Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sky News: Bandat shqiptare shesin vajzat si prostituta në Britani

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Sky News: Bandat shqiptare shesin vajzat si prostituta në Britani

Televizioni prestigjioz britanik “Sky News” i ka kushtuar një material të gjatë trafikut të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Britanisë, ndërsa për këtë jep edhe shifra të cilat duket se janë rritur me 35 për qind.

Sipas investigimit të medias angleze, thuhet se shumica e të trafikuarve përdoren për prostitucion në rrugë, një pjesë tjetër përfundon në ruajtjen e plantacioneve të drogës, shitjes së saj e deri tek ushtrimi i punës në të zezë

Gazetarët kanë shkuar në një qendër rehabilitmi në Vlorë, ku aktualisht strehohen 15 gra viktima të trafikut të kthyer së fundmi nga Anglia.

“Të rrahura barbarisht nga trafikantët gjatë kohës kur ishin shtatzënë, të përdhunuara dhe të diskrimunura. Është kjo një pjesë e historisë tyre”, thuhet në artikullin e Sky News.

Këto gra dhe vajza janë viktima të bandave shqiptare të trafikimit dhe tani po marrin ndihmë në qendra rehabilitimi.

Dëshmia: U refuzova nga familja. Punova në Britani për 18 muaj

Besjana është një ndër to, e cila mbeti shtatzënë dhe ishte refuzuar nga familja e saj dhe u rrah nga nëna dhe vëllai.

“Ata më rrahën që unë do të humbasë foshnjën … ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment”, tha ajo.

Pasi u largua nga shtëpia, ajo përfundoi në duart e një prej bandave të trafikimit të Shqipërisë në Itali dhe u detyrua të punonte pa paguar si një prostitutë në Mbretërinë e Bashkuar për 18 muaj.

Ajo i tha Sky News se sapo kishte mbërritur në shtëpi brenda një ore, trafikanti e kishte urdhëruar të ushtronte prostitucion.

Nga banda në bandë

“Ajo arriti të largohej – por të tjerat përfundojnë duke u shitur nga banda në bandë në të gjithë Evropën dhe gjithnjë e më shumë në Britani të Madhe”, shkruan Sky News.

Shumica e viktimave të huaja janë nga Shqipëria, të trafikuara nga një rrjet i bandave kriminale që veprojnë në vendet evropiane, duke i shitur viktimat si mallra.

Bandat shqiptare të sofistikuara veprojnë në gjithë Europën

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Krimit, Tom Dowdall, thotë se grupet janë veçanërisht elastike ndaj zbatimit të ligjit.

“Bandat kriminale shqiptar janë duke operuar në mënyrë të sofistikuar dhe aktivitetin veç Britanisë së Bashkuar e ushtrojnë dhe në vende të tjera të BE”, tha Dowdall, duke shtuar se “ne i quajmë ‘poli-kriminelët”, të përfshirë njëherësh në disa aktivitete kriminale.

Dëshmia e vajzës: Kafshë që u përpoqën të kënaqnin veten

Një tjetër dëshmi që Sky News sjell është ajo e një vajzë tjetër.

“Ajo u shit për seks nga bandat shqiptare në Evropë dhe tani po merr ndihmë në Britani të Madhe nga Ushtria e shpëtimit, ndërsa trafikantët e saj nuk janë kapur ende”, shkruan Sky News.

“Ai (trafikanti) më pa mua si një qenie njerëzore gjatë muajve të parë. Por atëherë unë isha në posedim të tij … vetëm pas dy muajsh, kur isha plagosur, ai priste që të shërohesha dhe nisi të sillte burra, miq, nuk e di kush ishin, kuptova që shumica e tyre ishin vetëm kafshë që u përpoqën të kënaqnin veten”, tregon vajza.

Artikulli vijon më tej duke thënë se “Shqiptarët gjithnjë e më të prekur janë duke u shënjestruar nga bandat e trafikimit nëpërmjet mediave sociale.”

Të dy qeveritë e Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së kanë publikuar raporte këtë vit duke thënë se varfëria dhe korrupsioni po e nxisin problemin.

Sky News thotë se zëvendësministrja e Brendshëm, Rovena Voda, pranoi se kishte një nivel të lartë të korrupsionit, por këmbëngul se qeveria po kalon në veting prokurorët dhe gjyqtarët.

“Ne jemi në proces të verifikimit të policisë në mënyrë që të kemi këtë trekëndësh të pastër – polici, prokurori dhe gjykata – të verifikohen të gjithë – sepse ndonjëherë viktimat e trafikimit kanë frikë se policia është e korruptuar dhe shkëmben informacion me kriminelët. Viktimat mund të na besojnë, ata mund t’i besojnë institucioneve shqiptare, jemi këtu për t’i ndihmuar ata, dera ime është e hapur për secilin prej tyre, ne jemi këtu për të ndihmuar ata në të gjitha llojet e gjërave që ata kanë nevojë ” tha Voda për Sky News.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ofruar 150 milionë paund për të luftuar trafikimin në vendet të ndryshme, përfshirë këtu edhe 33 milionë paund më shumë për t’u vënë në përdorim nga vendet më me rrezik të lartë të trafikut.

Tags: bandatbritanishesinshqiptaresi prostitutaSky NewsVAJZAT

TË LIDHURA

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

22:32 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki
Politikë

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi
Aktualitet

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Next Post
Faji (jo vetëm) i Panuccit!

Faji (jo vetëm) i Panuccit!

Video/Zvicra përmbys me goleadë Belgjikën dhe kualifikohet në fazën finale

Video/Zvicra përmbys me goleadë Belgjikën dhe kualifikohet në fazën finale

Rama ironi në ‘Instagram’, publikon Bashën me flokë të thinjura

Rama ironi në ‘Instagram’, publikon Bashën me flokë të thinjura







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

by mirseda
22:32 | 18/11/2025
0

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun Shkodër këtë të martë, më 18 nëntor, kanë krijuar...

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

22:14 | 18/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com