Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë natës në Vermosh të Malësisë së Madhe. Dy të moshuar janë lidhur dhe grabitur.
Mësohet nga të dhënat paraprake, ende jo zyrtare se është grabitur shtetasi Tom Tinaj dhe bashkëshortja e tij.
Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se janë aksidentuar dhe në Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës, duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit. Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit të Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.