Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Spartak Braho kritikon Ramën: Po bën vetëvrasje politike, të ndryshojë urgjentisht qëndrim

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Spartak Braho kritikon Ramën: Po bën vetëvrasje politike, të ndryshojë urgjentisht qëndrim

Deputeti i PS-së, Spartak Braho ka dalë me një qëndrim ndryshe nga maxhoranca, teksa ka thëne se Edi Rama duhet të ndryshojë urgjentisht qëndrimet e tij politike.

Braho është shprehur në një intervistë për “DITA”, Rama duhet të ndryshojë, jo se ia thotë Basha apo Berisha, por duhet të nxjerrë mësime, pasi ka shumë gjëra për të përmirësuar.

“Ata ishin pardje para syve të një opinioni të tërë, i cili me siguri ky opinion i ka dhënë notë negative kësaj opozite. Ajo protestë i tregoi gjithë opinionit se kjo opozitë nuk ka ndryshuar aspak, se vazhdon të mbetet e dhunshme dhe si e tillë është e pabesueshme e pa të ardhme.

Por Rama duhet të nxjerrë mësime jo se kështu i thotë Basha me Berishën, por se është urgjente që Rama të ndryshojë. Ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ai e ka kontratën me ata që e kanë votuar, e ka me elektoratin e majtë që shpesh është ndjerë i zhgënjyer me vendimet e Ramës, me korrupsionin në qeverisje.

Nëse nuk do respektojë kontratën me qytetarët e këtij vendi, me socialistët, Rama do të bëjë një vetëvrasje politike”, thekson Braho.

– Zoti Braho pasi keni ndjekur protestën e opozitës, si e komentoni atë?

– Në intervistën e kaluar unë thashë se në protestën e së shtunës ishin të gjitha opsionet në tryezë, që nga blofi e deri te gjakderdhja. Ishte diçka midis. Pati dhunë, u sulmua godina e Kryeministrisë barbarisht, por fatmirësisht nuk pati gjakderdhje sikurse dëshironin Berisha dhe Basha. Por ata ua bënin me sy ca rrugaçëve që të mos ndaleshin. Berisha dhe Basha mbanin sehir në distancë dhe mbase luteshin që policia të qëllonte qoftë dhe njëherë të vetëm edhe në ajër që të bëhej kasaphana.

Në këtë aspekt protesta ishte më shumë një dështim i planeve që kishin në mendje krerët e opozitës. Po të ndodhte të vritej ndonjë, qoftë edhe të plagosej, Berisha dhe Basha do të hidheshin përpjetë dhe do të fajësonin Ramën si kriminel. Justifikimi i tyre në fillim të protestës se sot fatet e vendit dhe të kësaj proteste i kanë në duar qytetarët, ishte një alibi për skenarin më të zi të mundshëm, që ata e përdornin për të larë duart si Ponc Pilati.

Po edhe aq sa ndodhi me dhunën që u përdor të gjithë e dinë fare mirë dhe tregojnë me gisht si fajtorë krerët e opozitës. Por që nuk ndodhi gjakderdhje, për këtë mendoj se merita i takon forcave të rendit që mbajtën një qëndrim korrekt sipas ligjit. Le të kujtojmë se më 21 janar 2011 protestuesit nuk thyen asnjë xham të Kryeministrisë dhe Berisha bëri hatanë, hodhi mijëra plumba mbi protestuesit, vrau katër njerëz dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Kishte një ndryshim të madh midis sjelljes së policisë tetë vjet më parë me sjelljen e pardjeshme të policisë.

– Opozita sidoqoftë e konsideroi këtë protestë një sukses dhe sipas saj e rrëzuan Edi Ramën…

– Ata ishin pardje para syve të një opinioni të tërë, i cili me siguri ky opinion i ka dhënë notë negative kësaj opozite. Ajo protestë i tregoi gjithë opinionit se kjo opozitë nuk ka ndryshuar aspak, se vazhdon të mbetet e dhunshme dhe si e tillë është e pabesueshme e pa të ardhme. Por Rama duhet të nxjerrë mësime jo se kështu i thotë Basha me Berishën, por se është urgjente që Rama të ndryshojë. Ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ai e ka kontratën me ata që e kanë votuar, e ka me elektoratin e majtë që shpesh është ndjerë i zhgënjyer me vendimet e Ramës, me korrupsionin në qeverisje. Nëse nuk do respektojë kontratën me qytetarët e këtij vendi, me socialistët, Rama do të bëjë një vetëvrasje politike.

Unë them se në protestën e pardjeshme të opozitës nuk ishin vetëm demokratikët e LSI-stat, por kishte dhe shumë qytetarë të zhgënjyer e të revoltuar nga mos mbajtja e premtimeve të Ramës.

E kam thënë dhe e përsëris: Ramën mund ta rrëzojë nga pushteti vetëm socialistët dhe qytetarët e zemëruar. Nëse nuk i dëgjon këta zëra, nëse nuk e sheh këtë realitet në sy brenda kampit të vet, aq më keq për Ramën.

– Basha tha dje se ka propozuar sipas tij dorëzimin mandateve nga deputetët e opozitës. Sa ka të ngjarë të ndodhë kjo?

– Nuk jam i sigurt nëse edhe LSI do t’i ndjekë mandatet. Vërtetë LSI është në opozitë, por ajo nuk është Partia Demokratike dhe kam vënë re se deputetët e LSI-së shpesh kanë dalë nga tutela e Bashës, duke u përpjekur të kenë një identitet të tyre.

E dyta dhe shumë i rëndësishëm është fakti se mandatet nuk janë personale. Ato mandate ua ka dhënë populli dhe s’mund të tallen si t’u dojë qejfi. Kjo do të ishte një vetëvrasje politike në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetëekzekutohet. Jeta parlamentare do vazhdojë, pasi mazhoranca i ka 80 deputetë.

Akrepi kur bie në fund të tasit e nuk del dot prej andej, i ngul thumbin e helmit vetes dhe i jep fund jetës.

Kështu do t’i ndodhë edhe të ashtuquajturës opozitë nëse vetëpërjashtohet nga strukturat parlamentare, fshihet dhe s’ka më të drejtë të propozojë as një amendament ligjor, s’ka të drejtë të llogarisë struktura elektorale, komisionerë dhe prapë votat do ia numërojnë të tjerët. E kupton sa të marrë janë. Atëherë, adio opozitë!

– Është paralajmëruar protestë tjetër për ditën e enjte. Mund të jetë edhe kjo protestë e dhunshme ashtu se ajo e shtunës?

– Jo dhe kjo për disa arsye. Do ta shikoni se sa pak njerëz do të mblidhen të enjten në protestë, e cila mendoj se do të zhvillohet para godinës së Parlamentit./Dita

Tags: edi ramaopozitaprotestaqendrimSpartak Braho

TË LIDHURA

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Next Post
Video/Stresi vret me shpejt se radioaktiviteti, këtë e vërteton 90-vjeçari që jeton ende pranë Çernobilit

Video/Stresi vret me shpejt se radioaktiviteti, këtë e vërteton 90-vjeçari që jeton ende pranë Çernobilit

Shehaj i përgjigjet Braçes: Shqetësohu për kupolën e PS-së

Shehaj i përgjigjet Braçes: Shqetësohu për kupolën e PS-së

Video/Ja cilat janë 10 kafshët më vdekjeprurëse për njerëzit në botë

Video/Ja cilat janë 10 kafshët më vdekjeprurëse për njerëzit në botë







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com