Makina e analistit Fatos Lubonja është goditur me mjete të forta. Ky është një rast i përsëritur, pasi e njëjta situatë ka ndodhur edhe në datën 7 korrik të vitit të lamë pas.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me mjete të forta makinën e analistit, e cila ishte parkuar pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit të dhjetorit 2019.
Ka qenë vetë analisti, i cili ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Shtetit më 2 janar, ndërsa pret që autoritetet të zbardhin ngjarjen e cila përsëritet për të dytën herë.