Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skema e rimbursimit të ilaçeve, mjekët nën presion për të mos dhënë barna të shtrenjta

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skema e rimbursimit të ilaçeve, mjekët nën presion për të mos dhënë barna të shtrenjta

Skema e rimbursimit të ilaçeve për shqiptarët është shumë e komplikuar, vetëm që pacientet të mos përfitojnë ilaçet e shtrenjta, edhe pse në listën e rimbursimit, nuk ka alternativa përveç një medikamenti 14 000 lekë pension, 9600 ilaçi i zemrës. Mjekët e familjes janë nën presion që të mos japin barna të shtrenjta me rimbursim, të mos pranojnë pacientë të rinj me receta që kanë shumë medikamente me rimbursim, sepse në këtë mënyrë tejkalojnë kufirin e rimbursimit që u është vënë në një shtesë kontrate që u është dhënë muajin e fundit.

Sefi Pëllumbi, një pensionist nga Berati, i cili vuan nga insufiçenca kardiake, ankohet në “Fiks”, pasi prej katër muajsh sorollatet dhe nuk merr dot medikamentin Entresto, një barn i kushtueshëm. Ai merr një pension prej 14 000 lekësh, ndërkohë një kuti e këtij medikament kushton 9600 lekë.

Arrin të blejë vetëm katër tableta të Entrestos dhe gjithë muajin pi vetëm ato. Tregon se ka ndjekur të gjitha hapat që i ka thënë mjeku i familjes, ka bërë vizitë tek kardiologu i spitalit të beratit, ka bërë vizitë te kardiologu i QSUT-së, ka bërë ekografinë e zemrës siç e kërkon libri i rimbursimit të barnave, ka marrë recetë nga të dy mjekët kardiologë që duhet të kurohet me Entresto.

Por mjeku i tij i familjes u transferua nga Berati në Tiranë dhe që prej asaj dite ai nuk merr dot ilaçet me rimbursim. Asnjë mjek i Beratit nuk merr përsipër që të vulosë ilaçet e tij me rimbursim. “Fiks Fare” u interesua pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Berat dhe mjeku i familjes e njëkohësisht drejtor i kësaj qendre Spartak Caka shpjegoi se nuk mund të shtojë medikament tjetër në listë për Z. Sefi, pasi ai nuk ishte pacienti i tij.

Përkohësisht ai mbulon pacientët e mjekes që ka marrë transferimin dhe ekzekuton recetat e mëparshme. Ai shpjegon se mjekët kanë një kontratë me Fondin e Barnave, e cila ka kufizime në rimbursim të cilën nuk mund ta shkelin, e kjo shpesh herë sjell përplasje mes tyre dhe mjekëve specialist. Pra mjeku pranon se i ka duart e lidhura dhe nuk mund të shtojë pacientë të tjerë me listë të gjatë medikamentesh me rimbursim se tejkalonin kufirin e vendosur nga Fondi. Sipas drejtorit të qendrës shëndetësore, medikamenti “Entresto” duhet të merret me konsultë nga dy specialistë, pra duhet të ketë dy vula, dhe një EKO nga kabineti i QSUT-së.

Pacienti e ka rekomandimin e mjekut kardiolog te QSUT dhe libri i rimbursimit te barnave nuk përcakton vulë të dytë nga QSUT-ja. Nga ana tjetër ilaçi “Entresto” është i vetëm në listën e rimbursimit dhe nuk ka alternativë tjetër dhe as kufizime të tjera për dhënien e tij me rimbursim. Fiksi arriti të regjistrojë pensionistin Pëllumbi në një mjek tjetër familjeje në Berat, por deri në momentin e përfundimit të procedurave të regjistrimit dhe verifikimit të kartelës së tij, ai duhet të presë për të marrë ilaçin jetik. /TCH

Tags: ilacemjekëpresionrimbursim

TË LIDHURA

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

22:22 | 03/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet
Aktualitet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit
Aktualitet

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Next Post
Rudina Hajdari bën ‘për një lek’ Metën, tregon skenarin: Zgjedhjet do shtyhen me një muaj

“Venecia”, Rudina Hajdari reagon pas draft-raportit

Raporti i Venecias, me datë të manipuluar? Spiropali i përgjigjet zëdhënësit të Metës

Raporti i Venecias, me datë të manipuluar? Spiropali i përgjigjet zëdhënësit të Metës

Shkëmbime zjarri, arrestime/ Tensione mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Shkëmbime zjarri, arrestime/ Tensione mes Rusisë dhe Koresë së Veriut







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com