Debutimi i Cristiano Ronaldos nuk ishte më i miri i mundshëm, pasi ylli portugez nuk arriti të shënonte në ndeshjen e parë me fanellën e Juventusit. Por në ndeshjen përballë Chievos, Ronaldo pati një përplasje të ashpër me portierin e skuadrës vendase Sorrentino, ku ky i fundit ngeli pa ndjenja dhe u detyrua të lëri fushën e lojës.
Ai mbeti pa ndjenja në fushë për disa momente, por më pas ky moment kaloi dhe duket se ai e ka marrë veten plotësisht tani. Cristiano Ronaldo pas ndeshjes ka bërë një gjest mjaft pozitiv, duke i shkruar portierit dhe i uron shërim të shpejtë. Ja cfarë shkruan Sorrentino në profilin e tij në “Twitter”: “Kam marrë një mesazh të përzemërt për shërimin e shpejtë nga Cristiano Ronaldo. Faleminderit legjendë,”-shkruan portieri.