Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Strategjia për sigurinë kibernetike, nga 5G tek strukturat në raste krizash

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Siguria kibernetike në vend mbetet sot temë debati në kushtet kur analizimi i sistemeve kryesore të institucioneve shfaqin dobësi, janë në faza embrionale zhvillimi apo kanë mbrojte mesatare. Raporti që u publikua vitin e shkuar me ndihmën e Bankës Botërore nxori në pak pikërisht këto dobësi në një sërë sistemesh dhe fushash teksa u vlerësua se kompanitë private kanë sisteme më të sigurta sesa institucionet publike në disa raste. Së fundmi qeveria ka vendosur të rishikojë strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike duke përcaktuar qartë objektivat që do të ketë ajo për periudhën 2020-2025. Janë të paktën shtatë objektiva politikash që kanë edhe nënobjekiva të tjera që ndalen në çështje si Icloud, teknologjia 5 G, reagimi i institucioneve në raste krizash kibernetike kombëtare. Por cilat janë shtatë objektivat sipas dokumentit?

Objektivi i parë specifik është përmirësimi i kuadrit ligjor që normon dhe rregullon fushën e sigurisë kibernetike në vend, si dhe harmonizimi i tij me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst strategjia parashikon përmirësimi i kuadrit rregullator për sigurinë kibernetike i harmonizuar me ligjet sektoriale, për të adresuar saktë çështjet dhe zgjidhur ato, duke përfshire, por pa u kufizuar: Cloud computing, IoT, teknologjine 5G, Inteligjencën Artificiale.

Objektivi Specifik 2: i strategjisë është ngritja dhe funksionimi i CSIRT-eve në të gjithë sektorët e industrisë në nivel kombëtar,

Objektivi Specifik 3 : Fuqizimi dhe implementimi i masave të sigurisë në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit,

Objektivi Specifik 4: Përmirësimi i infrastrukturave të informacionit për të luftuar krimin kibernetik, radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Në cilësinë e vendit anëtar të NATO, Shqipëria njeh hapësirën kibernetike si domainin e pestë të luftës, së bashku me tokën, detin, ajrin dhe hapësirën. Hapësira kibernetike paraqet sfida dhe siguria në këtë hapësirë arrihet vetëm, duke menduar në nivel global dhe duke punuar ngushtë në nivel ndërkombëtar.

Për këtë arsye parashikohet ngritja e një strukture fleksibël me ekspertët më të mirë të sigurisë kibernetike në vend, me qëllim mbështetje në raste krizash kibernetike, testimi dhe vlerësimi të nivelit të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar.

Po kështu një politikë tjetër që raportohet në strategji është ndërtimi i një mjedisi të sigurt kibernetik duke edukuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë së informacionit dhe krijimi i mekanizmave të nevojshëm për sigurinë e fëmijëve në hapësirën kibernetike, duke përgatitur njëkohësisht brezin e ri të aftë për të përfituar nga përparësitë e teknologjisë së informacionit dhe për të përballuar sfidat e zhvillimit./Monitor

Tags: “5G”krizashrastesigurinestrategjiateknike

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

“Gënje në polici, ose nuk i sheh më 3 fëmijët”, historia e dhimbshme e të riut

Australi/ Rikthehen temperaturat e larta, rritet rreziku nga zjarret

"Do mundohemi të arrijmë një marrëveshje", Mustafa flet para takimit me VV







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com