Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Studimi/Shqiptarët që kthehen nga Gjermania janë të çoroditur

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Studimi/Shqiptarët që kthehen nga Gjermania janë të çoroditur

Emigracioni ilegal dhe azil-kërkimi në Gjermani për motive ekonomike tanimë duken një kapitull i mbyllur për qytetarët e Shqipërisë. 99,4 % e azil-kërkuesve, pas refuzimit nga autoritetet gjermane nga 2014-2017 janë rikthyer në Shqipëri, shumica vullnetarisht dhe një pjesë me detyrim.

Një studim për emigracionin shqiptar në 25 vitet e fundit, i kryer nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, i  mbështetur nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe i sapo-publikuar në Tiranë, vëren se një kategori tjetër e emigrantëve të kthyer është edhe ajo e atyre që kanë jetuar legalisht për shumë vite në Gjermani apo kanë kryer atje studimet e larta.

Kthim me mentalitet të ri, shprehi gjermane pune: Riintegrimi i ish-emigrantëve, legalë, ilegalë apo azil-kërkues, të kthyer në Shqipëri, nuk është i lehtë. Pas vitesh jete dhe pune në Gjermani ata kanë vështirësi me mentalitetin vendas, nuk gjejnë punë, përballen me paga të ulëta, mungesën e rregullave të lojës, administratën publike jo efikase dhe korrupsionin, vë në dukje studimi i mbështetur nga GIZ.

Prof. Dr. Kosta Barjaba, që drejtoi këtë studim, sociolog, ekspert për emigracionin, thotë për DW se në përpjekjet për t’u ri-integruar ata kanë disa veçori dalluese nga emigrantët e kthyer nga vende të tjera të BE, kryesisht nga Greqia apo Italia.

“Të kthyerit nga Gjermania kanë një fuqi më të madhe tërheqëse në tregun e punës, janë  të zotët të lundrojnë në det të hapur” dhe të krijojnë sipërmarrjet e tyre. Ata kanë pasur vështirësi të mëdha për t’u integruar në Gjermani, të cilat i kanë bërë të jenë më konkurrues. Sa më i vështirë integrimi në Gjermani, aq më të mëdha eksperiencat dhe aftësitë sipërmarrëse që kanë fituar. Ata kanë kuptuar që betejat që duhet të zhvillojnë me tregjet shqiptare, me mjedisin shqiptar janë më të ashpra pasi shpejtësia e lëvizjes  së tyre është më e madhe se e shoqërisë shqiptare. Ata janë bërë pothuajse gjermanë, evropianë në mentalitet, shprehitë dhe kulturën e punës”, thotë për DË, Prof.Dr.Barjaba.

Gjermania – magnet emigracioni: Ekonomia e fortë dhe shkalla e ulët e papunësisë e bëjnë Gjermaninë një magnet që tërheq shqiptarët për të emigruar atje. Për më tepër që Gjermania priret të ketë një “politikë relativisht të dyerve të hapura ndaj emigrantëve duke qenë vendi që pranon emigrantë me më shumë dëshirë se vende të tjera të BE”, vë në dukje studimi.

Shumë nga ish-azilkërkuesit, sidomos të rinjtë, synojnë të emigrojnë sërish në Gjermani, tanimë në mënyrë ligjore. Ata po përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën gjermane, po ndjekin kurse profesionale dhe po marrin informacion nga autoritetet vendase dhe ato gjermane lidhur me emigracionin legal.

Ka edhe një kategori tjetër që po synon Gjermaninë: rinia studentore, e diplomuar për Mjekësi dhe Infermieri po studion gjuhën gjermane si kushti i domosdoshëm për të gjetur një kontratë pune në Gjermani.

Sipas informacionit për DË nga Ambasada Gjermane në Tiranë, vitin e kaluar tre mijë qytetarë nga Shqipëria morën vizë pune dhe emigruan në Gjermani për të punuar dhe jetuar atje.

A po ikën truri i Shqipërisë në Gjermani?

Jo, thotë për DË, Kosta Barjaba: “Në Shqipëri ka një perceptim të gabuar lidhur me emigrantët e ligjshëm, që mundëson Gjermania për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Vërtet Gjermania është e hapur për të marrë elitat nga çdo vend i rajonit apo më gjerë. Por në rastin konkret Gjermania kërkon njerëz për shërbime në sistemin shëndetësor, kryesisht për të moshuarit. Sistemi shëndetësor dhe ai social gjerman kanë shumë profesione të ndërmjetme që u ofrojnë pacientëve shërbime, kanë një gamë të gjerë pozicionesh pune që nuk  i plotëson dot vetë për arsye të ndryshme dhe për të cilat ka uri tregu  gjerman i punës. Prandaj Gjermania është magnet për momentin, shkurt Gjermania nuk kërkon trurin, por profesionistë për shërbime të caktuara. Trurin e kërkon dhe po e merr p.sh.  Kanadaja, që ka një sistem përzgjedhjeje të emigrantëve të superkualifikuar”, thekson ai.

Lëvizja e ngadalshme e shoqërisë në krahasim me individin

Profesionistët për shërbime ndërmjetëse në sistemin shëndetësor që kërkon Gjermania, tani për tani nuk i duhen Shqipërisë, sepse sistemi i saj shëndetësor nuk i ka këto shërbime. Por edhe kur t’i ketë, përsëri dëshira për të emigruar do të jetë e madhe.

“Gjithmonë do të ketë njerëz, të rinj dhe të reja, që do të duan të ikin nga Shqipëria. Kjo pasi shpejtësia e lëvizjes përpara, shpejtësia e ndryshimit e shoqërisë është shumë e ngadalshme në krahasim me shpejtësinë e individit nga njëra anë, dhe të shoqërisë në vendet e BE-së apo Perëndimit, nga ana tjetër”, thotë për DW, Kosta Barjaba.

Tags: coroditurGjermaniakrejtkthehenshqiptaretStudimi

TË LIDHURA

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil
Aktualitet

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

20:17 | 26/06/2025
“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi
Aktualitet

“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

20:14 | 26/06/2025
Next Post
Arratisje nga burgu dhe prodhues i lëndëve narkotike/ Bien në pranga dy persona (Emrat, foto)

Merr fund arratia e 41-vjeçarit të shpallur në kërkim

Dhuna në Korçë/Plas ‘lufta’ mes dy klubeve, Skënderbeu: Ka prapavijë politike (Video)

Dhuna në Korçë/Plas ‘lufta’ mes dy klubeve, Skënderbeu: Ka prapavijë politike (Video)

Ronaldo e la pa ndjenja në fushë, Sorrentino: Faleminderit legjendë

Ronaldo e la pa ndjenja në fushë, Sorrentino: Faleminderit legjendë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025




TË FUNDIT

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…
Sport

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

by mirseda
21:34 | 26/06/2025
0

Brajan Gruda, sulmuesi me origjinë shqiptare ia doli që të realizonte gol me Gjermaninë U21, në gjysmëfinalen...

Vajza e Feros mban mbiemrin Ismajli? Detaji që bie në sy në postimin e Arbenitës

Vajza e Feros mban mbiemrin Ismajli? Detaji që bie në sy në postimin e Arbenitës

21:31 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm

20:28 | 26/06/2025
Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

20:19 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com