E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Studimi/ Rasti i parë me Covid, një shitëse peshku në tregun e Wuhan-it

Rasti i parë i konfirmuar i Covid-19 është gjurmuar tek një femër, shitëse produktesh deti në një treg me shumicë në Wuhan të Kinës, dhe jo një kontabilist që jetonte larg, sipas një studimi të ri.

Hetimi i OBSH-së për origjinën e sëmundjes vdekjeprurëse, mund të ketë gabuar kronologjinë e hershme të pandemisë.

Studimi thotë se pacienti i parë ka punuar në tregun e kafshëve të gjalla Huanan, në qytetin qendror kinez, raportoi të enjten “The New York Times”.

Qyteti Wuhan është vendi ku koronavirusi u shfaq për herë të parë në 2019, dhe u shndërrua në një pandemi.

Kontabilisti, i cili mendohej gjerësisht se ishte personi i parë me Covid-19, raportoi se simptomat e tij të para u shfaqën më 16 dhjetor, disa ditë më vonë nga sa dihej fillimisht, tha Michael Worobey, kreu i ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Arizonës, në studimin e publikuar në revistën “Science” të enjten.

“Shfaqja e simptomave të tij erdhi pas rasteve të shumta te punëtorët në Huanan Market, duke e bërë një shitëse të produkteve të detit atje, rastin më të hershëm të njohur, me fillimin e sëmundjes më 11 dhjetor”, tha studimi.

Worobey, një ekspert kryesor në gjurmimin e evolucionit të viruseve në Universitetin e Arizonës, u përball me mospërputhjet e afateve kohore. Duke analizuar ato që tashmë ishin bërë publike në revistat mjekësore, si dhe intervistat me video në një gazetë kineze me njerëz që besohej se kishin infeksionet e para të dokumentuara, thuhet në raport.

“Në qytetin me 11 milionë banorë, gjysma e rasteve të hershme janë të lidhura me një vend që është sa një fushë futbolli”, tha Worobey. “Bëhet shumë e vështirë të shpjegohet ai model nëse shpërthimi nuk fillonte në treg”.

Disa ekspertë, duke përfshirë një nga hetuesit e pandemisë të zgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thanë se puna detektive e Worobey ishte e shëndoshë dhe se rasti i parë i njohur i Covid ka shumë të ngjarë të ishte një shitës produktesh deti, shtoi ai.

Por disa prej tyre thanë gjithashtu se provat ishin ende të pamjaftueshme për të zgjidhur me vendosmëri çështjen më të madhe se si filloi pandemia. Ata sugjeruan që virusi ndoshta infektoi një “pacient zero” diku përpara rastit të shitësit, dhe më pas arriti në masën kritike për t’u përhapur gjerësisht në treg.

Në janar, kërkuesit e zgjedhur nga OBSH-ja, vizituan Kinën dhe intervistuan llogaritarin, i cili thuhet se kishte zhvilluar simptoma më 8 dhjetor 2019. Ata publikuan një raport në mars 2021, dhe e përshkruan atë si rastin e parë të njohur, shtoi raporti.

Por Peter Daszak, një ekolog sëmundjesh në “EcoHealth Alliance”, i cili ishte pjesë e ekipit të OBSH-së, tha se ishte i bindur nga analizat e Worobey se ata kishin gabuar.

“Ai dhjetor, data e tetë ishte një gabim,” tha Daszak. Ekipi nuk e pyeti kurrë kontabilistin datën e fillimit të simptomave të tij, tha ai.

Në vend të kësaj, atyre iu dha data 8 dhjetor nga mjekët nga Spitali Hubei Xinhua, të cilët trajtuan raste të tjera të hershme. “Pra, gabimi qëndron atje”, tha Daszak.

Për ekspertët e OBSH-së, tha Daszak, intervista ishte një qorrsokak: llogaritari nuk kishte lidhje të dukshme me një treg kafshësh, laborator apo mbledhje masive. Ai u tha atyre se i pëlqen të kalojë kohë në internet dhe të vrapojë, dhe nuk ka udhëtuar shumë.

Burimi i lajmit: livemint. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...