Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Standardi” i ndëshkimit Tahirit ndëshkon drejtësinë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ish-deputeti Maliqi: Jeta e Tahirit është në rrezik, duan t’i mbyllin gojën

Nga: Mero Baze

SPAK ka përsëritur në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë akuzën e tij për lidhjet e Saimir Tahirit me kushërinjtë e tij që trafikonin hashash në Itali, duke përdorur influencën e pushtetit të tij si ministër. Tani kjo dosje është gjykuar dhe rigjykuar disa herë dhe nuk mund të bëjmë komente për vendimet e gjykatave, por për standardin e vendosur për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Standardi i vendosur për hetimin e Saimir Tahirit vë në shënjestër çdo devijim, qoftë dhe etik, të një zyrtari të lartë nga detyra e tij, duke u penalizuar qoftë dhe për përfolje apo për shpërdorim detyre. Moszbatimi i këtij standardi njësoj për të gjithë e kthen procesin ndaj tij në një linçim personal, për shkak te mungesës se mbështetjes politike.

Prandaj debati duhet mbajtur tek zanafilla e nisjeve të hetimit.

Çfarë do të kishte ndodhur fjala vjen nëse standardin Tahiri drejtësia shqiptare do ta kishte përdorur për Shkëlzen Berishën në rastin e skandalit të lobimit të tij për një përfitim të kompanisë çeke që mori OSSHE, e cila përfitoi nga lobimi një zbritje rreth 60 milion euro nga buxheti i shtetit shqiptar?

Çfarë ka bërë Shkëlzen Berisha?

Në një email që u zbulua dhe u pranua zyrtarisht si provë, i drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, bëhej fjalë për një takim që u nevojitej me kryeministrin Berisha për një aferë që ka të bëjë me çmimin e energjisë elektrike, takim që duket se ishte lobuar nga i biri i Sali Berishës. Në email thuhet se pas takimit me Berishën, do të bëhej takimi me të birin.

Vendimi i qeverisë që u lobua nga ky takim, ka një impakt prej 60 milione dollarë në dëm të ekonomisë sonë.

Shkëlzen Berisha u mbrojt se ai nuk mban përgjegjësi se çfarë shkruajnë në emaile të tjerët për të.

Këtë argument në fakt duhet ta përdorë për mbrojtje Saimir Tahiri, se ai vërtet nuk mban përgjegjësi çfarë thonë në telefona kushërinjtë banditë. Por ndryshe nga Tahiri, për Shkëlzen Berishën, ngjarja provohet.

Pas publikimit të emalit të drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it ne Pragë, Tomas Pleskac, më 28 janar 2010, gazeta TemA bëri një kontroll të fakteve me axhendën e kryeministrit Berisha në ato ditë, dhe rezulton se të gjitha faktet në email, provohen nga axhenda e Berishës si kryeministër.

Drejtori i CEZ për Tiranën, Hejsek, i shkruan eprorit të tij se takimin me të birin e Berishës do ta bëjnë nesër, pas ardhjes se kryeministrit.

Nga verifikimi i axhendës së Berishës rezulton se në datën 29 janar, Berisha është kthyer në Tiranë nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka lobuar për të rritur presionin ndaj opozitës për t’u rikthyer në Kuvend. Berisha ka dalë para gazetarëve më 29 janar dhe ka treguar se çfarë kanë kërkuar në Këshillin e Europës për rikthimin e PS në Kuvend.

Nga ana tjetër, Hejsek, duke i shpjeguar klimën rreth kryeministrit, shefit të vet, thotë se e ka takuar Berishën një ditë më parë në takimin me investitorët e huaj, dhe ai i ka thënë se kishte kënaqësi që do të takohej me të përsëri.

Nga axhenda e verifikuar e Berishës, rezulton se në datën 27 janar, Berisha ka takuar investitorët e huaj në Tiranë. Zyra e tij ka njoftuar se “kryeministri Berisha përshëndeti dje pasdite takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), organizuar me rastin e fillimit të aktivitetit për vitin 2010”.

Pra të gjitha detajet e emalit të Hejsek qëndrojnë dhe provojnë faktin se takimi me të birin e Berishës ishte pjesë e programuar e axhendës që do të kishte nëndrejtori i CEZ nga Praga në Tiranë, takim që duhet të jetë kryer më 30 janar.

Pra nuk është vetëm emaili që përflet Shkëlzen Berishën, por gjithë axhenda e Kryeministrisë ato ditë, që provon emaili. Prokuroria injoroi kërkesen për padi penale nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Pra kemi një bisedë mes dy kushërinjve të Saimir Tahirit për të cilën kërkohet 12 vite burg, ndërkohë që shumica e kushërinjve janë liruar nga burgu, ndërsa për Shkëlzen Berishën, të cilit i provohet përfolja në emalin që i ka kushtuar Shqipërisë 60 milionë euro, pushohet çështja.

Përdorimi i dy standardeve nga drejtësia shqiptare në këtë rast, tregon se standardi i ndëshkimit të Tahirit, në fakt ndëshkon drejtësinë shqiptare e cila është selektive dhe nën impresionin e paprekshmërisë së Sali Berishës.

I njëjti standard turpëron drejtësinë shqiptare në rastin e bisedës së përgjuar mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Gjithë mbrojtja e Ilir Metës dhe Sali Berishës për këtë rast, është përqendruar të hedhin poshtë kasetën duke e quajtur “që nuk ekziston”. Në fakt ekziston hetimi i Prokurorisë për ngjarjet që paraqiten në kasetë që provojnë se ato kanë ndodhur.

Pra kërkesat e Ilir Metës për vende pune, premtime bakshishesh nga Prifti për leje hidrocentrali etj, nuk janë muhabete përgjimi, por ngjarje që kanë ndodhur dhe që Prokuroria i ka provuar në dosjen e saj, por që drejtësia e la në rrugë.

Përfolja e Saimir Tahirit nga kushërinjtë është dënuar, kurse përfoljet e bisedës mes Dritan Priftit dhe Ilir Metës janë provuar, por nuk janë ndëshkuar.

E njëjta paralele është dhe me ndëshkimin e Saimir Tahirit për shpërdorim detyre. Standarti që ajo krijon për një titullar institucioni, është shumë i lartë dhe i dobishëm për të hetuar 21 janarin. Sali Berisha në orën 19: 30 të mbrëmjes ka pranuar publikisht se ka fakte që sulmi ishte një puç shteti, kurse të nesërmen më 22 janar thotë që i ka të gjitha regjistrimet e kamerave të Kryeministrisë, ndërkohë që ekspertiza amerikane provoi se serveri është zhdukur në orën 01: 30 minuta të mesnatës mes 21 dhe 22 janarit, për t’i zhdukur si prova.

Merrni standardin e gjykimit të Saimir Tahirit dhe çojeni para drejtësisë. Ose pranoni që ky është standard vetëm për dikë që nuk ka mbështetje politike, por jo për ata që kanë bërë gjëma në këtë vend.

Tags: drejtesimero bazeSPAKTahiri

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
CIA: Putin mund të përdorë a*më bërthamore

CIA: Putin mund të përdorë a*më bërthamore

Kreshnik Spahiu: 178 politikanë dhe pronarë mediash “non grata” nga SHBA-ja

Kreshnik Spahiu: 178 politikanë dhe pronarë mediash “non grata” nga SHBA-ja

I dënuar në Itali, arrestohet 37-vjeçari i rrezikshëm me dy emra

“S’i i kemi borxh askujt”, biznesmeni flet pas sulmit me a*më

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com