Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Statistika, analizë dhe gjithçka që duhet të dini për derbin e Italisë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Statistika, analizë dhe gjithçka që duhet të dini për derbin e Italisë

Juventus do të presë Interin në përballjen e 169 mes tyre, që cilësohet si derbi i Italisë. Është një ndër ndeshjet kryesore në kampionat që gjithmonë ka dhuruar emocione të forta. Lezetin kësa sfide ia shton edhe forma e mirë që po kalojnë këto ekipe, ku Interi nuk njeh humbje ne 15 javët e fundit, ndërsa Juventus është rikthyer pas një lëkundje që patën javët që lamë pas. Të dy ekipet vijnë nga fitore mjaft të rëndësishme dhe morali qëndron shumë lart, kjo premton spektakël në përballjen e orë 20:45.No automatic alt text available.Pas fitores javën e kaluar në “San Paolo”, ndaj Napolit, bardhezinjtë duan të mposhtin dhe të parakalojnë një tjetër rival për titull, për t’i treguar botës së futbollit se Juventusi është gjithmonë aty, i gatshëm të luftojë si në kampionat, ashtu edhe në Champions.

Skuadra e Allegrit do të gjejë përballë Interin, që mposhti të dielën e kaluar Chievon me rezultatin e thellë 5-0 dhe tani mban me meritë kreun e renditjes. Zikaltrit e Spallettit janë e vetmja skuadër që nuk e ka provuar shijen e humbjes në këto 15 javë të kampionatit, teksa do të kërkojnë që të ruajnë këtë statistikë edhe sonte, përballë njërit prej rivalëve më të ‘egër’.

Sfida Juventus-Inter do të gjykohet nga arbitri Paolo Valeri, një emër që ka shkaktuar mjaft polemika dhe është akuzuar shpesh se favorizon bardhezinjtë. Në 27 takime me Valerin, Juventusi ka fituar 16, barazuar 6 dhe humbur 5, ndërsa ka akorduar 11 penallti në favor dhe vetëm 2 kundër.

Nga ana tjetër, Valeri ka gjykuar zikaltrit në 22 takime, nga të cilët Interi ka fituar 9, barazuar 7 dhe humbur 6, ndërsa numëron edhe 10 penallti kundër dhe 2 në favor. Gjithsesi, me sistemin VAR, që aplikohet në Serinë A, shanset që një takim të vendoset nga gjyqtari janë gjithmonë e më minimale.

Formacioni i kombinuar:No automatic alt text available.Juventus

Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini janë në dispozicion për Derby d’Italia pasi humbën ndeshjen e mesjavës  në Athinë.

Gianluigi Buffon shkaku i një lëndimi nuk është ftuar prej trajnerit Massimilliano Allegri dhe do të pasohet prej Szczesnyt.

Claudio Marchisio mund të startojë si titullarë ani pse kohët e fundit nuk ka filluar që nga minuta e parë.

Juventusit do t’i mungojnë katër lojtarë, Interi do të jetë i kompletuar.Inter

Luciano Spalletti duhet të vendosë nëse do të luajë me lojtarët që luajtën në fundjavën e kaluar apo të startojë me Mirandën dhe Roberto Gagliardini, të cilët ishin të pezulluar herën e fundit.

Do të ishte një surprizë nëse nuk do të startonte mbrojtësi brazilian, Miranda. Por, skuadra fituese thuhet se nuk ndërrohet dhe për momentin këtë formulë e ka gjetur trajneri italian, i cili ka të gjithë lojtarët e mundshëm në dispozicion.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes sipas WhoScored.com?A e dini se…?

Juventusi ka fituar 36 nga 38 ndeshjet e fundit në shtëpi (Serie A).

Juventusi ka shënuar të paktën dy gola në 26 prej 31 ndeshjeve të fundit (Serie A).

Interi është i pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit (Serie A).

Janë shënuar mbi dy gola në tetë ndeshjet e fundit të Juventusit (Serie A).

Juventusi nuk ka pësuar gol në tre ndeshjet e fundit kundër Interit në të gjitha garat.

Juventusi ka fituar tre ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit në të gjitha garat.

Interi ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (Serie A).

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 11 të Bundesligës dhe formacionet e mundshme.

Analizë:

Pas triumfit si mysafirë i Napolit, Juventusi do të shkojë në krye të Serie A me një fitore ndaj liderëve aktual të Serie A. Megjithatë, pozita e tyre në krye nuk mund të zgjasë 24 orë, pasi Napoli do të mund t’i kaloj me një fitore ndaj Fiorentinës.

Inter ka pasur një javë të tërë në dispozicion për t’u përgatitur ndaj Juventusit. Ata janë dy pikë para kampionit në fuqi dhe një fitore e mundshme do të binte se është kandidat serioz për titullin e kampionit skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti. Juventusi nuk do të ishte shumë i zhgënjyer me një pikë nga kjo ndeshje, por ata do të shkojnë gjithmonë për të fituar ndeshjet e tyre në shtëpi.

Parashikim i ekspertëve të WhoscoredFormacionet e mundshme:

Juventus (4-3-2-1): Szczesny; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Asamoah; Matuidi, Pjaniç, Khedira; Mandzukiç, Douglas Costa; Higuain

Inter (4-2-3-1): Handanoviç; D’ambrosio, Skriniar, Miranda, Santon; Vecino, Gagliardini; Candreva, Borja Valero, Perisiç; Icardi

Kuriozitete për derbin e Italisë:

  1. Janë luajtur 168 ndeshje, nga të cilat 80 janë fituar nga Juventusi, 46 nga Interi dhe 42 kanë përfunduar në barazim.
  2. Luciano Spalletti ka fituar vetëm një ndeshje ndaj Juventusit, nga 21 të tilla.
  3. Në 15 golat e fundit të Interit kanë marrë pjesë të paktën njëri nga 3-shja Candreva-Icardi-Perisiç.
  4. Bardhezinjtë janë ekipi që shënon më shumë me goditje nga distanca, plot 8 të tillë në 15 javët e para.
  5. Candreva dhe Perisiç janë futbollistët me më shumë asiste në 15 javë.
  6. Juventusi ka shënuar 41 gola në 15 javë të Serisë A, duke vendosur një rekord më vete.
Tags: AnalizederbindiniduhetgjithçkaItalisëStatistika

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Kosovë, 4 komuna drejtohen nga struktura paralele

Kosovë, 4 komuna drejtohen nga struktura paralele

Flamurtari merr vendin e dytë dhe zhyt Vllazninë në “vallen” e mbijetesës

Flamurtari merr vendin e dytë dhe zhyt Vllazninë në “vallen” e mbijetesës

Itali/ Arrestohet trafikanti shqiptar, kokaine dhe marijuanë në banesë

Itali/ Arrestohet trafikanti shqiptar, kokaine dhe marijuanë në banesë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com