pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcasinoroyal girişnesinecasinomercurecasino girişcasinoroyalnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetnesinecasinoganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sulmi ndaj Kapitolit/ Raporti: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Dy komisione të Senatit publikuan një raport të përbashkët të martën ku detajohen “një numër dështimesh lidhur me informacionet e zbulimit si dhe çështje të sigurisë” si përpara ashtu edhe gjatë sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit.

“Gjashtë janari 2021 shënoi jo vetëm një sulm ndaj ndërtesës së Kapitolit, por dhe një sulm ndaj demokracisë“, thuhet në raport.

“Subjektet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së godinës së Kapitolit si dhe të gjithëve atyre që ndodheshin atë ditë brenda saj, nuk ishin të përgatitur për një sulm në shkallë të gjerë, pavarësisht se ishin në dijeni mbi mundësinë për dhunë që kishte nën shënjestër Kapitolin“.

Komisioni i Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe ai i Rregulloreve filluan hetimin e tyre dypalësh në muajin shkurt. Ata dëgjuan dëshmi nga krerët e Policisë së Kapitolit, agjencive të tjera të zbatimit të ligjit si dhe zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes dhe atij të Sigurisë Kombëtare. Anëtarët e komisioneve thanë se ata kishin shqyrtuar gjithashtu me mijëra dokumente dhe se kishin marrë deklarata me shkrim nga 50 oficerë të Policisë së Kapitolit.

“Një faktor kryesor kontribues në ngjarjet tragjike të 6 janarit ishte dështimi i komunitetit të zbulimit për të analizuar, vlerësuar dhe shpërndarë informacionin tek strukturat e zbatimin e ligjit në lidhje me potencialin për dhunë dhe kërcënimet që diheshin ndaj Kapitolit si dhe ligjvënësve të pranishëm atë ditë”, thuhej në raport.

Komisionet thanë se dështimet me informacionet e zbulimit përfshinin si mungesën e vlerësimit të kërcënimit që u lëshua nga Byroja Federale e Hetimit apo Departamenti i Sigurisë Kombëtare, “krahas thirrjeve në internet për dhunë ndaj Kapitolit”, ashtu edhe mungesën e ndarjes së informacionit me punonjësit e policisë, rreth kërcënimeve për dhunë nga ana e degëve të zbulimit të Policisë së Kapitolit.

Sulmi ndodhi ndërsa ligjvënësit brenda Kapitolit ishin mbledhur për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump hynë me dhunë brenda perimetrit të sigurisë e më pas në ndërtesën e Kapitolit.

Anëtarët e Kongresit nxituan për të gjetur një vend të sigurt dhe iu rikthyen punës që kishin nisur vetëm pas disa orësh kur agjencitë e zbatimit të ligjit dhe Garda Kombëtare rifituan kontrollin mbi ndërtesën.

“Sulmuesit e dhunshëm, në një përpjekje për të prishur punimet e një sesioni të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit, hynë në ndërtesën e Kapitolit, kryen vandalizma, vodhën e dëmtuan zyrat. Ata sulmuan punonjësit e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan sigurinë dhe jetën e udhëheqësve të zgjedhur. Tragjikisht shtatë persona, mes tyre tre oficerë të zbatimit të ligjit, humbën jetën“, thuhet në raport.

Krahas dështimeve me informacionet e zbulimit, komisionet fajësuan gjithashtu të ngarkuarit me sigurinë e Kapitolit se nuk kishin kërkuar ndihmë nga Garda Kombëtare para 6 janarit dhe kur e bënë një gjë të tillë atë ditë, procesi ishte shoqëruar me të meta që sollën për pasojë mbërritjen e trupave të Gardës Kombëtare në godinë katër orë pasi protestuesit e parë kishin thyer perimetrin e sigurisë jashtë godinës.

Raporti rekomandon modernizimin e këtyre proceseve, së bashku me krijimin e një byroje të zbulimit brenda Policisë së Kapitolit. Në të bëhet thirrje drejtuar agjencive të zbulimit për të rishikuar mënyrën se si i trajtojnë postimet në mediat sociale të cilat flasin për kërcënime për dhunë.

Në raport bëhet thirrje gjithashtu për sigurimin e një numri të mjaftueshëm oficerësh e personeli tjetër brenda forcës së Policisë së Kapitolit si dhe për trajnime e pajisje të nevojshme.

“Drejtuesit e Policisë së Kapitolit nuk zhvilluan një plan gjithëpërfshirës lidhur me sesionin e përbashkët që të detajonte ndër të tjera se ku do të vendoseshin oficerët e policisë“, thuhet në raport. “Ata gjithashtu dështuan t’u sigurojnë oficerë të vijës së frontit pajisjet e duhura mbrojtëse apo trajnim efektiv“.

Raporti shton se udhëheqësit nuk autorizuan njësitë e posaçme që trajtojnë rastet e trazirave të organizuara civile “që mund të kishin përdorur të gjitha municionet paralizuese duke u rritur aftësinë e punonjësve të policisë për t’i shtyrë e mbajtur nën kontroll protestuesit”.

Në një deklaratë të martën Policia e Kapitolit tha se drejtuesit e saj e dinin përpara 6 janarit se territori rreth Kapitolit do të ishin në qendër të një demonstrate të madhe, por informacionet e disponueshme nuk zbuluan se “demonstrata në shkallë të gjerë do të shndërohej një sulm në shkallë të gjerë ndaj ndërtesës së Kapitolit pasi nuk kishte informacion specifik të besueshëm zbulimi për një sulm të tillë”.

“As Policia e Kapitolit, as FBI-ja, Shërbimi Amerikan i Zbulimit, Policia Metropolitane ose partnerët tanë të zbatimit të ligjit nuk e dinin se mijëra protestues po planifikonin të sulmonin Kapitolin“, tha agjencia. “Informacionet e zbulimit që diheshin thjesht nuk e mbështesnin këtë përfundim“.

Komisionet rekomanduan gjithashtu zbatimin e trajnimeve të përbashkëta në zonën e Uashingtonit për të përmirësuar koordinimin mes agjencive federale, organeve shtetërore dhe lokale në rast të kërcënimeve mbi sigurisë për të cilat kërkohet ndihmë urgjente./VOA/

Tags: kapitolraportsulm

TË LIDHURA

Bota

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Bota

Pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet kryetar i Fidesz pa rival

17:59 | 13/06/2026
Bota

Kryeministri pakistanez: SHBA-Iran, marrëveshje paqeje brenda 24 orëve

17:36 | 13/06/2026
Next Post

Çmimet e larta të vajit dhe zarzavateve çuan inflacionin e majit në 1.8%

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në vendin tonë në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com