Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Sulmi me thikë ndaj Ernest Gjokës, reagon FSHF dhe Partizani

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Sulmi me thikë ndaj Ernest Gjokës, reagon FSHF dhe Partizani

Pas skandalit në Shkodër, ku një person tentoi të godasë me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i Partizanit të cilët dënojnë me forcë këtë akt të shëmtuar.

FSHF dënon me forcë veprimin më të fundit ndodhur sot me trajnerin e klubit të futbollit Vllaznia, Ernest Gjoka ku një person ka tentuar të godasë me thikë trajnerin pas përfundimit të stërvitjes.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka sapo është informuar për këtë ngjarje ka telefonuar menjëherë trajnerin Ernest Gjoka për tu interesuar në lidhje me gjithçka ka ndodhur. Kreu i FSHF i ka garantuar teknikut angazhimin e tij maksimal  në zbardhjen e plotë të këtij akti. Z.Duka ka marrë kontakt më pas edhe me autoritetet policore për çështjen në fjalë.

Të tilla ngjarje janë tërësisht një anë shumë e shëmtuar, që nuk i përkasin aspak futbollit, lojës tonë, dhe dënohen maksimalisht nga opinioni sportiv dhe jo vetëm. Një ngjarje e tillë duhet të rrisë akoma më shumë ndërgjegjësimin qytetar për të luftuar të tilla fenomene.

Trajnerët tanë profesionistë duhet të punojnë të qetë dhe jashtë trysnisë psikologjike, apo akoma më tej të gjendur të kërcënuar nga situata të tilla me rrezikshmëri të lartë.

FSHF inkurajon trajnerin e Vllaznisë Gjoka dhe të gjithë klasën e trajnerëve që te vazhdojnë të ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre, trajnimin në futboll.

Asnjë motiv, rrethanë apo arsye nuk legjitimon kurrsesi humbjen e kontrollit total dhe ndërmarrjen e veprimeve agresive karshi njerëzve që punojnë cdo ditë dhe angazhohen shpirtërisht me futbollin dhe garën.

Le të shërbejë kjo ngjarje, fatmirësisht e mbyllur pa ndonjë komplikacion shëndetësor për trajnerin Gjoka, për ti paraprirë një disipline dhe rregulli akoma më të lartë nga klubet, në vendet kryesisht ku skuadrat kryejnë stërvitjet ditore. Por mbi të gjitha ti bëj apel ndërgjegjes qytetare për ti thënë STOP episodeve të tilla agresive, shkruan FSHF.

Reagimi i Partizanit:

Klubi i Futbollit Partizani nëpërmjet kësaj deklarate shpreh mbështetjen ndaj Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Trainerit Ernest Gjoka, i cili është sulmuar sot fizikisht në përfundim të seancës stërvitore.

Klubi Partizani e konsideron këtë ngjarje një akt të papreçedent që i ndodh trainerit, kolegut dhe njeriut, i cili në misionin e tij si profesionist në botën e futbollit është i detyruar të përballet dhe me kërcënime të kësaj natyre deri në rrezik për jetën.

Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i përkasin aspak futbollit lojës më të dashur, veçanërisht kur prekin trainerët , njerëzit të cilët ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre trainimin në futboll, shkruan Partizani.

Tags: dheErnestfshfGjokësndajpartizanireagonsulmithike

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
Lobi i armëve u kundërvihet protestave për armëmbajtjen në SHBA

Lobi i armëve u kundërvihet protestave për armëmbajtjen në SHBA

Gazetari zbardh skemën: Ballkani drejt luftës? Fuqitë e mëdha janë në “sulm”

Gazetari zbardh skemën: Ballkani drejt luftës? Fuqitë e mëdha janë në “sulm”

ʽDetiʼ/Shkullaku: S’po ndahet bahçja e Surrelit, duhet transparencë

ʽDetiʼ/Shkullaku: S'po ndahet bahçja e Surrelit, duhet transparencë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura
Bota

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

by mirseda
18:54 | 07/01/2026
0

Shtëpia e Bardhë ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Greonlandës dhe diskutimet e përfolura. “Administrata Trump...

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

17:37 | 07/01/2026
Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

16:49 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com