Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Politika i ka shndërruar gazetarët në gladiatorë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Politika i ka shndërruar gazetarët në gladiatorë

Nga: Denis Dyrnjaja

Politika ka arritur një sukses unik në Shqipëri. Ajo që ndodh këtu, besoj se nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike, asaj që promovojmë dhe aderojmë prej 30 vitesh se duam të shkojmë. Raportet e politikës me llogaridhënien publike janë në pikën e tyre më të ulët, madje janë shuar thuajse fare.

Në media mungon debati dhe ballafaqimi i tezave, ideve, projekteve, koncepteve dhe filozofive që kanë krahët e politikës. Në 10 vjeçarin e parë të demokracisë 1990 – 2000 në Shqipëri mungonte habitati i nevojshëm bashkë me kulturën mediatike për të zhvilluar këto debate. Media plurale dhe gazetaria në tërësi ishte në hapat e parë të konsolidimit të saj dhe përshtatjes me mendësinë e re që prodhoi sistemi demokratik.

Në 10 vjeçarin e dytë bumi mediatik kryesisht televiziv u shoqërua me një bum debatesh e përballjesh të politikës edhe pse larg kulturës tezë-antitezë perëndimore. Në një farë soji ky debat ekzistonte, për të mbërritur në dekadën e tretë 2010-2020 kur ky debat u zhduk me lindjen dhe zgjerimin gati në ekspansion të medias online që në zhargonin ditor njihet dhe e quajmë portal.

Rreth 800 të tillë tanimë në qarkullim, kanë nevojë për ushqim mediatik dhe ushqimi më i mirë është ai që cilësohet si lajm skup. Por të tillë lajme zor se gjen, sepse gazetaria profesionale dhe reale me standarde thuajse është në zhdukje. Përtej kësaj, media online zëvendësoi mundësinë për debat dhe përballje mes politikanëve.

Tani vendin e tyre e kanë zënë gazetarët që zihen sherrosen e fyhen mes njëri-tjetrit për llogari të politikës. Mjafton të shohësh çfarë ndodh në orët prime time në mbrëmje dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme dhe e dallueshme. Degradim total profesional. Mbijetesa dhe nevoja për vëmendje lajm dhe interes në kushtet e reja i ka shndërruar mediat dhe gazetarët në “gladiatorë publikë” që përleshen netëve nëpër studio, në mënyrën më të ashpër, ku nuk mungojnë fyerje, goditjet poshtë dhe lart brezit, anatemimet dhe denigrimet.

Në mes orëve pa limit në debate, lajm nuk përbëjnë më idetë dhe opinionet apo analizat realiste, por sharjet, gjuha banale dhe fyerjet. Media është shpërfytyruar dhe kërkon gjithnjë e më shumë ushqimin e gabuar, duke u investuar gabim në një produkt publik pa asnjë interes për shoqërinë.

Politika thuajse është tërhequr plotësisht, duke i shndërruar gazetarët në ushtarë të vullnetshëm ose të pavullnetshëm të saj. Ky është suksesi më i madh që ka arritur në fakt duke iu shmangur ballafaqimit me realitetin dhe produktin që vetë politika prodhon. Ndërsa gazetarët e shndërruar në mercenarë tani ndjehen zotër të vëmendjes publike që përpiqen ta mbajnë me çdo kusht duke shkelur çdo skrupull dhe vijë etike këtë arenë që tani iu është lënë atyre nga politika.

Përmbysja e madhe ka ndodhur. Politika kundron njerëzit e medias dhe mercenarët e saj sesi “kacafyten” netëve ekran më ekran e program më program për famë e protagonizëm. Ndërsa për vete ka rezervuar kohën parlamentare ku luan live çdo javë një seancë teatrore ku bëjnë sikur po bëjnë dhe në fund asgjë nuk bëjnë në emër të idealeve të majta apo të djathta të cilat as nuk i njohin e as nuk duan t’i njohin.

Për ta funksion më së miri parimi “thuaj atë që njerëzit duan, e bëj atë që të intereson”. Një lojë që i nxjerr të gjithë të fituar, përveç popullit. Ai humbet gjithnjë, edhe kur mendon se zbavitet me sherret banale që ndjek plot etje në ekrane televizive e media elektronike portative. Shfaqje falas për kënaqësi momentale, por me kosto shumë të madhe për jetën reale.

Tags: Denis DyrnjajagazetaretPartitë Politikeportalet

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës

Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës

Kushërira e Trixës nuk ia uron fitoren Donaldit, por Beniadës

Kushërira e Trixës nuk ia uron fitoren Donaldit, por Beniadës

“Aty fle lepuri i korrupsionit”, Kryemadhi zbardh skandalin e biletave

“Aty fle lepuri i korrupsionit”, Kryemadhi zbardh skandalin e biletave







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com