhë punëtore në SHBA. Me pak fjalë, Franca vështirë se mund të cilësohet një vend utopik, por bazuar tek shumica e standardeve, u ofron qytetarëve të saj një jetesë mjaft të mirë.

Pra, pse janë kaq shumë të gatshëm për të votuar për të – sërish le të mos përdorim eufemizma- një raciste ekstremiste? Ekzistojnë pa dyshim arsye të shumta, sidomos ankthi kulturor mbi emigrantët myslimanë. Por, duket e qartë se vota për Le Penin, do të  jetë pjesërisht një votë proteste kundër atyre që perceptohen si zyrtarë të pandjeshëm që e drejtojnë Bashkimin Evropian. Dhe se ky perceptim ka mjerisht edhe elementë të së vërtetës.

Ata prej nesh që panë institucionet evropiane të merreshin me menaxhimin e krizës së borxhit, e cila nisi në Greqi dhe u përhap në shumë vende të Evropës, u tronditën nga kombinimi i egërsisë dhe arrogancës që mbizotëroi për një kohë të gjatë. Ndonëse Brukseli dhe Berlini u gabuan sërish dhe sërish mbi ekonominë – edhe pse masat shtrënguese që ata imponuan, qenë po aq ekonomikisht shkatërruese sa kishin paralajmëruar kritikët – ata vazhduan të veprojnë sikur i dinin të gjitha përgjigjet, se çdo vuajtje që shfaqej rrugës, qe në fakt ndëshkimi i nevojshëm për mëkatet e të shkuarës.

Politikisht, eurokratët shkuan tepër larg me këtë sjellje, pasi kombet e vogla detyroheshin lehtësisht, shumë prej tyre të tmerruara nga ideja e privimit nga ndihmat financiare, për të mos i rezistuar deri edhe kërkesave më të paarsyeshme. Por, elita e Evropës do të bënte një gabim të tmerrshëm, nëse beson se mund të sillet në të njëjtën mënyrë me lojtarë më të mëdhenj.

Në fakt, ka që tani aluzione mbi katastrofën që pritet të ndodhë me negociatat e afërta mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë për Brexit. Unë do të dëshiroja që britanikët të mos kishin votuar në favor të Brexit-it, gjë që do ta bëjë Evropën më të dobët dhe vendin e tyre të varfër. Por, zyrtarët e BE-së, janë duke u dukur gjithnjë e më shumë si një grua e braktisur, që është e vendosur të nxjerrë përfitimet maksimale nga divorci.

Dhe ky është thjesht një plan i çmendur. Na pëlqen apo jo, Evropa do të duhet të jetojë me një Britani pas Brexit, dhe imponimi në stilin grek, thjesht nuk do të funksionojë me një komb të madh, të pasur dhe krenar si Mbretëria e Bashkuar. Kjo më çon sërish tek zgjedhjet franceze. Ne duhet të jemi thellësisht të tmerruar nga mundësia e një fitoreje të Le Pen.

Por, duhet të jemi të shqetësuar se një fitore e Macron, do të interpretohet nga Brukseli dhe Berlini sikur Brexit qe një lajthitje, dhe se votuesit evropianë mund të jenë gjithnjë të frikësuar duke ecur së bashku me atë që u thonë drejtuesit e tyre se është e nevojshme. Pra, le të jetë e qartë: Edhe në rast se e keqja do të shmanget këtë të diel, e gjithë elita e Evropës do të ketë një shans afatshkurtër për të ndrequr rrugët e saj të veprimit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BrexitEmanuel MacronevropaFrancaMarine Le Penpaul krugmanSHBAzgjedhjet ne france

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
I shpërtheu makina në flakë, flet kreu i PS-së në Kolsh: Ja ku dyshoj

I shpërtheu makina në flakë, flet kreu i PS-së në Kolsh: Ja ku dyshoj

Rama e nis ditën duke i treguar shqiptarëve se e ka fituar Kavajën. Por me çfarë kostoje zoti Kryeministër?

Rama e nis ditën duke i treguar shqiptarëve se e ka fituar Kavajën. Por me çfarë kostoje zoti Kryeministër?

“Çmenduria” e presidentit të klubit shqiptar, ofroi 100 milionë lekë për fitoren

"Çmenduria" e presidentit të klubit shqiptar, ofroi 100 milionë lekë për fitoren







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit
Politikë

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

by mirseda
13:36 | 20/01/2026
0

Noka: Rama ka kërkuar përjashtimin e opozitës, do të marrë peng parlamentin. Afati përjashtimit vazhdon e shtyhet...

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

13:28 | 20/01/2026
Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

13:22 | 20/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit deklaratë : Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve

Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit deklaratë : Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve

13:16 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com