Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Studimi/Gjuha që flisni mund të ndryshojë perceptimin tuaj mbi kohën

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT
Studimi/Gjuha që flisni mund të ndryshojë perceptimin tuaj mbi kohën

Koha duket se kalon më shpejt apo më ngadalë, në varësi të gjuhës që flasim, ka zbuluar një studim i ri, pikërisht për shkak të mënyrës në të cilën një gjuhë e caktuar amtare flet për kohën. Në anglisht, mund të flitet për një ditë “të gjatë” (a long day), kurse në greqisht, ju mund të flisni për një ditë të “plotë” – dhe këto variacione të lehta, duket se ndryshojnë perceptimet tona mbi kalimin e kohës, thonë shkencëtarët.

Një ekip i përbashkët i Universitetit Stellenbosh në Afrikën e Jugut dhe Universitetit të Lankasterit në Britaninë e Madhe, pretendojnë se studimi i tyre tregon se si dygjuhësia e inkurajon trurin të mendojë në mënyra të reja. “Gjuha mund të na ndryshojë perceptimin tonë mbi kohën, dhe në thelb të na bëjë ta përjetojmë atë në një mënyrë shumë specifike në varësi të gjuhës në të cilën flasim”- konfirmon anëtari i ekipit të këtij studimi, Panos Athanasopulos nga Universiteti i Lankasterit.

Në një eksperiment, një animacion kompjuterik me një vijë që zgjatej ngadalë u shfaq për 40 spanjishtfolës dhe 40 suedishtfolët. Të gjitha animacionet zgjasnin nga 3 sekonda secili, por vija nuk rritej gjithmonë në të njëjtën gjatësi. Hulumtuesit prisnin që për shkak se suedezët flasin për kohën në termat e distancës , do ta kishin të vështirë për të vlerësuar me saktësi se sa kohë kishte kaluar – dhe patën të drejtë.

Ndërkohë spanjishtfolësit, të cilët i referohen kohës në aspektin e vëllimit (si një pushim  “i vogël”, më tepër se sa një pushim “i shkurtër”), qenë shumë më të saktë në perceptimin e njëjtë të kalimit të 3 sekondave, pa marrë parasysh se sa zgjatej vija.

“Suedishtfolësit priren të mendojnë se vija që rritet më gjatë në distancë, kërkon më shumë kohë”- shpjegon një nga studiuesit, gjuhëtari Emanuel Bilund nga Universiti Stellenbosh.  “Spanjishtfolësit nuk u mashtruan nga kjo. Ata duket se mendojnë se nuk ka rëndësi se sa shumë zgjatet vija në distancë, pasi asaj i duhet ende e njëjta kohë për t’u zgjatur”.

Në një tjetër eksperiment, pjesëmarrësve iu shfaqën animacionet e një ene që mbushej ngadalë:gjatësia e animacionit ishte fikse, por ena mbushej me sasi të ndryshme. Pa dyshim, këtë herë qenë spanjishtfolësit ata që kishin më shumë probleme me vlerësimin e  kalimit të kohës.

Interesant është fakti se ku hiqeshin përcaktorët e një gjuhe të veçantë, vullnetarët ishin shumë më mirë në gjykimin e kohës, sikur t’u kërkohej me zë të lartë se kishte kaluar shumë kohë, dhe se eksperimenti u kishte shkaktuar diçka në tru. Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që po ndodhte, u rekrutuan 74 persona që flisnin të dyja gjuhët, spanjisht dhe suedisht, dhe iu treguan animacione të ngjashme.

Rezultatet përfundimtare qenë të njëjta:kur u udhëzuan në gjuhën suedeze, vullnetarët mashtroheshin më lehtë nga animacioni, dhe kur mësoheshin në spanjisht, ishte animacioni i enës që ndërhynte mbi perceptimet e tyre të kohës.

Duhet patur parsysh se ndryshimi nuk ishte i madh:studiuesit thonë se vetëm “dallime shumë të vështira”, u prekën nga gjuha , kur gjatësia e animacionit qe veçanërisht e madhe apo e vogël, apo kur ena nuk ishte veçanërisht plot apo bosh.

Pra, çfarë ndodh? Ekipi dyshon se në qoftë se ne jemi rritur me një gjuhë ku një gjatësi me e madhe do të thotë më shumë kohë (“një ditë e gjatë”), atëherë truri ynë automatikisht pranon se një filmimi më të gjatë i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur.

“Ne jemi duke hamendësuar se ky është një paragjykim experiential i lidhur me faktin se kur ne lëvizim nëpër hapësirës, sa më e gjatë distanca që përshkojmë, aq më shumë kohë merr për t’u përshkuar ajo”- thotë Bilund.

“Edhe foshnjat që ende nuk e zotërojnë gjuhën amtare, duket se kanë një lidhje midis gjatësisë fizike dhe gjatësisë kohore. Kjo mund të jetë diçka e lindur, dhe mund të jetë diçka që ne e fitojmë si përvojë teksa lëvizim nëpër hapësirë”.  Ky eksperiment, na ofron ndërkohë prova se të folurit e më shumë se një gjuhe, përmirëson seksione të caktuara të trurit – që në rastin konkret na mundësojnë të mendojmë mbi kohën në dy mënyra të ndryshme. “Duke mësuar një gjuhë të re, ju papritmas përshtateni me dimensione perceptuese, për të cilat nuk ishit në dijeni më herët”- shpjegon Athanasopulos.

Ai shton se mënyra dygjyhësore shtrihet ndërmjet dy mënyrave të të menduarit, dhe tregon ndikimin e madh që ka gjuha mbi trurin tonë. “Gjuha mund të ndikojë tek shqisat tona më elementare, duke përfshirë edhe emocionet, perceptimin tonë vizual, dhe siç rezulton tashme edhe ndjesinë tonë mbi kohën”- thotë ai. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: GjuhakohandryshonperceptimiStudimi

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Ekonomia dhe drejtësia e rrënuar po mbajnë Shqipërinë larg BE-së

Ekonomia dhe drejtësia e rrënuar po mbajnë Shqipërinë larg BE-së

Degradon Hekurudha, bien të ardhurat me 4 milionë euro

Degradon Hekurudha, bien të ardhurat me 4 milionë euro

Gianni Pitella: BE në krizë, i duhet të ndryshojë të gjithë strukturën  

Gianni Pitella: BE në krizë, i duhet të ndryshojë të gjithë strukturën  







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com