Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Spanjolli i vetëm në Superiore: Shqipëria vend i prapambetur, ja çfarë ka të veçanta

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Spanjolli i vetëm në Superiore: Shqipëria vend i prapambetur, ja çfarë ka të veçanta

Pakkush e di që në kampionatin shqiptar luan edhe një spanjoll. Ai është Pablo Gajego, 25 vjeç dhe aktivizohet me klubin e Kastriotit, në Krujë. Mbërriti në Shqipëri pa shumë zhurmë në fund të gushtit dhe të paktë janë tifozët që e njohin atë.

Gajego ka një trajektore të çuditshme në karrierë, sepse ka luajtur për shumë vite në ligat e ulëta në Spanjë, shkoi vjet te Larisa në Greqi dhe më pas hodhi një hap të çuditshëm, duke shkuar në Nikaragua.

Me pas, në verë u kthye në Greqi, por nuk firmosi dot dhe u transferua në Shqipëri, ku ka gjetur një futboll të dobët taktikisht, por të fortë fizikisht dhe kjo e ka vënë në një provë të vështirë, siç tregon mesfushori për gazetarin spanjoll Hoakin Pinjero.

SHQIPËRIA – “Duhej të firmosja në Greqi, por ndodhën disa gjëra që nuk ma lejuan këtë gjë. Vend i vështirë për të luajtur futboll Greqia. Në Shqipëri njerëzit janë shumë të dhënë pas futbollit, sidomos derbi Tirana-Partizani është një festë sportive”.

FUTBOLLI I SUPERIORES – “Shumë ndryshe nga ai në Spanjë, Greqi e Nikaragua. Është futboll shumë fizik, me mbulim të hekurt dhe kam vuajtur jo pak për t’u ambientuar. Krahasim nuk bëj dot, e vështirë, sepse në krahasim me Spanjën taktika është në nivelin e Kategorisë së tretë, por teknika është e mirë dhe fizikisht është futboll superior. Kampionati shqiptar ka nivel më të lartë sesa mendon kur dëgjon fjalën Shqipëri”.

JETA NË SHQIPËRI – “Kruja është qytet i bukur, malor. Jeta është e thjeshtë, nuk ka shumë gjëra të cilat mund të të hutojnë, mik të afërt kam brazilianin Roxher. Shqipëria ka pasur probleme në të shkuarën dhe ato ekzistojnë ende, vihet re që si vend është ende larg Europës”.

E ARDHMJA – “Tani mendoj për Kastriotin, por zemrën e kam te klubi i vendlindjes, Kaserenjo. Po ashtu, shpresoj të kthehet tek Esteli, klubi më i madh në Nikaragua”.

KURIOZITETI – “Besimi fetar është shumë i veçantë në këto vende, veçanërisht për dikë që vjen nga Spanja, ku është çështje më individuale. Në Greqi, kur luaja te Larisa, shkonim në një dhomë private para çdo ndeshjeje; në Nikaragua, luteshim gjithmonë para stërvitjeve ose ndeshjeve, dhe këtu, në Shqipëri, janë shumicë myslimane dhe mbeta i habitur kur imami thërriste për lutje me altoparlantë. Janë gjëra të ndryshme, të çuditshme, për dikë që jeton në Spanjë”.

Tags: çfarëprapambeturshqiperiaSpanjolliSuperioreveçantavendvetem

TË LIDHURA

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida
Sport

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim
Sport

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim

20:18 | 17/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja
Sport

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Next Post
“Presioni politik dhe vetëçensura, kërcënimet kryesore për mediat”

“Presioni politik dhe vetëçensura, kërcënimet kryesore për mediat”

Higuain ‘ndez’ derbin: Nuk flas me Icardin, e kam zili se është ‘vrasës’…

Higuain ‘ndez’ derbin: Nuk flas me Icardin, e kam zili se është ‘vrasës’...

Studiuesit kundër memeve: Kanë ndikim negativ

Studiuesit kundër memeve: Kanë ndikim negativ







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com