Disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar ditën e sotme me gurë makinën e analistit të njohur Fatos Lubonja. Ky i fundit e ka konfirmuar lajmin për “BalkanWeb”.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Kreu i Shtetit Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga fugoni për të ‘përshëndetur’ makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e kryeproblematikut”, shkruan Meta.