Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

SPAK vetëshpallet 2 herë ‘i pazoti’. Tani, presim Zotin

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
SPAK vetëshpallet 2 herë ‘i pazoti’. Tani, presim Zotin

Nga: Alfred Lela

SPAK ka habitur, të paktën simbolikisht, me dy dosje që i ka kthyer mbrapsht në gjykatat inferiore të Republikës. Në fillim ‘dosjen 184’, ‘pataten e nxehtë’ të zgjedhjeve lokale të pjeshme të vitit 2017 në bashkinë e Dibrës, të cilën SPAK i ka kaluar gjykatës së këtij rrethi gjyqësor.

Rasti i dytë është kthyer mbrapsht në Shkodër, gjithashtu për moskompetencë, më saktë duke i cilësuar Bajrët si poshtë tagrit të saj, pra jo pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

SPAK mund të ketë të drejtë në formulimet juridike me anë të të cilave i shenjon si çështje jashtë ‘juridikisonit’ të vet dosjet e përmendura më lart, megjithatë ky institucion i sistemit të ri të drejtësisë, të paktën tani për tani, nuk shihet vetëm si interpret i ligjit apo përcjellës fanatik i gërmës ligjore, por i një etike apo fryme thuajse të shenjtë për të cilën është investuar shumë, në komunikim publik, energji njerëzore dhe burime financiare nga partnerët ndërkombëtarë, qeveria, organizata dhe aktorë joqeveritarë, e të tjerë.

SPAKU, na është lënë të kuptohet dhe na është përcjellë të besohet, do të jetë sëpata që do ta zgjidhë nyjën e padrejtësive të mëdha në Shqipëri. SPAK do të merret, gëzonin të duruarit, me çështjet e mëdha të cilat deri më tani drejtësia nuk guxonte, nuk donte ose paguhej për të mos i zgjidhur.

Politikanët e lartë dhe shkeljet e tyre, të debatuara publikisht por të paprovuara/pandëshkuara në gjykata, personazhet famkëqij të botës së krimit që blinin lirinë ose dënime më të lehta se krimet, manipulimi dhe vjedhja e zgjedhjeve, ishin lart në klasifikimin e pritshmërive të publikut në raport me SPAK.

Publiku kërkonte ‘një edmond dantes’ për ato që shihte si padrejtësi të trashëguara të trupës shoqërore. A ishte SPAK dhe institucionet e reja, të drejtësisë tashmë të vetuar, ky mekanizëm hakmarrës i drejtësisë sociale?

Me dy vendimet e fundit, ku është vetëshpallur jokompetenet, SPAK ka shënuar një nisje të keqe, të paktën sa i takon simbolikës. Të kthesh me shpejtësi (të padurueshme) dy dosje të nxehta, në gjykatat provinciale prej nga kanë ardhur, të cilat kanë dëshmuar deri më tash  ‘inkompetencën’ për t’i adresuar, tregon se nuk e ke kuptuar ose nuk e llogarit ngarkesën e simbolikës dhe të shpresës që të ka përcjellë shoqëria.

Të shpallësh moskompetencë kur kompetenca është barra jote, dhe ta përcjellësh poshtë zinxhirit institucional për ta gjetur atje, pikërisht aty ku nuk provohet dhe as besohet se ka ekzistuar ky fakultet i profesionalizmit dhe vendimmarrjes, kërkon shumë guxim dhe (a)SPAK alfabetizëm të simbolikës.

Nëse SPAK mbetet një analfabet funksional sa i takon leximit të kësaj simbolike, që kërkon prova të kompetencës, të profesionalizmit, të kohezionit social etj., opinioni publik dhe opinionbërësit kanë të drejtën e dyshimit mbi atë se, me SPAK & Co. gjithçka ka ndryshuar për të mos ndryshuar asgjë.

Tags: alfred lelashqiperiSPAK

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Sanremo 2020/ Ja kush e përfaqëson Italinë në Eurovizion

Sanremo 2020/ Ja kush e përfaqëson Italinë në Eurovizion

“Do ta hidhja në gjyq”, gazetari tregon çfarë ka ndodhur me Romeo Veshajn

“Do ta hidhja në gjyq”, gazetari tregon çfarë ka ndodhur me Romeo Veshajn

“Forca e Ligjit” mësyn në Vlorë, kontrolle ndaj të fortëve të qytetit

“Forca e Ligjit” mësyn në Vlorë, kontrolle ndaj të fortëve të qytetit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com