Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Stresi nga pandemia: Pse të moshuarit janë më rezistentë se sa të rinjtë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Stresi nga pandemia: Pse të moshuarit janë më rezistentë se sa të rinjtë

Përgjatë një viti që e ka testuar si kurrë më parë në historinë e kohëve të fundit shëndetin mendor të njerëzve, janë më të rinjtë ata që po paguajnë çmimin më të lartë.

Sipas raportit të parë vjetor të projektit “Mental Health Million”, një nismë që synon matjen e mirëqenies globale mendore,me synim identifikimin e problemeve më të zakonshme, 2020-ta ka sjellë një rënie të konsiderueshme dhe të përhapur të shëndetit mendor.

Më problematike situata ishte në grupmoshën 18-24 vjeç. Raporti bazohet në të dhënat e mbledhura përmes pyetësorëve anonimë të vetëvlerësimit në internet, që masin aftësitë konjitive dhe rregullimin e emocioneve, perceptimin mbi veten, cilësinë e marrëdhënieve me të tjerët dhe lidhjen midis trupit dhe mendjes.

Midis fundit të vitit 2019 dhe përgjatë gjithë vitit 2020, pyetësorëve të tillë iu përgjigjën 49.000 njerëz nga 8 vende anglishtfolëse (SHBA, Kanada, Britani, Australi, Zelanda e Re, Afrikë e Jugut, Indi dhe Singapor).

Studiuesit përdorën një shkallë prej 100 deri 200, për të caktuar një lloj “rezultati” (të cilin ata e quajtën Kuota e Shëndetit Mendor (MHQ). Dhe vitin e shkuar MHQ ishte mesatarisht 66 në nivel global;ose 8 për qind më pak sesa në vitin 2019. Tek të rinjtë midis 18 dhe 24 vjeç MHQ ishte 86 pikë më e ulët se ata mbi moshën 65 vjeç, pra një hendek prej 27 për qind midis dy e grupmoshave.

Gjendja e shëndetit mendor përkeqësohet me uljen e moshës. Në veçanti, të rriturit e rinj tregojnë më shpesh nivele shumë të komprometuara të besimit në aftësitë e tyre, vështirësi në përqendrim dhe në menaxhimin e trishtimit dhe stresit, mendimeve të padëshiruara dhe atyre obsesive.

Përveç pandemisë, shkaqet e mundshme për këtë situatë mund të jenë presionet në shkollë dhe punë, që ndikojnë në privimin kronik nga gjumi, fakti që vendimet më të rëndësishme për arsimin, karrierën dhe marrëdhëniet duhet të merren pikërisht në atë moshë, pra kur nuk ka ende një zhvillim të plotë të trurit (deri në mesin e të 20-ave).

Mbi të gjitha, po ndikojnë rrethanat e pasigurta në të cilat po jetojmë. Edhe para se të shfaqej Covid-19, ishte kriza ekonomike ajo që shkatërroi shpresat dhe perspektivat e të rinjve. Shëndeti mendor është gjithashtu i lidhur shumë ngushtë me problemet gjinore.

Mirëqenia psikologjike ishte statistikisht më e lartë tek meshkujt, dhe ndryshimet midis gjinive zgjerohen kryesisht në segmentet e reja të popullatës. Gratë në moshë të re përjetojnë një lodhje më të madhe psikologjike sesa burrat në moshë po të re, një situatë që është përkeqësuar nga pandemia.

Në mbarë botën, gratë po përballen me pasojat më të vështira të bllokimeve, për shkak të punës së ndërprerë dhe kujdesit për fëmijët. 57 për qind e të anketuarve raportuan se vuanin nga pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të pandemisë.

Ndikimi më i keq është parë tek njerëzit (2 për qind e të anketuarve) që për shkak të Covid-19, nuk kanë qenë në gjendje të kenë qasje në kujdesin shëndetësor për të cilin kanë nevojë urgjente. Ndërkaq, ndikimi i dytë më i keq, sa i përket shëndetit mendor, vërehet në 1.4 për qind e të anketuarve që mezi ia dalin të mbërrijnë deri në fund të muajit.

Në studim u vërejt se izolimi peshoi më shumë tek të rinjtë midis moshës 18 dhe 24 sesa tek njerëzit mbi moshën 65 vjeç. Një studim i kryer nga Universiteti i Stenfordit në prillin e viti 2020, zbuloi se përballë të njëjtit stres të zgjatur në kohë dhe perceptimit të rrezikut, mosha e vjetër lidhej me një mirëqenie më të madhe emocionale.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/2020-un-anno-nero-per-la-salute-mentale

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: pandemiarezisentestresite moshuarit

TË LIDHURA

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

23:01 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Bota

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
Bota

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse

14:49 | 17/12/2025
Next Post
Hajdari: Në Elbasan, bandat e tre partive të mëdha luftojnë me njëra-tjetrën

Hajdari: Në Elbasan, bandat e tre partive të mëdha luftojnë me njëra-tjetrën

Kurti: Osmani duhet të jetë presidente e Kosovës

Kurti: Osmani duhet të jetë presidente e Kosovës

Vrasja e Mond Çekiçit, flet avokati i Lul Berishës: Nuk kanë pasur njohje

Vrasja e Mond Çekiçit, flet avokati i Lul Berishës: Nuk kanë pasur njohje







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

by mirseda
23:01 | 17/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë...

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com