E premte, 26 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Video/Zvicra përmbys me goleadë Belgjikën dhe kualifikohet në fazën finale

Zvicra ka mundur me përmbysje Belgjikën në “Swissporarena” me rezultatin e thellë 5-2, në kuadër të UEFA Nations League, duke marrë kreun e ligës A, me 9-pikë. Kombëtarja belge regjistroi një start fantastik, pasi tundën fort portën që në minutën e parë me mesfushori e Monchengladbach, Thorgan Hazard, i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtësit zviceran. Në minutën e 17’ erdhi goli i dytë miqve, përsëri me Hazard cili i pashqetësuar godet bukur në hyrje të zonës duke mposhtur për të dytën herë portierin Sommer.

Por Zvicra arrin të reagojë duke ngushtuar diferencën me penalltinë e Ricardo Rodriguez në minutën e 26’. Pesë minuta më pas stadiumi Swissporarena ringjallet teksa vendasit shënojnë golin e barazimit falë sulmuesit Haris Seferovic. Dhe e pabesueshmja ndodhi në minutën e fundit të pjesës së parë, Seferovic shënon golin e përmbysjes që në pjesën e parë.

Pas pushimit nuk vjen asnjë reagim nga belgët, por ata që thellojnë diferencën janë zviceranët me Elvedi që shënon pas pasimit fantastik të Shaqirit. Asnjë reagim nga miqtë dhe në minutën e 84’ erdhi goli i nokautit nga Seferovic, i cili do të marrë topin me vete në shtëpi pasi kompletoi tripletën. Një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë në Zvicër.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Greqia ka pësuar një humbje befasuese brenda në shtëpi ndaj Estonisë me rezultatin 1-0, por që nuk ndryshon asgjë në renditjen e përgjithshme. Hungaria ka fituar 2-0 ndaj Finlandës që e kishte siguruar vendin e parë të grupit 2 të League C.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të sjellë rezultate

I ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, vazhdon përpjekjet për realizimin e një takimi në kuadër të dialogut mes kryeministrit të Kosovës...

Në gjigandin e ‘Amazon’ punonjësit trajtohen si ‘skllevër’, punë jashtë orarit

Amazon po përballet me greva nga punonjësit e magazinës dhe shoferët e dërgesave në të gjithë Evropën, ndërsa fillon fundjava e saj më e...

Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Sot është shkrumbuar shtëpia e 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Banesa e vrasësit gjendet shumë pranë asaj së familjarëve të...

Keni bërë plane për fundjavë? Reshje shiu, shoqëruar me shkarkesa elektrike

Fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Ditën e shtunë,...

Ismail Kadare vlerësohet me dekoratën e lartë

Asambleja e Përgjithshme e Frankofonisë për Europën, në mbledhjen e kësaj të premte ka vlerësuar akademikun dhe shkrimtarin Ismail Kadare. Akademikut i është akorduar...