Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Superliga pa ‘kryetar’, kampionat i dobët apo i fortë?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Shqipëria, Sport, Të Gjitha
Superliga pa ‘kryetar’, kampionat i dobët apo i fortë?

Të premten dhe të shtunën u luajt dhe java e 24-t e kategorisë maksimale të futbollit shqiptar dhe rezultatet e ndeshjeve i shërbyen paqartësisë.

Laçi kap për herë të parë në historinë e tij, nëse statistikat nuk tradhtojnë, vendin e parë në kategorinë superiore dhe tani merr “mbi kurriz” 9 skuadrat e tjera ndjekëse, një presion shumë i madh që Vllaznia e Shkodrës nuk e përballoi dot më shumë se 26 javë kampionat.

Kurbinasit konfirmojnë se janë skuadra më serioze në aspektin e disiplinës, të gjithë bëjnë detyrën dhe rezultatet nuk mungojnë. Mund të mundin këdo, si brenda dhe jashtë. Me Shpëtim Duron trajner, këtë sezon, duket se kanë gjetur dhe copën e fundit të “puzzle”-it që i ka munguar gjatë gjithë këtyre sezoneve si protagonist në elitë.

10 ndeshje pa humbje dhe fitoret ndaj ‘të mëdhave’ kanë bërë që skuadra laçjane të arrijë një sukses të paprecedentë për ta. U mungon bomberi i kampionatit të kaluar, Kirian Nuabueze, një 9-ësh ‘race’ që në fakt do t’i mungonte çdo skuadre në Shqipëri, por rezultatet e fundit pa të në fushë kanë treguar se skuadra nuk është e varur nga një futbollist i vetëm.

Tani që Laçi ka marrë kryesimin e kampionatit nga Vllaznia që e mbajti që nga fillimi, Superliga bëhet me ‘lokomotivë’ të re por një kryesues pretendent, nga ata që fitojnë 5-7 ndeshje rradhazi nuk po duket. Diferencat janë minimale dhe mjafton të përmendim faktin që katër ekipet e renditura të parat kanë vetëm 2 pikë diferencë me njëri tjetrin. Apo faktin tjetër që para derbit Tirana ishte futur sërish në valle për titullin edhe pse pas dy fazave të para ishte ‘përjashtuar’ nga të gjithë.

Partizani duket i ‘frikshëm’ për skuadrat që ka rreth tij. Ka një trajner serioz, Ilir Dajën që e ka treguar veten në futbollin shqiptar, ka një administratë klubi të përkushtuar, ka dhe listë futbollistësh të plotë me kualitete dhe talente. Por Partizani nuk ka vazhdimësi në rezultat për t’u quajtur pretendenti kryesor i kampionatit sepse siç thamë dhe më lart: një kryesues pretendent, nga ata që fitojnë 5-7 ndeshje rradhazi nuk po duket. A mund ta quajmë pretendent ekipin që në katër ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore dhe ka humbur me vendin e fundit në shtepi?

Teuta gjithashtu duket një ekip i mirë por që numëron 12 barazime në vetëm 24 ndeshje, gjysmat e ndeshjeve i ka barazuar, asnjë kampion në asnjë vend të botës nuk barazon gjysmat e ndeshjeve.

Dhe në fund Vllaznia që na ka prezantuar me dy ekipe të ndryshme në këto 24 javë, njëri për kampion që ka disa javë që nuk duket më dhe njëri për mbijetesë që po zhbën punën e fillimit. Në 5 ndeshjet e fundit janë ekipi më i dobët i superiores me 2 pikë, më pak se të gjithë në këtë periudhë.

A quhet një kampionat pa pretendent i fortë apo i dobët?

Kur bëhet fjalë për luftë të ngjeshur në krye të kampionatit ka dy skenarë: i pari kur skuadrat e ngjeshura 2 apo 3 apo rrallë dhe 4 (në ndonjë kampionat me 20 skuadra) kanë shumë pikë të grumbulluara dhe lufta bëhet lart, pra grupi kryesues është i shkëputur nga pjesa tjetër ose skenari tjetër kur ekipet e ngjeshura e bëjnë luftën me pak pikë dhe i kanë më pranë ndjekësit.

Nuk mund ta quajmë të fortë kampionatin e këtij viti sepse nuk kemi ekipe të vogla që kanë potencial dhe këllqe për të mundur pretendentët për titull por kemi pretendentë për titull që e kanë të pashmangshme minimumi një humbje në 5 të paktën sipas statistikave apo në rastin e Teutës, që ka 1 humbje në 12, por që i prishin punë barazimet që i ka 1 në 2 ndeshje. T. Kotorri

Tags: EditoriallacipartizaniSuperligateutavllaznia

TË LIDHURA

“Air Albania” mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë
Aktualitet

“Air Albania” mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë

17:31 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
Next Post
Pandemia dhe tërmeti, Rama: Do dalim më të fortë, s’ka më të mirë se ne

Prezantimi i planit: Premtohet ulja e taksave për biznesin e vogël

Video/ Gol i pabesueshëm vjen nga Premier Liga, Lamela shënon me “rabona”

Ngjarjet e Premierit Ligës, Arsenali kthen rezultatin fiton dhe Junajtid

Partia Demokratike nxjerr emrat e kriminelëve: Reagon Sekretari i Përgjithshem

Partia Demokratike nxjerr emrat e kriminelëve: Reagon Sekretari i Përgjithshem







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5, nën moderimin e Ledion Liços
Showbizz

Zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5, nën moderimin e Ledion Liços

by mirseda
17:49 | 08/12/2025
0

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së...

“Air Albania” mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë

“Air Albania” mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë

17:31 | 08/12/2025
Trump-Netanyahu takohen më 29 dhjetor për armëpushimin në Gaza dhe çarmatimin e Hamasit

Trump-Netanyahu takohen më 29 dhjetor për armëpushimin në Gaza dhe çarmatimin e Hamasit

17:26 | 08/12/2025
Tërmet me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

16:30 | 08/12/2025
Partneri i Eni Koçit konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

Partneri i Eni Koçit konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

16:26 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com