Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Socialistët janë në garë me kohën/ VOA: Komisioni Ligjeve pret nesër Metën

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
VOA: Deputetët socialistë zyrtarizojnë kërkesën e dytë për shkarkimin e Metës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Në Shqipëri, Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Socialistët, siç u shprehën dhe sot në Komision, janë të mendimit se Kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, “duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës“.

Sipas deputetes socialiste Vasilika Hysi, e cila prezantoi nismën para anëtarëve të Komisionit “presidenti i Republikës në rolin e Kreut të Shtetit shqiptar, i cili duhet të garantojë Kushtetutën dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar, nuk e ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar, pra nuk ka qenë mbi palët, nuk e ka mbrojtur këtë unitet , madje e ka dëmtuar atë”, tha zonja Hsi sipas së cilës, presidenti Meta “para dhe pas fushatës, madje dhe ditën e heshtjes zgjedhore, ka bërë deklarata të rënda publike, me gjuhë urrejtje, që nxisnin konfliktin dhe ka kryer haptazi aktivitet partiak”.

Komisioni i kishte dërguar një shkresë Kreut të Shtetit ku e njoftonte për mbledhjen e sotme. Por në përgjigjen e saj, Presidenca vëren se njoftimi, “nuk jep asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”.

Në përgjigjen e tij, Kreu i Shtetit thekson se “e gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet”. Duke folur për “përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim”, zoti Meta shprehet se ky institucion “ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht. Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak – vijon më tej presidenti Meta duke e rënduar dozën e akuzave – është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës,dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill”.

Socialistët janë në garë me kohën, pasi ngritja e Komisionit hetimor që do të vlerësojë kërkesën për shkarkim, duhet të miratohet në seancë brenda datës 9 maj, që përkon dhe me fillimin e katërmujorëshit të fundit të parlamentit, kohë në të cilën nuk mund të ngrihen komisione hetimore. Kjo shpjegon dhe ngutin me të cilin ata po veprojnë. Dy vjet më parë, një tjetër nismë e ngjashme u mbyll me tërheqjen e tyre, pasi Komisioni i Venecias vlerësoi se “sjellja e Presidentit, nuk duket se justifikon shkarkimin e tij”.

Nga ana tjetër socialistët janë të detyruar të respektojnë rigorozisht procedurat, duke qenë se fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vlerësojë edhe hapat e procesit të ndjekur. Për këtë arsye ata vendosën të thërrasin në seancë dhe Kreun e Shtetit, duke i lënë megjithatë atij, një afat tejet të shkurtër kohor, prej vetëm 24 orësh./VOA/

Tags: ilir metashkarkimsocialistetVOA

TË LIDHURA

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet
Politikë

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.
Aktualitet

Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.

09:39 | 16/08/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura
Aktualitet

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

20:29 | 15/08/2025
Next Post
Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe i rrëmben vendin e parë. Ja përfitimet

E bujshme/ Real Madrid kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

''Në çdo cep të vendit''/ Manastirliu: Kemi tejkaluar 550 mijë vaksinime

Befason Basha: Kam pasur oferta private për të ‘vrarë’ Berishën

A po e përdor Basha, “të tmerrshmin” Berisha?

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet
Politikë

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

by mirseda
12:04 | 16/08/2025
0

Parlamenti i ri do të nisë punën me diskutimin e ligjit të koncesioneve për të cilin u...

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

10:38 | 16/08/2025
Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

10:00 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com