Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Smart-kamera/ Teknologjia në funksion të policisë dhe shërbimeve sekrete

9 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji

Coban Technologies, një kompani me bazë në Hjuston që shet kamera për departamentet e policisë, prezantoi këtë javë një kamerë të re të dizajnuar për të përdorur inteligjencën artificiale në identifikimin e gjithçkaje, nga njerëzit dhe automjetet deri tek armët.

Coban Technologies po mundohet të sjellë kamerën e saj në trajtën e një platforme. Projektuesit do të përpiqen të krijojnë aftësi specifike si softueri që identifikon armët.

“Nuk ka dyshim se është shumë e vlefshme,” tha Daniel Gomez, drejtuesi i seksionit të teknologjisë taktike të Departamentit të Policisë në Los Angeles.

Departamenti i tij po teston njërën prej kamerave si një mënyrë për t’i shërbyer më mirë komunitetit. Gomez parashikon përdorimin e kamerës së zgjuar për të realizuar detyra të tilla si analiza e ndalimit të trafikut në mënyrë që zyrtarët të mund të trajnohen më mirë. Ai tha se mund të përfshihet edhe teknologjia e njohjes së fytyrës në të ardhmen.

Pengesa e vetme është fakti që një aparat fotografik i montuar në pult nuk ka gjithmonë paraqitje të drejtpërdrejtë të fytyrës së një personi. Coban planifikon të zhvillojë teknologjinë e njohjes së fytyrës për këtë kamera në një të ardhme të afërt.

Teknologjia e njohjes është projektuar të punojë me gjashtë kamera, kështu që departamentet e policisë mund të zgjedhin të kthejnë makinat e tyre 360 gradë, duke e bërë më të lehtë identifikimin e fytyrave të të kërkuarve. Automjetet policore në përgjithësi kanë vetëm një kamerë.

Teknologjia gjithashtu lejon analizën e menjëhershme, të automatizuar të videos. Për shembull, Coban po teston një tipar që paralajmëron oficerët kur dikush i afrohet makinës së tyre.

Teknologjia ngre pyetje rreth privatësisë së njohjes së fytyrave. Me një rrjet të kamerave të zgjuara, qeveritë mund të gjurmojnë potencialisht vendndodhjen e çdo qytetari, edhe nëse ata nuk dyshohen për keqbërje. Para një viti Zyra Përgjegjëse e Qeverisë së SHBA lëshoi ​​një raport kritik ndaj përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës nga FBI.

https://www.youtube.com/watch?v=b6xZn3yiSTo

Megjithatë departamentet e policisë janë të fokusuara në mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në reduktimin e krimit.

Përshtati për Tirana Today, Refxhei Tola

Tags: policiasekreteshërbimesmart kamerateknologjia

TË LIDHURA

Teknologji

“Chat GPT i rrezikshëm për fëmijët”/ Florida padit OpenAI dhe Sam Altman

22:24 | 01/06/2026
Aktualitet

Krijohet kompania shtetërore “Albania Digital Solution”

11:34 | 29/05/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Propozimi i kryeministrit: Të paguhet ai që denoncon kokën e çdo të kërkuari!

Nis edicioni i 47-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Krimet e Rënda/ Jepet verdikti për anëtarët e bandës së Habilajve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com