Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sot 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO/ Xhaçka: Ditë historike

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sot 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO/ Xhaçka: Ditë historike

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Xhaçka shprehet se dita e sotme është një ditë historike për mbarë shqiptarët.

“Sot do të duhet të ishte një ditë për të festuar. Çka sigurisht nuk është e mundur sepse sot përballemi me një luftë, ndryshe nga luftërat konvencionale për të cilat është krijuar NATO, me një armik të padukshëm e të panjohur, por po aq të rrezikshëm sa çdo armik konvencional”, shkruan ndër të tjera ministrja.

Postimi i plotë i saj: “Sot mbushen 11 vjet nga dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Është një ditë historike për mbarë shqiptarët. Një ditë kur Shqipëria u bë anëtare e aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur historia. Prandaj, sot dua t’ju shpreh falënderimet e mia të gjithë atyre që kanë punuar aq shumë për ta bërë realitet këtë aspiratë të shqiptarëve. E dua po ashtu t’u shpreh falënderimet gjithë aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që besuan tek Shqipëria dhe e mirëpritën Shqipërinë në radhët e aleatëve.

Sot do të duhet të ishte një ditë për të festuar. Çka sigurisht nuk është e mundur sepse sot përballemi me një luftë, ndryshe nga luftërat konvencionale për të cilat është krijuar NATO, me një armik të padukshëm e të panjohur, por po aq të rrezikshëm sa çdo armik konvencional.

Ama, ka shumë arsye për t’u ndjerë krenar për Forcat e Armatosura. Për çdo djalë e vajzë e burrë e grua në uniformë. Falë punës e përkushtimit të tyre FA ia kanë dalë në këto 11 vjet të fitojnë respektin e admirimin partnerëve e aleatëve, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në misionet e Aleancës, shumë më të madh sesa kontributi që do t’i takonte normalisht një vendi me përmasat e Shqipërisë.

Por sot, FA janë angazhuar në misionin e tyre më të vështirë duke rrezikuar sot jetën e shëndetin, në vijën e parë të frontit të luftës, për të garantuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Këta djem e vajza, burra e gra në uniformë na kanë bërë shpesh të ndihemi krenarë, me mënyrën si kanë performuar në misione nga Afganistani në Irak, me mënyrën si ju kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të rrezikuar nga përmbytjet e të bllokuar nga dëbora.

Por kurrë si sot, nuk jam ndjerë krenare për çdonjërin prej tyre!

Ata 5000 efektivë të shpërndarë sot në çdo anë e kënd të Shqipërisë për të ndihmuar çdo familje e çdo qytetar në nevojë, janë sot prova më e bukur dhe më e fortë e transformimit të madh që ka pësuar FA duke u kthyer në një forcë vërtet të denjë për një vend anëtar të NATO!”

Tags: anetaresimFANATOshqiperi

TË LIDHURA

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë
Politikë

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë

18:23 | 11/03/2026
Media belge: Në Shqipëri gjykatat në favor të gazetarëve, mbyllja e TikTok cenon lirinë e fjalës
Politikë

Media belge: Në Shqipëri gjykatat në favor të gazetarëve, mbyllja e TikTok cenon lirinë e fjalës

18:12 | 11/03/2026
Next Post
11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO/ Reagon Meta

11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO/ Reagon Meta

Mjekët e Spitalit Infektiv në luftë me COVID-19/ “Fundjavë Ndryshe” iu vjen në ndihmë

Mjekët e Spitalit Infektiv në luftë me COVID-19/ “Fundjavë Ndryshe” iu vjen në ndihmë

Në Serbi arrin aeroplani i 11-të me ndihma nga Rusia

Në Serbi arrin aeroplani i 11-të me ndihma nga Rusia







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran
Kosovo

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

by mirseda
19:18 | 11/03/2026
0

“Po vjen së shpejti” dhe “Ju kemi dhënë paralajmërimet tona” – këto janë disa nga mesazhet e...

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

19:16 | 11/03/2026
Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

19:10 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com