Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Standardi për Tahirin, cigare edhe për Berishën dhe Bashën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Standardi për Tahirin, cigare edhe për Berishën dhe Bashën

Nga: Lorenc Vangjeli

Vendimi për Tahirin la të pakënaqur puritanët e jurisprudencës. Konflikti i hershëm i ish-ministrit me një nga antarët e trupës, ashpërsimi i dënimit të dhënë nga gjykata e një shkalle më të ulët tek gjykata e një shkalle më të lartë, mund të jenë shkaqe të mjaftueshme për të provuar daljën nga burgu me ndihmën e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Por pafajësia është tjetër gjë nga liria dhe kjo nuk mjafton. Tahiri është shpallur fajtor më shumë se mbi bazën e provave, për perceptimin që e konsideron atë gjerësisht si të fajshëm. Dhe ky është realiteti paralel për të cilin ankohen kritikët dhe shkumëzojnë cinikët në raport me procesin.

Duke marrë dy skaje shumë të largëta arsyetimi dhe personazhesh, një shembull i përsëritur deri në mërzi, është ai i Al Kapones të dënuar për evazion fiskal. Ish-ministri shqiptar dhe banditi amerikan janë shumë larg njëri-tjetrit, por teknologjia e dënimeve të tyre është e njëjtë. Për më shumë se kaq, më shumë se për atë që bëri kur ishte ministër, Tahiri u ndëshkua se nuk “fshehu” dot atë që po bënte kur u largua nga detyra.

Fajësinë e tij ai e firmosi me ikje më shumë se me prani. Përtej të dy palëve, atyre që besojnë dhe atyre që kundërshtojnë dënimin e tij, Tahiri është i qartë se çfarë ka bërë. Dënimi i të premtes ishte vetëm epilogu i tretë i një dënimi të dyfishtë që ai kishte marrë më herët, dënim moral dhe politik. Përtej fatit të individit, drejtësia e sotme vendosi një standart. Dhe me standartin që çoi në burg Tahirin, të paktën dy personazhe shumë të rëndësishëm në Tiranë, duhet të fillojnë të bëjnë gati cigaret e tyre. Në mes të morisë së halleve të tij, Doktor Berisha, që nuk e ka pirë kurrë cigaren, duhet të mësohet me vesin e tymit. Vetëm për atë që ka pranuar se ka bërë me Lazaratin, mund të dënohet minimumi me 3 vjet e 4 muaj burg. Nuk ka nevojë për proces të gjatë. E ka pranuar fajësinë e tij dhe me krenari madje: e dija që mbillnin, por e lejoja për arsye politike.

Lulzim Basha gjithashtu duhet të bëjë llogari me markën e shampos së flokëve sepse ka qenë ministër i Brendshëm kur Lazarati bëhej markë e të ligës nga Shqipëria në Evropë. Minimalisht, cilido gjykatës me standartin që dënoi Tahirin, do të firmoste edhe për të për 3 vjet e 4 muaj heqje lirie. Mënyra sesi Tahirit i kyçën derën e qelisë, tregon se shumica dërmuese e vendimmarrësve politikë në Tiranë, do të duhej t’i shkonin shpejt nga pas për t’i bërë shoqëri. Dhe ky nuk do të ishte medomosdo një lajm i keq. Përkundrazi! Saimir Tahiri po paguan për të gjithë. Eshtë kali që po shin një lëmë mbarë kombëtar, është kurbani që ju bë mëkatit që kishte më shumë se një autor, është burri që i dha atësi juridike një fëmije, që sot të gjithë e quajnë k…pil; në Tiranë vetëm suksesit i dalin për zot të gjithë, dështimi është gjithmonë dhuratë për tjetrin, kushdo qoftë!

Tags: bashaBerishalorenc vangjeliTahiri

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kishte frikë se do i merrnin ADN, Macron refuzon testin rus anti-C*vid

Kishte frikë se do i merrnin ADN, Macron refuzon testin rus anti-C*vid

Politika i ka shndërruar gazetarët në gladiatorë

Politika i ka shndërruar gazetarët në gladiatorë

Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës

Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

by mirseda
16:27 | 07/04/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një...

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

16:22 | 07/04/2026
Atentati në konsullatën izraelite në Stamboll, reagon Erdogan: Sulm frikacak

Atentati në konsullatën izraelite në Stamboll, reagon Erdogan: Sulm frikacak

16:09 | 07/04/2026
Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë

Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë

15:43 | 07/04/2026
Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

15:24 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com