Sot pasdite (e hënë dt. 30) dhe nesër (e martë dt. 31) priten reshje të dobëta, deri lokalisht të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Në pjesën verilindore, reshjet priten të jenë në formën e dëborës.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 /15 °C
në vendet malore: 5 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 30) dhe nesër (e martë, dt. 31), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.